Letër publike shteteve dhe ambasadorëve të QUINT-it

Opinione

Letër publike shteteve dhe ambasadorëve të QUINT-it

Nga: Rexhep Torte Më: 4 gusht 2022 Në ora: 10:19
Autori Rexhep Torte

Mos i bëni hile shtetit paqedashës së Kosovës, sepse shqiptarët janë miq të sinqertë dhe besnik të SHBA-ve dhe të BE-së.

Ju duhet ta sanksiononi ashpër Serbinë kriminale, e cila me arrogancën dhe cinizmin e saj pro Rusisë kriminale po na çon vërdallë, duke mos e pranuar as gjenocidin e kryer në Kosovë që e shikuam me sytë tanë dhe e ndjemë në lëkurën tonë.

Mos lejoni që Serbinë kriminale ta udhëheqin kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Bozhidar Deliq, të cilët për krimet e kryera në Kosovë moti është dashur të jenë prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në Veri të Kosovës aksionet dhe veprimet e Qeverisë së Kosovës kryen vetëm për ta luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën të mbështetura fuqimisht nga Beogradi e Moska, të cilat këto aksione legjitime i shfrytëzojnë duke i organizuar serbët lokalë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin.

Dialogu Kosovë-Serbi gjer tani është treguar skandaloz dhe fare i padobishëm, sepse e ka kapur problemin nga bishti e jo nga koka.

Koka e dialogut duhet të jetë njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa asfarë kushtëzimesh, sepse Serbia kriminale ishte agresore gjenocidale.

Dialogu Kosovë-Serbi duhet rrënjësisht të formësohet në rolin e tij konceptual me pjesëmarrje të domosdoshme të SHBA-ve, ndryshe dialogu është humbje kohe.

Ndërpriteni këtë dialog skandaloz që udhëhiqet nga pro serbët Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, dhe caktoni dy emisarë të tjerë.

Mos lejoni që dialogu të vazhdojë ndërmjet kriminelit Aleksandër Vuçiq- Presidentit të Serbisë gjakpërlyer fund e krye, dhe paqedashësit dinjitoz Albin Kurti- Kryeministër i Kosovës.

Nuk ka asfarë kuptimi dhe dobie dialogu me kriminelin Aleksandër Vuçiq, i cili në vazhdimësi po e kërcënon Kosovën me armatime dhe me bandat kriminale në Veri të Kosovës, i cili deklaron se nuk do ta njeh kurrë pavarësinë e Kosovës, se Kosova është provincë e Serbisë, se Serbia nuk do të heqë dorë kurrë nga Kosova, se Kosova është Serbi…

BE-ja nuk duhet ta mashtrojë veten dhe botën demokratike, duke e lejuar vazhdimin e një dialogu të këtillë.

Evropa edhe para 144 viteve në Kongresin e Berlinit 1878, për t’ua kënaqur orekset okupuese Serbisë dhe Rusisë hegjemoniste, ia fali Kosovën shqiptare Serbisë kriminale.

BE-ja në dialogun dhjetë vjeçar e ka favorizuar Serbinë kriminale karshi Kosovës viktimë

Kjo e bën edhe më fajtore BE-në e sotme, e cila edhe në këtë fillimshekull të 21-të, pas çlirimit të Kosovës nga NATO në vitin 1999, në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, duke filluar që nga ish emisarët pro serbë të këtij dialogu siç ishin, Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, e deri te emisarët e sotëm pro serbë Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, BE-ja nuk është denjuar që në këtë dialog të caktojë emisarë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm që ky dialog të përfundojë shpejt dhe në mënyrë të drejtë.

Ky dialog ka dy protagonistë, në njërën anë e kemi Serbinë kriminale që në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal në Kosovë, duke vrarë, masakruar, dhunuar e rrëmbyer mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, dhe në anën tjetër, e kemi Kosovën viktimë të këtij agresioni.

Zvarritja dhe mossuksesi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel që ka filluar para një dekade, konsiston në faktin se BE-ja gjer më sot e ka lazdruar e përkëdhelur Serbinë agresore gjenocidale, duke i pranuar si të mirëqena gënjeshtrat dhe mashtrimet e Serbisë kriminale se, në Kosovë nuk ka kryer krime dhe se gjoja vrasjet, masakrat, dhunimet e rrëmbimet në Kosovë janë trillim i Kosovës.

Të rikujtojmë se, Serbia kriminale në agresionin gjenocidal në Kosovë vrau e masakroi afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë, Serbia kriminale i transportoi në Serbi, ku i varrosi në varreza masive, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës.

rikujtojmë edhe faktin se krimineli Ivica Daçiq, ishte bashkëpunëtor i kriminelit Slobodan Millosheviq. Ivica Daçiq në vitin 2020 në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë, i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët e Kosovës.

Ky kërcënim publik i Ivica Daçiqit drejtuar serbëve është i incizuar, dhe BE-ja është dashur të reagojë dhe ta hetojë këtë kërcënim publik.

Të rikujtojmë se Serbia kriminale udhëhiqet nga krimineli Aleksandër Vuçiq- President i Serbisë, nga krimineli Ivica Daçiq- Kryeparlamentar i Serbisë, dhe se më datë 3 gusht 2022, krimineli Bozhidar Deliq-- ish komandant i Brigadës famëkeqe 549 të Motorizuar që ka kryer krime të rënda në Kosovë në vitet 1998/99, u zgjodh nënkryetar i Parlamentit të Serbisë.

Kjo tregon qartë se këta kriminelë serbë në vend që të jenë prapa grilave në gjykatën speciale në Hagë, ata po lejohen ta udhëheqin Serbinë kriminale.

Të rikujtojmë se, Serbia kriminale dhunoi në mënyrën më makabre 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare.

Serbia kriminale rrëmbeu ne forcë 1643 shqiptarë autoktonë nga Kosova të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia kriminale e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se një milion shqiptarë autoktonë të Kosovës të marrin rrugën e eksodit.

Serbia kriminale me paturpësinë maksimale idioteske njerëzore nuk e pranon as masakrën e Reçakut, të cilën e konfirmoi në vend të ngjarjes edhe Wilijam Walker- ambasador asokohe i OSBE-së në Kosovë, pas së cilës NATO i filloi bombardimet ajrore 78 ditore ndaj caqeve serbe në Kosovë, Serbi dhe në Malin e Zi, pas të cilave Kosova u çlirua nga okupimi i Serbisë.

Të gjitha 400 masakrat që Serbia kriminale i kreu në Kosovë i kanë incizuar në 2000 kaseta dhe CD, të cilat i ka mbledhur i riu Esat Shala me shokë, për të cilat Serbia kriminale u ka ofruar 2 milionë euro që t’ia dorëzojnë asaj këto kaseta e CD, dhe i ka kërcënuar edhe me jetë.

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishte Serbia kriminale ajo që kreu agresion gjenocidal në Kosovë.

Pas të gjitha këtyre dëshmive e fakteve që mund të ofrohen në çdo moment, na habisin indiferenca, gjakftohtësia e BE-së, dhe përpjekja e Brukselit që ta amnistojnë dhe t’i mbulojë krimet e Serbisë kriminale në Kosovë.

BE-ja nuk e kritikoi asnjëherë Serbinë kriminale për kërcënimet ndaj Kosovës

As BE-në dhe as emisarët e BE-së në dialogun Kosovë- Serbi, nuk i dëgjuam asnjëherë ta kritikojnë Serbinë kriminale për krimet e kryera në Kosovë, ose të themelojnë një Gjykatë Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, për t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë kriminelët e Serbisë që i kryen tërë ato krime në Kosovë.

Nuk e dëgjuam asnjëherë BE-në, që ta kritikojë Serbinë kriminale për kolonizimin që sot po e bën në Veri të Kosovës, duke ndërtuar koloni serbe ku në shtëpi të mobiluara vendosën serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosovë.

Ndërsa 14 mijë shqiptarë autoktonë gjatë luftës dhe pas luftës me dhunë janë detyruar t’i lanë shtëpitë e tyre dhe të largohen, dhe nuk mund të kthehen në shtëpitë e pronat e tyre.

Serbia kriminale kolonitë serbe në Veri të Kosovës i ndërton për të vendosur serbë nga jashtë Kosova, për ta ndryshuar demografinë në favor të Serbisë.

Serbia kriminale po ballafaqohet me natalitet të ulët, dhe tashmë 20 vite është duke blerë vajza shqiptare nga Shqipëria duke paguar nga 2000-3000 euro për secilën për dhëndurët serbë.

Tashmë qindra femra shqiptare nga Shqipëria po lindin fëmijë surrogatë në Serbinë kriminale, vetëm e vetëm që Serbia ta përmirësojë strukturën demografike serbe.

Nuk e dëgjuam asnjëherë BE-në, që ta kritikojë Serbinë kriminale për strukturat paralele që Serbia i vendosi në veri të Kosovës.

Nuk e dëgjuam asnjëherë BE-në, që ta kritikojë Serbinë kriminale për organizimin dhe mbështetjen që po ua jep strukturave të krimit të organizuar dhe të kontrabandës në veri të Kosovës.

Nuk e dëgjuam asnjëherë BE-në, që ta kritikojë Serbinë kriminale për organizimin e bllokadave të rrugëve në veri të Kosovës nga ana e bandave kriminale serbe, dhe të sulmeve me armë ndaj policisë së Kosovës, sa herë që qeveria e Albin Kurtit ndërmerr aksione për ndalimin e krimit dhe kontrabandës në Veri të Kosovës.

Nuk e dëgjuam asnjëherë BE-në, që ta kritikojë Serbinë kriminale për presionet që ua bën shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës që të shpërngulen nga kjo luginë, bile duke i shlyer edhe nga librat e amzës.

Ky qëndrim pro serb i BE-së ndodhi edhe më 31 korrik 2022 kur Qeveria e Kosovës vendosi që nga data 1 gusht 2022 të fillojë ta zbatojë reciprocitetin me Serbinë lidhur me targat e automjeteve dhe me dokumentet e identifikimit për shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë. Ky reciprocitet bazohet në marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë para 11 vitesh.

Ky qëndrim pro serb i BE-së u dëshmua edhe të dielën më 31 gusht 2022, kur Aleksandër Vuçiq dhe Petar Petkoviq, në prani edhe të atasheut ushtarak të Rusisë në Beograd dhe në Rashkë, nxitën dhe organizuan bandat e armatosura dhe të maskuara serbe që t’i bllokojnë rrugët në Jarinje dhe Bërnjak, duke gjuajtur edhe me armë në drejtim të policisë së Kosovës, e cila ishte në ruajtje të rendit dhe të sigurisë në veri të Kosovës. Këto banda të armatosura dhe me maska maltretuan, grabitën dhe rrahën dhjetëra shqiptarë të pafajshëm.

BE-ja në vend që ta kritikojë ashpër dhe të ndërmerr masa dhe sanksione rigoroze ndaj Serbisë kriminale për krijimin e kësaj situate të tensionuar, ajo e kritikoi Kosovën, gjoja për marrje të njëanshme të këtij vendimi legjitim dhe të drejtë të Kosovës, duke rekomanduar që këto çështje të zgjidhen nëpërmjet dialogut.

Çfarë kuptimi ka ky dialog, kur Serbia kriminale u kërkon shqiptarëve që të kenë targa serbe dhe dokumente serbe, ndërsa nga ana tjetër kërkon që Kosova të mos vendos një reciprocitet të këtillë për këtë çështje.

Në Këto rrethana dialogu Kosovë-Serbi është i pakuptimtë

Çfarë kuptimi ka ky dialog kur Petar Petkoviq-Drejtor i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, më 2 gusht deklaroi se, “Serbia do të vazhdojë të lëshojë targa për automjetet e serbëve të Kosovës, sepse sipas Kushtetutës serbe Kosova është territor i Serbisë”.

Sonja Biserko- Kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, lidhur me tensionet në veri të Kosovës më 2 gusht 2022, deklaroi se, “Reciprociteti duhet të jetë një nga parimet kryesore në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova me të drejtë përpiqet të zbatojë diçka që të dyja palët e kanë nënshkruar shumë kohë më parë. Aleksandër Vuçiq i përballur me shumë skandale në Serbi përpiqet ta largojë vëmendjen në çështjet e sigurisë se gjoja Beogradi e Vuçiqi janë garantues të paqes në Ballkan. Moska është e interesuar ta destabilizojë Kosovën dhe Malin e Zi, për këtë duhet të jenë të vëmendshme SHBA-ja dhe BE-ja”, deklaroi Sonja Biserko.

Nikola Sanduloviq-kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, më 2 gusht 2022, deklaroi se, “Palaçoja Aleksandër Vuçiq duhet t’ua sqarojë qytetarëve të vërtetën që ia thanë Serbisë gjeneralët e NATO-s se, “nëse preket Kosova, Serbia do të rrafshohet me tokën”, deklaroi Nikola Sanduloviq.

BE-ja duhet ta disiplinojë dhe frenojë Serbinë kriminale në sjelljet e saj hegjemoniste dhe luftënxitëse ndaj Kosovës tashmë shtet i pavarur e sovran, shtet i orientuar tërësisht ndaj BE-së, SHBA-ve dhe NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat