Katër dëshmorët e kombit të familjes Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës

Opinione

Katër dëshmorët e kombit të familjes Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës

Nga: Dedë Preqi Më: 8 gusht 2022 Në ora: 10:29
Dedë Preqi

Nuk ka dyshim se rezistenca këmbëngulëse e shqiptarëve kundër dhunës dhe represaljeve serbe, e ka luajtur rrolin e vet vendimtar në mbrojtje të atdhetarizmës dhe në demaskimin e një regjimi të egër dhe jo njerëzor, dhe në revoltimin e popullatës që ushqeu përpjekjet për demokratizim, duke mos kursyer asgjë deri në flijim për të drejtat dhe lirinë e këtij populli.

Është më rëndësi se meritat e atyre që derdhën gjakun e tyre për lirinë e këtij populli dhe vendi, së paku të mos harrohen, apo të lihen nën mëshirën kohës, sepse gjaku i tyre u bë pikërisht liria dhe pavarësia e këtij shteti, të cilën ky popull e ëndërroi me shekuj dhe po e përjeton sot.

Simbolika e katër dëshmoreve të kombit

Në Kosovë, ka shumë familje që kanë rënë dëshmorë në altarin e lirisë dhe një ndër ata është edhe familja Lleshi, nga Vraniqi i Gjakovës, e cila familje i dha lirisë së Kosovës, katër dëshmorët e saj, Markun, Kolën, Prendin dhe Memën, një familje atdhetare që kishte dhënë edhe më herët në Luftën e Dytë Botërore, dëshmorin Dedë Pashk Lleshi, për lirinë dhe çlirimin e këtij vendi.

Nuk do të harrohet 7 gushti i vitit 1998, ishte ditë kritike për familjen e Mak Tunë Lleshi, kur shtëpia e tyre në Vraniq, ishte e rrethar nga ushtria dhe paramilitarët serb, ndër ato forca kishte edhe serb fqinj të njohur, të cilët e kishin në sy dhe në thumb këtë familje, sepse kurrë nuk u është përkulur dhe nënshtruar këtyre qenve dhe servilëve të Serbisë.

Në këtë ditë kritike plaku dhe zoti i shtëpisë Mark Tunë Lleshi dhe Kolë Gjon Lleshi, ranë në altarin e lirisë, të cilët nuk iu dorëzuan forcave dhe paramilitarëve serb, por së bashku meshkuj dhe femra iu kundërvuan me armë këtyre forcave fashiste, duke qenë të gatshëm për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe të drejtën e lirisë së këtij populli dhe të kësaj toke.

Ndërsa Prend Zef Lleshi, i cili e kishte lënë familjen në mërgim dhe iu kishte bashkuar UçK-së, bashkë me vëllaun e tij Memë Zef Lleshi, gjatë luftmeve ballë përballë me armikun serb, ranë dëshmorë me 28 januar të vitit 1999, në priten e armikut serb në fshatin Goden, në Rugovë të Hasit, me çrast dy vëllezërit e dëshmuan vetën se kështu luftohet dhe vdiset si vëllezër e motra të një gjaku dhe të një kombi për liri dhe çlirimin e vendit, duke dhënë edhe pikën e fundit të gjakut.

Një ndër karakteristikat dhe meritat e Luftës Çlrimtare të Kosovës, ishte ajo ku kjo luftë ishte e gjithëmbarshme, pa dallime fetare dhe me epitete të llojeve përqarëse, që në një mënyrë shumë herë tentuan armiqët njollosjen e saj, por si vëllezër e motra të një kombi dhe një gjaku, musliman e katolik, e kishin të përbashkët vetëm një armik.

Familja e Markalleshëve e Vraniqit të Gjakovës, ishte ndër familjet e njohura bujare shqiptare në rajonin e dushkajës, me tradita kombëtare dhe tipare të atdhedashurisë, por edhe gjithherë ishte si halë në sy e armikut serb, e cila nuk iu përkul asnjëherë edhe as armiqëve të kohës, por edhe as këtij të fundit deri në derdhjen e gjakut të freskët sikur edhe herën e fundit, duke i dhënë bijtë e vet më të shtrenjtë të familjes për lirinë dhe tokën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat