Pretendimet për pronësi të kishës ortodokse serbe në Deçan dhe pretendimet e saja në Mal të Zi - janë të njëjta

Opinione

Pretendimet për pronësi të kishës ortodokse serbe në Deçan dhe pretendimet e saja në Mal të Zi - janë të njëjta

Nga: Shkodran Imeraj Më: 5 gusht 2022 Në ora: 10:38
Kisha ortodokse serbe në Deçan

Arkitektja e gjenocidit në Ballkan, të kryer dhe zbatuar në praktikë nga shteti serb, Kisha Ortodokse Serbe, tashme me të madhe është duke e sfiduar shtetin e Kosovës dhe atë të Malit të Zi.

Marrëveshja mes Qeverisë në Mal të Zi dhe Kishës Ortodokse Serb, e nënshkruar me 03 gusht 2022, është aq e rrezikshëm për shtetin malazez, sikurse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit.

Opinioni në Kosovë duhet të dije, se Mali i Zi ka pasur Kishë të saj, pra Autoqefali deri në vitin 1918 kur është themeluar Mbretëria Serbo-Kroat-Sllovene.

Me themelimin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, Kisha Autoqefale Ortodokse e Malit të Zi e humbë pavarësinë e saj, ngase futet në juridiksionin e Kishës Ortodokse Serbe.

Pra, Ligji i miratuar në Mal të Zi në kohën e Qeverisë së kryeministrit Dushko Markoviç, nder të tjera theksonte se pronat e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, duhet të dëshmohen me dokumente para vitit 1918, pra para kohës së shuarjes se Autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Malit të Zi. Një dëshmi të tillë nuk ka mundur të e dëshmoj Kisha Ortodokse Serbe, ngase të gjitha Kishat dhe pronat e tyre në Mal të Zi para vitit 1918, kanë qenë prona të Kishës Ortodokse të Malit të Zi.

Andaj, me Marrëveshjen mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, shteti malazez i njeh kishat dhe pronat e tyre edhe para vitit 1918 si prona të Kishës Ortodokse Serbe, e çka është nja gabim tepër i madh politik e historik i udhëheqësve të Qeverisë në Malin e Zi.

Edhe në rastin e Deçanit, Kisha Ortodokse Serbe po mundohet të "dëshmoj" kinse pronësinë e njezetë e katër (24) hektarë tokë të dy Ndërmarrjeve shoqërore "Apiko" dhe "Iliria".

Qëllimi i Kishës Ortodokse Serbe në Deçan dhe Mal të Zi, është që të marr - grabisë sa me shumë prona dhe të i hap rrugë vetës për të shpallur sa me shumë territore prona të saj, kinse me interes të veçantë për Kishat, dhe kështu të mundësojë që Kisha Ortodokse Serbe të kontrollojë sa me shumë toka në kuadër të shtetit të Kosovës dhe atij në Mal të Zi.

Prandaj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit, është vendi i dëmshëm për Kosovën, dhe si i tillë nese zbatohet do të prodhoj precedentë të rrezikshëm për Kosovën, ku gjithandej Kosovës me dhjetëra kisha janë ndërtuar nga shteti serb në vitet 1989-1999, duke marrë prona shtetërore të Kosovës dhe duke ju falur këtyre kishave politike gjithnjë sipas vendimeve po të periudhës së viteve 1989-1999.

Pra, apetite e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe Mal të Zi janë të njëjta.

Kësisoj, shteti i Kosovës duhet të jetë i vëmendshëm me rastin e pronave në Deçan.

 

Dr.Shkodran Imeraj 

Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Deçan 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat