Ed(vini) ka rënë në dilemë

Opinione

Ed(vini) ka rënë në dilemë

Dritan Goxhaj Nga Dritan Goxhaj Më 4 gusht 2022 Në ora: 23:36
Edi Rama

E keni vënë re që, sa herë në këtë Shqipërinë tonë të katandisur në një çiflig të kopesë “Rilindja”, ndodh ndonjë tragjedi si ajo që ndodhi para dy ditësh në breg të detit, ku një fëmijë mbeti viktimë e papërgjegjshmërisë së një personi, por edhe e papërgjegjshmërisë së institucioneve tona qeverisëse të cilat kanë detyrë të vendosin rregullat dhe mbikqyrin këto rregulla, Kryeministri i shmanget përgjegjësisë.

Kryetari i kësaj kopeje dhe i Këshillit të Ndrikullave, Ed(vin) Rama lëshohet gjithnji në delirin e tij sociopatik, duke i anatemuar të gjithë ata që nga indinjimi guxojnë të kërkojnë llogari publikisht, dhe jo vetëm, por edhe të kërkojnë që dikush dhe, specifikisht, ata zyrtarë që kanë për detyrë të kujdesen që këto të mos ndodhin, e të mbajnë përgjegjësi.

Edhe kësaj rradhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Rama u lëshua sërish në atë që di të bëjë më së miri, të anatemojë me një gjuhë të ngjyrosur, ashtu si shkaravinat e tij, duke thënë “Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se cdo herë tjetër, ligësinë e verbër të vampirëve politik e mediatik që s’lenë plagë pa future gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar”.

Sa herë që ky duhet të mbajë përgjegjësinë që i ngarkon detyra që ka zgjedhur të bëjë, pra qeverisja, ai na kujton të gjithë neve që marrim guximin të reagojmë, se paska “rregulla morale, familjare e kombëtare”. Dhe këto rregulla qënkan vetëm për ata që reagojnë, ndërsa për ata që kanë marrë përsipër të qeverisin e të kujdesen që këto tragjedi të mos ndodhin, këto rregulla nuk ekzistojnë!

Dhe për të justifikuar veten se për këta qeveritarë këto rregulla nuk ekzistojën, ata na thonë në kor sëbashku, me gjith gojë-paguarit mediatik të tyre, se: “Këto gjëra ndodhin kudo në botë”, dmth, nuk ëshrtë ndonjë gjë e madhe se dikush vritet njerëz nga papërgjegjshmëria e atyre që duhet t’i zbatojnë këto rregulla dhe që duhet t’i mbikqyrin këto rregulla, meqenese kështu ndodh kudo.

Dhe vërtet edhe në botë ka tragjedi të ndryshme e të ngjashme me këtë tonën, por ama, në botë, ata që i kanë ngarkuar vetes detyrën të qeverisin e të mbikqyrin këto rregulla, mbajnë edhe përgjegjësinë publike dhe politike, përveçse asaj penale, për mos zbatimin e këtyre rregullave.

Rregulla këto të cilat njëra nga anëtaret e Këshillit të Ndrikullave, Mirela Kumbaro, në FB-un e saj, për rastin në fjalë shkrun “Kërkesa shkon për drejtësinë që të bëjë punën e saja pa asnjë kompromis, për dënimin maksimal ndal kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat”. Pra, këto rregulla, të cilat kjo ndrikull duhej të kujdesej që të zbatoheshin, pasi është ministre e Turizmit, dhe sipas ligjit në fuqi duhej të kujdesej që zona në fjalë të kishte kordon sigurie mbrojtjës dhe bova në largësi 200m nga bregu që ndalojnë hyrjen e skafeve ose gomoneve aty ku bëjne plazh pushuesit.

Pra në këtë rast “kodi kombëtar”, që shkruan Rama, është shkelur nga vetë ata që e kanë hartuar e që, rrjedhimit i bie që kjo të mbajë përgjegjësi për mos implementimin e këtij kodi/ligji.

Ashtu siç është shkelur edhe kodi moral nga anëtari tjetër i këtij këshilli ndrikullash, burrit të gruas së Ramës, Blendi Ҫuçit, i cili, nëse ju kujtohet, në datë 25 korrik para drejtuesve të policisë së vendit thoshte: “Asnjë tolerancë për këdo që rrezikon pushuesit me motorrë uji duke thyer në mënyrë flagrante kordonët e sigurisë. Do të përgjigjet personalisht çdo drejtues e punonjës policie që mbyll sytë para paligjshmërisë”.

Këta të dy ministra ja kan dhjerë Ramës edhe kodin moral edhe kodin kombëtar, pasi kordon nuk ka pasur fare dhe drejtuesi i policisë nuk po mban asnjë përgjegjësi.

Ndërsa përsa i përket atij “kodit familjar”, që përmend Rama në delirimin e tij të rradhës, ai këtu e ka për familjen e tij.

Pse them të tijën?

Sepse tashti Rama, për herë të pare, në gjithë këtë karrierën e tij qeverisëse, është vënë para një dileme shum të madhe: ku i duhet të zgjedhi midis familjes dhe Amerikës.

Do thoni ju se ç’hyn këtu Amerika?

Po shumë e thjesht, Blendi, Ministri i Rendi,t është burri i gruas së dikurshme Ramës, jo i kësaj që ka marrë tashti, por i Dalinës, asaj me të cilën bridhte lakuriq nëpër plazhet e Evropës. Pra i bie që tashti Blendi është familje. Dhe Rama duhet të zgjedhi, se kush duhet ta mbajë përgjegjësinë politike për këtë tragjedi, Ministri apo Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Por Drejtorin e Policisë nuk e ka vënë Rama, por e kanë vënë amerikanët. Ndaj të gjithë duhet ta kuptojnë, se përse Rama ka deliruar kaq shumë këto ditë, aq sa edhe ka detyruar edhe vetë Dalinën të reagojë në FB-un e saj. Pasi tashmë atij i duhet të zgjedhë, o të mbajë familjen, o të mbajë Amerikën. Prandaj edhe unë ja pranoj këtë delirim të fundit dhe i qaj hallin:

Ky Ed(vin)i me Delinë (Delina Ficon),

Për të mbajtur shoqërinë,

Seç bënë nja dy plane,

Për një mushkë çalamane.

Por Ed(vini) u indinjua,

Vargjet, tha, s’më takojnë mua,

Mushkën ma ka dhënë Delinka

Ndaj, asaj t’i bëhet kritika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat