Dritan Abazoviqi nënshkroi fundin e tij në politikë me marrëveshjen me Kishën serbe

Opinione

Dritan Abazoviqi nënshkroi fundin e tij në politikë me marrëveshjen me Kishën serbe

Nga: Faton Mehmeti Më: 3 gusht 2022 Në ora: 22:47
Autori Faton Mehmeti

Me ardhjen e Dritan Abazoviqit, kryeministër i Malit të Zi shqiptarët u gëzuan, meqenëse për herë të parë shteti fqinj ka një kryeministër me etni shqiptare. Për shkak të mungesës së përvojës në politikë shpresa tek kryeministri i ri rezultoi dëshpëruese.

Fillimisht Abazoviq u rreshtua në krah të Ramës dhe Vuçiqit në promovimin e projektit serbo- rus "Ballkani i Hapur". Këtu vetëm sa filluan të veniten shpresat e shqiptarëve kudo, në veçanti në Kosovë, tek njeriu që kishin pa shpresën për t'i mbështetur në refuzimin e projektit famëkeq. Rusia dhe Serbia tanimë gjetën aleatin e duhur dhe të kunguar, me Gjukanoviqin e palëkundur në rrugën evropiane, të cilit Rusia i mëshonte në vazhdimësi.

Në vazhdën e veprimeve të tija pro ruse dhe serbe, Abazoviqi ia ka mësyrë ta mbylli një konflikt të gjatë, mes shtetit të pavarësuar nga Serbia dhe Kishës Ortodokse Serbe, në mënyrën më të shëmtuar edhe nga veprime edhe nga përmbajtja.

Fillimisht, pa paralajmërim dhe nën masa të shtuara të Policisë, Kryeministri Abazoviq nënshkroi marrëveshjen themelore me Patriarkun Porfirije, i cili udhëtoi fshehtas nga Beogradi në Podgoricë. Kjo marrëveshje zgjeron kompetencat e Kishës serbe deri aty sa krijohet shtet brenda shtetit.

Ndonëse ishte paralajmëruar nga partia e Gjukanoviqit për refuzim të marrëveshjes, Abazoviqi i shkoi deri në fund marrëzisë së tij, e cila edhe do i jap fund jetës politike të tij, plotësisht e përligjur nga veprimet e tija. Abazoviq duhet të kishte parasysh rolin e Kishës serbe në luftërat në ish Jugosllavi, kryesisht në Kosovë nga ku ishin hartuar projekte anti shqiptare.

Kisha është instrument në duart e serbeve për qëllime politike, më së paku ka karakter fetar, ndryshe askush s`do të ishte kundër. Për më tepër me zgjerim të kompetencave, Kisha serbe zgjeron hapësirën e veprimit në duart e politikës shoveniste serbe. Për këtë arsye Abazoviq meriton dhe duhet të largohet sa më parë nga pozita që mban. Shpresa e kthyer në dështim në njeriun tek i cili shqiptarët s`kanë asgjë për t'u krenuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat