Me shkas...

Opinione

Me shkas...

Prof. Islam Gegaj Nga Prof. Islam Gegaj Më 4 gusht 2022 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Reagim imi publik kundër BIK-ut, që sot lansoi thirrjen në drejtim të Kryeministrit dhe institucioneve relevate të shtetit të Kosovës për shfuqizim të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit të Shkencës dhe Arteve e Teknologjisë, lidhur me lejimin e mbartjes së shamisë së kokës në auditorët e diturisë së shkollave tona.

***

Në Kosovën tonë martire, gjakprishurit duan me çdo kusht të imponohen në përpjekjet e tyre për të na tjetërsuar: nga një komb i lashtë me tradita të pasura që i kemi trashëguar brez pas brezi ndër shekuj; në një komb hibrid me paçavuret fetare si trup i huaj, që organizmi i shëndoshë nuk e pranon dot.

Është e pafalëshme sot, në shekullin e teknologjisë, të kërkohet me ngulm në tjetërsimin e kombit nëpërmjet ndikimeve religjioze dogmatike të orientit që janë aq të prapambetura, sa nuk i ha më as djalli.

Një kërkesë e BIK-ut e lansuar sot si thirrje drejtuar kryeministrit dhe institucioneve shtetërore të Kosovës për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ lidhur me mbartjen e shamisë së kokës nëpër shkollat tona laike, është absurditeti i llojit të vet që tingëllon:sa anakronik, aq edhe dashakeq.

Ideologjitë obskurantiste fetare po bëjnë punën e djallit duke hyrë në vallën e çmendurisë e po mbjellin farën e keqe në këtë tokë të Dardanisë së kulturës mijëravjeçare,për t'ia veshur këtij populli gëzofin e zi të errësirës mesjetare.

Kleri muslimanë, po bën punën e djallit duke agjituar me frazeologjitë e tyre bajate si propogandë antikombëtare, anticivilizuese e antikulturore. S'ka se si të tregohen më antikombëtarë, këta faqezinj klerikë të padenjë!?

...I Madhi ZOT, ka ditur dhe, ka mundur të na falte (krijonte) si të tillë: arabë, turq a talebanë, por na ka falë (krijuar): Shqiptarë.

Tjetërsimin që po mundohen ta bëjnë këta të humburit e dynjasë, hoxhollarët e pashpirt, duhet ta dijnë se po bëjnë punën jashtë vullnetit të të Madhit ZOT...

Por, kjo aventurë e tyre ugurëzezë, duhet të ndalet sa më parë; duhet të ndalet kjo histeri faqezeze e këtyre faqezinjëve, ndryshe na ka marrë lumi ne shqiptarët.

Ç'na duhen neve kulturat orientale, kur prej shekujsh jemi të mbrujtur me kulturat perëndimore, brenda rrethit gjegrafik e gjeomorfologjik, ku bëjmë pjesë.

Shteti i Kosovës duhet t'iu thotë: Ndal!

Me gjithë mekanizmat shtetërorë, duhet të veprojë në ndalimin e kësaj të keqeje, që është mortajë e shekullit në të cilin po jetojmë.

Është koha, që të dëgjohet zëri intelektual, e jo zërat e çjerrë të atyre që ngrejnë lart zërin e së keqes dekadente.

Është detyrë imediate e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Teknologjisë së Kosovës, të ngritën mbi këto sjellje dogmatike të të papërgjegjshmëve, të të padenjëve, ndryshe koha po punon për të marrët që janë turrur me tërë idiotllëkun e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat