Kapadainjve të kombit tonë!

Opinione

Kapadainjve të kombit tonë!

Nga: Sylë Mujaj Më: 5 korrik 2022 Në ora: 15:03
Këta ishin të përfshirë në aferën Pronto!

Ju që do të mund të na kërkonit falje për pasurimin tuaj bandit, sepse ne populli i juaj nuk i kishim sytë dhe veshët në lesh gjatë gjithë kohës.

Sot ju e konsideroni veten si zotër të Kosovës pas vetëm dy vitesh luftimesh sporadike, ani pse çlirimin e vendit e arritët me ndihmën e Aleancës NATO.

Pas luftës, kontributi juaj u kufizua në pasurimin tuaj marramendës dhe në asgjë tjetër.

Pjesa më e vogël e juaj u përball me persekutimet dhe burgjet në vitet gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë, tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Dhe tani ju nga inati ia zhvishni uniformat policëve tuaj, si bishat, për t'i fyer, rrahur e plagosur?

Ju bërtisni si të çmendur nëpër studiot televizive të Sputnikut:

Albin Kurti vetëm mund të na kapë për k...!

Jeni njerëz, apo kafshë të egra?

Zemërimi juaj që nuk mund të pasuroheni akoma më shumë nga manipulimi i tenderëve dhe grabitja e pronës publike, kthehet në armiqësi të hapur kundër popullit dhe shtetit tuaj.

Image
Njerëz me çrregullime, imazh se si do të mund të përfundojnë 'kapadainjtë tanë'

Psikiatrit që merren me trajtimin e skizofrenisë duhet të ndërhyjnë urgjentisht.

Ju thoni vazhdimisht se populli e ka më të lehtë pas çlirimit se para çlirimit, sikur liria e tij të jetë vetëm rezultat i luftës suaj nëpër pyje dhe jo rezultat i gjakderdhjes njëqind e pesëdhjetë vjeçare, përdhunimeve dhe masakrimeve të grave, fëmijëve, të rinjve dhe të moshuarve.

Ju jeni ai soj çlirimtarësh që sillen si rusët e pas Luftës së Dytë Botërore ndaj gjermanolindorëve, ndaj meritoni të dilni para drejtësisë !

Por jo përballë gjyqtarëve që instaluan vetë, por përballë gjykatës së popullit.

Një alternativë tjetër është të kërkoni azil te drogaxhiu Edi Rama që është abuzues dhe tradhtar si ju.

Sepse ne nuk do të lejojmë të talleni me Gjyqin e Popullit në sheshin Nënë Tereza pranë monumentit të të madhit Gjergj Kastrioti!

Të dashur vëllezër e motra, vetëm idealistët janë patriotë të vërtetë shqiptarë, sepse dhanë gjithçka që kishin për popullin dhe vendin e tyre.

Sepse çfarë mund të jepet më shumë se jeta?

Por çfarë ndodhi me dëshmorët e luftës dhe invalidët e luftës?

Po çfarë ndodhi me ata që dhanë gjithçka dhe mbetën pa asgjë?

Image
Njerëz tragjikomik, imazh se si do të mund të përfundojnë 'kapadainjtë tanë'

Pse nuk i ndihmojnë ata që kanë vjedhur gjithçka pas luftës atyre që dhanë gjithçka dhe mbeten pa asgjë, në vend se të tallen sot me intelektin tonë duke thënë se secili shqiptarë sot i ka tre milionë euro të kursyera ?

Cilët janë sot politikanët më të përndjekur nga Gjykata e Hagës dhe pse janë para gjyqit ?

Sigurisht jo për shkak të krijimit të një strategjie të zgjuar lufte deri në çlirimin përfundimtar nga pushtuesi gjenocidal serb.

Dëshmorët e vërtetë vinin nga familjet më të varfra që nuk kishin asgjë për të humbur, përfshirë ata trima që nuk u bënë dëshmorë sepse i ruajti Zoti.

Mirëpo ata sot janë invalidë të rëndë.

Ata nuk rrezikuan jetën e tyre për matrapazë të tillë si shefat e tyre të shefave, të cilët në një moment besonin se Kosova ishte pronë e tyre private.

Sot i shohim në sallat e parlamentit dhe në qytetet e Kosovës duke fyer popullin dhe duke rrahur policinë.

Sepse vunë re se djalli e mori shakanë dhe se shteti ka vendosur t'ua konfiskojë pasurinë e fituar me plaçkë.

Pse nuk shqetësoheshin për familjet e dëshmorëve kur ishin në pushtet?

Pse nuk shqetësoheshin për invalidët e luftës me proteza, apo për plagët e tyre fizike dhe mendore?

Pse nuk kujdeseshin për të përndjekurit politikë që nuk donin kurrë të bëheshin sundimtarë, por vetëm t'i shërbenin popullit dhe vendit të tyre me nder?

Shitja e tokës së shenjtë të Kosovës do t'ju mbetet fort në fyt.

Sepse ju që u përpoqët të përdhosni martirizimin e shqiptarëve më trima dhe më fisnikë të të gjitha kohërave, Adem Jasharit dhe Adem Demaçit, krimet e rënda, vjedhjet dhe tregtinë me territorin shtetëror meritoni ta paguani me jetën e përhershme në burgjet e Kosovës, të prangosur natë e ditë.

Turp të keni.

Populli i Kosovës, nga respekti për luftën tuaj partizane nëpër pyje, ende po heziton t'ju kundërshtojë.

Sepse po e verën që ju jeni gjithsesi, më së shumti të fyer, të kundërshtuar dhe të vrarë nga bastardët tuaj në politikë që ju përfaqësojnë po aq keq sa i keni trajnuar dhe mësuar.

Image
Autori i shkrimit, piktori Sylë Mujaj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat