Përkitazi me asociacionin

Opinione

Përkitazi me asociacionin

Nga: Adem Bytyçi Më: 5 gusht 2022 Në ora: 18:21
Autori Adem Bytyçi

Me shumë keqardhje, por Kurtit i mbetet vetëm një mundësi për të mbetur në pushtet: 1.Të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë.

Në të kundërtën mund ta detyrojnë ndërkombëtarët të dorëhiqet, përkatësisht t'i dalin në krah opozitës duke i krijuar mundësi për ta rrëzuar kryeministrin Kurti.

Ani pse Kurti, nuk ka kontribuar për themelimin e Asociacionit, një zgjidhje kja përtej konturave të Planit të Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës, këtë zgjidhje e ka pranuar qeveria Isa - Thaçi, duke e marrë një obligim ndërkombëtar qoftë edhe kundër Kosovës, të cilin obligim me patjetër duhet ta zbatojë qeveria Kurti, nëse qeveria aktuale Kurti 2, refuzon implementimin e saj , për fat të keq do të bije dhe qeveria e ardhshme pas qeverisë Kurti, do të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, pavarësisht se një zgjidhje e tillë mund ta rrezikojë në të ardhmen tërësinë tokësore dhe rregullimin e brendshëm kushtetues dhe politikë të Kosovës brenda gjithë territorit të saj.

Nuk ka diskutim se Asociacioni është pasojë e atyre politikanëve kosovar, të cilëve gjatë qeverisjes së vendit më shumë iu ka interesuar pushteti se shteti.

Tani, pse mos ta përmendmi maksimën e vjetër shqiptare: "Vetia t'i nxjerrtë sytë", aktualisht kjo po ndodhë në Kosovë përkitazi me Asociacionin dhe shumë procese tjera si rezultat i mos marrëveshjeve në mes opozitës dhe pozitës edhe kur janë në pyetje interesat madhore të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat