Globalizmi do krijojë kombe religjioze

Opinione

Globalizmi do krijojë kombe religjioze

Nga: Sulejman Mehazi Më: 6 gusht 2022 Në ora: 12:00
Sulejman Mehazi

Në kohën e Rilindjes Evropiane të pjesës së dytë të shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX shtetet krijoheshin sipas traditave gjuhësore, nacionale e kombëtare, kurse gjatë globalizmit të sotëm kombet do krijohen sipas shteteve religjoze.

Globalizimi e ka kuptimin e performancave shtetërore e kurrsesi performancave kombëtare. Elita e mençur politike botërore duke parë nacionalizmat e patriotizmat e verbër e të tërbuar të kombeve, pikërisht, për shkak të krijimit të republikave  kombëtare e nacionaliste u bënë dy Luftërat Botërore që trazuan e sulmuan paqën me vrasje, djegie, dëbime e marrje territoresh.

Për politikën e sotme globale armiq më të mëdhenj do jenë partitë dhe qeveritë nacionaliste, globalizmi i sotëm nacionalistët e patriotët e çmendur do i luftojë ashpër duke i llogaritur si njerëz me të meta psikike retarduese, me mentalitete të prapambeturisë skaduese dyqindvjeçare, pra kombet do i zhduk globalizmi, globalizmi do krijojë kombe religjioze, rusia ortodokse do krijojë shtete me kombet religjioze, Evropa katolike do krijojë shtete me kombe religjioze, SHBA-ja judaiste e krishtere do krijojë shtete me kombe religjioze, Turqia islame do krijojë shtete me kombe religjioze. Lufta ruse në Ukrainë është luftë religjoze globale e lindjes ortodokse me perëndimin katolike.

Mençuria e globalizmit politikë, social, ekonomikë e teknologjikë është se me krijimin e katër kombeve religjioze: judeiste, katolike, ortodokse e myslimane bota njerëzore do jetë më paqësore, kundrejt  170 shteteve me teke e tradita të ndryshme kombëtare, nacionaliste e luftënxitëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat