Shqipëria gjen rezerva të mëdha “ari të zi”, por s’ka shpresa për shqiptarët me kryeministra si Rama

Opinione

Shqipëria gjen rezerva të mëdha “ari të zi”, por s’ka shpresa për shqiptarët me kryeministra si Rama

Nga: Adem Bytyçi Më: 7 korrik 2022 Në ora: 15:43
Autori Adem Bytyçi

Reagim ndaj lajmit të kryeministri shqiptar Edi Rama se në Shqipëri janë zbuluar rezerva të mëdha të gazit dhe arit të zi.

Natyrisht se një lajm i tillë është i mirëseardhur për të gjithë shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë.

Z.kryeministër Edi Rama, për të mos elaboruar aq gjatë rëndësinë e këtij lajmi nga ana juaj për Shqipërinë dhe shqiptarët, na lejoni të themi se Shqipërisë edhe para se të zbuloheshin këto rezerva kaq të mëdha dhe të rëndësishme të gazit dhe arit të zi, nuk i kanë munguar resurset, por megjithatë popullata shqiptare ka jetuar keq për shkakun tuaj dhe të atyre si ti.

Në të gjitha ato shtete sado të pasura të jenë me resurse natyrore, në qoftë se dominohen nga korrupsioni, krimi ekonomike dhe keqqeverisja e vendit, popullata në këto vende jeton keq, anipse z. Kryeministër aktual i Shqipërisë Edi Rama dhe të gjithë ata që mendojnë si ju, e keni vështirë ta pranoni, por edhe populli shqiptarë i Shqipërisë e ka pasur këtë fat të keq, edhe pse në një vend me pasuri të jashtëzakonshme natyrore dhe turistike, ka jetuar keq dhe vazhdon të jetojë keq për shkak të kapjes së shtetit dhe korrupsionit nga vetë ata që ndodhën në krye të shtetit dhe drejtojnë sektorët më jetikë të shtetit...

Shqipëria sikur të jetë shteti më i pasur në botë me resurse natyrore, përderisa qeverisët nga qeveri të korruptuara, popullsia përkatësisht qytetarët e saj nuk kanë si ta gëzojnë një mirëqenie që vërtetë e meritojnë në një vend të pasur siç është Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat