Himarës, ç'i panë sytë!!!???

Opinione

Himarës, ç'i panë sytë!!!???

Nga: Xhevat Mustafa Më: 3 gusht 2022 Në ora: 15:31
Xhevat Mustafa

Shumë nga shqiptarët janë befasuar, zhgënjyer, revoltuar nga komentimi i kryeministrit Rama për masakrimin e Jonadës 7 vjeçare nga një shef policie, zyrtar, vartës, bashkëpunëtor... i tij! Kjo është një tragjedi e paralajmëruar dhe plotësisht e shmangshme, nëse do të kishim shtet dhe qeverisje vendore e qendrore si dhe nëse autori nuk do të ishte përmbytur me dashuri partiake dhe qeveritare, me poste, përfitime, privilegjime...

Në mbrëmjen e 2 gushtit u njoftua për masa "drastike" në komisiariatet e policisë në Vlorë e Sarandë. Por, askujt prej qytetarëve nuk i kundërshtohet e drejta të mendojë, paragjykojë, dyshojë... se ikën një tufë e vjen një tufë po nga ai soj apo lloj, me brekë e xhaketa civile të të njejtës bojë! Apo, se "korbi korbit, nuk ia shkul sytë!"

Në të kundërt të asaj që pritej prej tij, kur të gjithë kanë ndjerë dhimbje e pikëllim të thellë e të sinqertë, Rama, pa apo me dashje, për të turpëruar e diskretituar edhe më shumë veten dhe "shtetin" e tij, sulmon opozitën dhe antiqeveritarët e pavarur se mezi e paskan pritur këtë fatkeqësi, se "e kanë uruar" të ndodhte???!!! Vetëm një mendje e logjikë e trullosur dhe e çekuilibruar nga vapa afrikane apo ekuadoriane... mund të shfrytëzojë një tragjedi për të mbrojtur veten dhe për të sulmuar, kundërshtarët politikë apo "armiqtë e brendshëm"!!!???

Asnjeri nga kundërshtarët partiakë dhe qeveritarë nuk uron dhe pret fatkeqësi të tilla tragjike, si kjo, bile as tek familja jote, o Edi Rama, edhe pse jo pak të mallkojnë me fjalë zemrash dhe shpirtrash, deri tek djemtë e tu! Por, duket sheshit se fatkeqësitë apo tragjeditë, në të shumtën e rasteve, njerëzve të thjeshtë po u vijnë jo nga urimet e opozitës dhe antiqeveritarëve të pavarur e të shoqërisë civile, por nga mungesa e shtetit dhe qeverisjes së aftë, të përgjegjshme, të ndershme, të suksesshme për nga veprat e përjetueshme e jo nga statistikat qeveritare, të fryra si gomardare! Përderi sa prej 9 vjetësh je kryeministër, edhe në listën e fajtorëve, përgjegjësve, autorëve të këtyre tragjedive të shpeshta, aq më tepër jo pak me burim nga njerëz të shtetit, emri yt meriton të jetë i pari! Pra, mos ua ler autorësinë, fajet dhe përgjegjësitë të tjerëve, kundërshtarëve politikë, në derë e dorë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat