Vuçiqi është lokomotiva, Lista serbe janë vagonat e krimit në veri

Opinione

Vuçiqi është lokomotiva, Lista serbe janë vagonat e krimit në veri

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 7 gusht 2022 Në ora: 13:37
Policia e Kosovës në veri të vendit

Grupet kriminale serbe në Veri të Kosovës, veprojnë që pas luftës në mënyrë ilegale dhe legale, dhe aktivitetin e tyre të kriminalitetit e mbanë të gjallë sponzorizimi i pushtetit të Vuçiqit, për të vijuar më tej një lëvizje të tillë kriminale, që ndoshta për njeriun primitv dhe barbar duken të zakonshme.

Shumica e popullit serb që jetojnë në Kosovë, janë të përqëndruar në veri të vendit në kufi me Serbinë, dhe shumica e tyre hezitojnë të pranojnë autoritetet dhe ligjet e vendit, dhe Kosovën si shtet të tyre, duke e konsideruar si pjesë të Serbisë.

Edhe pse jetojnë e punojnë në këtë vend, dhe janë pjesë e Institucioneve të Kosovës, deri në Parlament, një pjesë e konsiderueshme e tyre mirren me kontrabandimin e mallërave, kontrabandimin e njerëzve, dhe kontrabandimin e narkotikëve.

Poashtu dhe sa herë i duhet Vuçiqit për ta destabilizuar veriun dhe shtetin e Kosovës, përmes urdhërave të tij, ata barikadojnë dhe blokojnë rrugët kufitare me Serbinë, dhe më shqetësuese, kur policia e Kosovës, kërcënohet dhe rrezikohet me jetë nga kriminelët serb, që qëllojnë në drejtim të tyre.

Me ndërmjetësimin e BE-së, kanë filluar negociatat që nga viti 2011, që strukturat paralele dhe ilegale që ekzistojnë në veri të vendit të shuhen si të kundërligjshme dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës, që derigjohen nga Beogradi, dhe si rrjedhojë e këtyre negociatave, në një mënyrë, policia, gjykatat dhe komunat kanë rënë nën kontrollin e shtetit dhe ligjeve të Kosovës.

Mirëpo, Vuçiqi, gjatë negociatave në Bruksel, ndryshe flet dhe ndryshe vepron në praktikë, duke mos i realizuar pikat e marrëveshjeve ndaj palës shqiptare të Kosovës, duke i organizuar qytetarët serb të veriut të Mitrovicës, të cilët i përdor si vegla të politikës së vet, që të protestojnë dhe të kundërshtojnë çdo përpjekje për integrimin e qytetarëve serb në Institucionet e Kosovës.

Vetëm brenda një jave, këto ditë policia e Kosovës, në detyrat e veta të sigurisë dhe në mbajtjen e rendit publik, do rrezikohet nga bandat e krimit serb në veri të Mitrovicës, sikur edhe atëherë në vitin 2011, kur kjo polici duke zbatuar ligjet e saj dhe për të marrë në kontrollë zonën e teritorit të vet, vritet një polic dhe plagosen edhe 25 të tjerë nga bandat e kriminelëve serb.

Prandaj, deri kur Kosova dhe shqiptarët të durojnë aq gjatë krimet dhe provokimet e krimineleve të tillë serb, dhe për ta imagjinuar një marrëveshje të paqës dhe marrëdhënieve ndëretnike në mes këtyre dy popujve, sigurisht që edhe zotëri Kurti, në takimin e radhës në Bruksel, do ta kishte shumë vështirë, për sa në krye të qeverisë së Serbisë, ekziston bashkëpunëtori i ngushtë i kasapit të Ballkanit, Aleksandër Vuçiq.

Për t’i kuptuar këto rrethana më mirë dhe më qartë, për të ardhë deri te një marrëveshje paqësore në mes këtyre dy vendev dhe dy popujve, duhet të parafytyrojmë një njeri i cili ka instinke njerëzore dhe paqësore, në njeri jo kriminel dhe me tipare fashiste, që del në skenë dhe së pari pranon krimin dhe gjenocidin që ka bërë ndaj shqiptarëve, si dhe i kthen kufomat e gjithë atayre që i ka vjedhur dhe rrëmbyer nga trojet e veta për ti zhdukur gjurmat e krimit.

Por, kjo nuk do të ndodhte për derisa Vuçiqi është sot lokomotiva e gjitha skandaleve dhe krimeve në veri të Kosovës, ndërsa vagonat që i bartin dhe i lëvizin rrymat e këtyre krimeve, duke i organizuar dhe përquar fshehtësitë shtetërore deri te kriminelët serb në veri të Mitrovicës, është Lista Serbe, në krye me Rakiqin, me njeriun i cili do t’a njoftonte shefin e tij edhe për një pordhë të qeverisë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat