Opozita në Kosovë, tradhtia dhe armiku i Kosovës

Opinione

Opozita në Kosovë, tradhtia dhe armiku i Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 7 gusht 2022 Në ora: 14:36
Autori Rexhep Torte

Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë e vetmja shpresë që me ndihmën e SHBA-ve Kosova ta mbrojë të drejtën dhe të vërtetën e saj, këtë se luan as topi.

Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij e kritikon Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, e Kritikon Rusia kriminale dhe krimineli Vladimir Putin, e kritikon pro serbi Richard Grenelli-teveqeli, e kritikon tradhtari Edi Rama, po e kritikojnë edhe kuajt e Trojës brenda Kosovës që janë partitë opozitare PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, dhe që janë tradhtari dhe armiku më i rrezikshëm i Kosovës.

Këto janë fakte të pamohueshme që duhet t’i ngulin në mendje votuesit në Kosovë se, tradhtia dhe rreziku më i madh ndaj Kosovës janë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, të cilat e kanë vënë në zbatim thënien popullore serbe “Sulmi është mbrojtja më e mirë” (Napad je najbolja odbrana), që me kritikat dashakeqe të tyre po e çojnë ujin në mullirin e Serbisë kriminale.

Gabimet e pafalshme të opozitës në Kosovë

Deklaratat e Kriminelit Aleksandër Vuçiq që thotë se, “me Hashim Thaçin mund të kishim sukses në dialogun në Bruksesl, kurse Albin Kurti është shumë i vështirë”.

Deklaratat e pro serbit Richard Grenellit-teveqelit se, “Albin Kurti është fashist me përvojë dhe se Hashim Thaçi duhet të kthehet menjëherë në Kosovë”, që i dha më 31 korrik 2022, me rastin e tensionimit të situatës nga bandat kriminale armatosura serbe në Veri të Kosovës, të nxitura nga Vuçiqi, Putini dhe Grenelli.

Hezitimi i partive opozitare në Kosovë PDK, LDK dhe AAK, për t’i kritikuar Serbinë kriminle dhe bandat kriminale serbe në Veri të Kosovës pas tensionimit të situatës dhe bllokimit të rrugëve në Jarinje dhe Bërnjak, pas gjuajtjes me armë ndaj policisë së Kosovës dhe maltretimit e rahjes së dhjetëra shqiptarëve të pafajshëm të Kosovës nga bandat kriminale serbe.

Sjellja indiferente dhe mosreagimi fare i dhjetëra mijëra veteranëve të rrejshëm ndaj situatës së tensionuar në Veri të Kosovës, të cilët tashmë 21 vite po e zhvatin buxhetin e Kosovës.

Seanca e datës 4 gusht 2022 në Parlamentin e Kosovës ku deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së me gjuhën më ofenduese dhe kërcënuese padrejtësisht e kritikonin Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij për situatën në Veri të Kosovës.

Kërcënimi i opozitës së Kosovës se në shtator do ta rrëzojnë Qeverinë e Albin Kurtit, me shpresë që të krijojnë mazhorancë të re me udhëheqës tjerë.

Të gjitha këto kritika dhe kërcënime kanë të vetmin qëllim që ta pengojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, të mos jetë pengesë e qëllimeve ekspansioniste serbo-ruse. e para, dhe e dyta shpresa shterpë e opozitës në Kosovë për të rimarrë pushtetin.

E tërë kjo me të vetmin qëllim që opozita në Kosovë ta shpëtojë veten nga vëllavrasjet e kryera të kundërshtarëve politikë për pushtet, që ta shpëtojë veten për korrupsionin dhe pasurimin e jashtëligjshëm në 21 vitet e kaluara dhe për dështimet e qeverisjes 21 vjeçare gjersa kjo opozitë ishte në pushtet.

Këto qëndrime tradhtare dhe të rrezikshme të opozitës ndaj Kosovës dhe ndaj dinjitetit vigjilent të Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij, dëshmojnë qartë se kjo opozitë e Kosovës nuk është e besueshme që të konsultohet nga Albin Kurti dhe Qeveria e tij para se të ndërmerren aksione në Veri të Kosovës në zbatim të ligjit, për vetë faktin se çdo informatë që kjo opozitë do ta merrte nga Qeveria, menjëherë do ta adresonte drejt Beogradit dhe Moskës.

Opozita e sotme në Kosovë është e gatshme të vret e të pret, vetëm e vetëm të rikthehet në pushtet, ngjashëm sikurse në 21 vitet e kaluara që i vriste kundërshtarët politikë, tradhtonte, mashtronte, vidhte e korruptonte vetëm e vetëm të mbetet në pushtet.

Opozita e sotme në Kosovë çdo sukses që e arrin Qeveria e Albin Kurtit e quan mossukses, e quan si ide të saj, por që nuk e ka realizuar, dhe çdo sukses i Albin Kurtit dhe i Qeverisë së tij, sado që të jetë i bardhë i duket i zi, si cak për të kritikuar dhe shpifur.

Reforma në drejtësi dhe vetingu e kanë tmerruar opozitën

Të rikujtojmë se Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë më të pastërtit dhe më të pakorruptuarit që ka patur Kosova pas çlirimit.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij po e qeverisin Kosovën tashmë 16 muaj, dhe për këtë periudhë kanë arritur t’i forcojnë themelet e shtetit të Kosovës në shumë drejtime, duke marrë parasysh se Albin Kurti dhe Qeveria e tij trashëguan nga qeveritë e 21 viteve të kaluara, një Kosovë të kapur fund e krye nga anarkia, nga korrupsioni, hajnia, nga kapja e drejtësisë, prokurorisë dhe gjyqësisë, nga sekserët mafiozë të instaluar në të gjitha institucionet në Kosovë.

Themelimi I Byrosë për hetimin e pasurisë dhe vetingu në drejtësi, prokurori dhe gjyqësi që po e përgatit Qeveria e albin Kurtit, i ka tmerruar në palcë keqqeverisësit dhe milionerët e pasluftës në Kosovë.

Tradhtia, vëllavrasjet e kundërshtarëve politikë për pushtet dhe vrasjet e gazetarëve për fjalën e tyre të vërtetë, pasurimi milionësh i komandantëve para dhe pas luftës, nuk ndodhën nga Albin Kurti dhe Qeveria e tij, por ndodhën nga qeveritë në 21 vitet e kaluara.

Të gjitha të këqijat që PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja mundohen t’ia faturojnë Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, ndodhën kur Kosovën e udhëhiqnin PDK, LDK dhe AAK.

Opozita e sotme gjatë qeverisjes së Kosovës në 21 vitet e kaluara e katandisi dhe e alivanosi tejmase Kosovën ekonomikisht, politikisht dhe ndërkombëtarisht, duke ndikuar që popullata dhe rinia kosovare ta humbën shpresën dhe të largohet masovikisht nga Kosova për në shtetet e huaja për punësim dhe ekzistencë.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë duke u angazhuar me seriozitetin më të madh për ta vendosur rendin dhe sigurinë në Veri të Kosovës, të kapluar nga krimi dhe kontrabanda e organizuar nga grupet kriminale serbe të ndihmuara nga Serbia, por e lejuar dhe në bashkëpunim të opozitës së sotme gjatë qeverisjes 21 vjeçare në Kosovë.

Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel skandaloz dhe poshtërues për Kosovën

Albin Kurti në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, që në takimin e parë të tij, ia përplasi para hundëve kriminelit Aleksandër Vuçiq librat që shkruanin për gjenocidet shekullore të Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë.

Albin Kurti u tha stop shantazheve që pro serbët Joseph bBorell dhe Miroslav Lajçak ia bënin Kosovës duke e favorizuar padrejtësisht Serbinë kriminale.

Të rikujtojmë se dialogun Kosovë-Serbi në dëm të Kosovës e udhëhoqën nga PDK-ja Hashim Thaçi, i cili në bashkëpunim me Vlora Çitakun ish-ambasadore e Kosovës në SHBA, së bashku me emisarët pro serbë të SHBA-ve Jon Bolton, Matheë Palmer dhe Richar Grenell, dhe me Aleksandër Vuçiqin dhe Edi Ramën, e përgatitën planin për copëtimin e Kosovës, i cili nuk u realizua falë reagimit të fuqishëm të Angela Merkel ish-kancelare e Gjermanisë.

Nga LDK-ja, dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht e udhëhoqi kryenegociatorja Edita Tahirii, e cila e pranoi futjen e fusnotës për Kosovën.

Besnik Bislimi zv.kryeministri i Kosovës, me 5 gusht 2022, deklaroi se, “Edita Tahiri ka ra në kurth kur ka nënshkruar në një dokument për energjinë, në faqen e dytë, ku shkruan se çdo pasuri në Kosovë është pronë e Serbisë”.

Isa Mustafa i LDK-së si ish-kryeministër i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, e nënshkroi Marrëveshjen famëkeqe për krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Avdullah Hoti ish-kryeministri i Kosovës, i cili së bashku me Skender Hysenin dhe Agim Veliun, krekoseshin duke u fotografuar me pro serbin Richard Grenell, më 20 shtator 2020, në praninë e Donald Trumpit, ish-presidentit të SHBA-ve e nënshkroi marrëveshjen Kosovë-Serbi, të dëmshme për Kosovën, duke u bërë lojë e fushatës parazgjedhore të Donald Trumpit, i cili synonte të zgjidhet për herë të dytë president i SHBA-ve, por që pësoi nokdaun nga demokrati Joe Biden që i fitoi zgjedhjet.

Ramush Haradinaj i AAK-së, u zgjodh Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK, dhe si kryeministër përveç se u bë milioner i pasluftës me korrupsion, ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës në Çakorr, Kullë e Zhleb.

Është tejet e pamoralshme dhe pa fije etike njerëzore kur tradhtari, njeriun e ndershëm e quan tradhtar, kur krimineli, njeriun e ndershëm e quan kriminel, kur i korruptuari, njeriun e ndershëm e quan të korruptuar, kur hajni, njeriun e ndershëm, e quan hajn.

Kështu sot po vepron opozita në Kosovë e përbërë nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, që për veprimet e veta tradhtare, vëllavrasëse, e korruptive e akuzon Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij të pastër në çdo aspekt.

Opozitën në Kosovë e shpëton vetëm reformimi dhe distancimi nga e kaluara

PDK-ja në vend që të reformohet dhe të distancohet nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e të tjerë të ngjashëm me ta, me të me të cilët tashmë merren Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, me aktakuzat e ngritura të rënda penale, PDK-ja është vënë në mbrojtje të tradhtisë, vëllavrasjeve të kundërshtarëve politikë për pushtet, krimit dhe të korrupsionit.

LDK-ja, ne vend që të reformohet dhe të distancohet nga Isa Mustafa dhe të ngjashëm me të, që asnjëherë nuk e ngriti zërin për qindra aktivistë të LDK-së të vrarë, që të zbardhen rastet e këtyre vrasjeve, Isa Mustafa për qëllimet e tij karrieriste e meskine bëri koalicion me PDK-në, dhe ia fundosi LDK-së tërë frymën e fuqishme rugoviane. LDK e bëri marrëzinë më të madhe, që në vend që ta shporrën Isa Mustafën, e shpërbleu duke e bërë kryetar nderi të partisë.

AAK-ja në vend që të reformohet dhe të distancohet nga Ramush Haradinaj, i cili përveç pasurimit të jashtëligjshëm akuzohet edhe nëpërmjet Raportit të inteligjencës amerikane të KFOR-it, NATO-s, si edhe sipas Raportit të “Freedom Housse”, ku së bashku me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, përmenden edhe për bashkëpunim me krimin e organizuar me kapobandat serbe të krimit në Veri të Kosovës.

Të turpshme, qesharake, propagandistike, naive dhe të panevojshme janë komentet dhe këshillat e përfaqësuesve nga radhët e PDK-së, LDK-së dje AAK-së ndaj veprimeve lakmuese të Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij që janë duke punuar për së mbari dhe për të mirën e Kosovës, e para, dhe e dyta, as Albin Kurti dhe as Qeveria e tij nuk kanë nevojë për këshillat e kësaj opozite tradhtare dhe të rrezikshme për Kosovën.

Opozita e sotme nëpërmjet komenteve dhe kritikave kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, përpiqet t’i mjegullojë dhe mbulojë tradhtitë dhe keqqeverisjet e opozitës së sotme në 21 vitet e kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat