Shfrytëzoni pushimet parlamentar, por kur të ktheheni punoni për shtet

Opinione

Shfrytëzoni pushimet parlamentar, por kur të ktheheni punoni për shtet

Nga: Luz Tomaj Më: 8 gusht 2022 Në ora: 11:46

Ditë më pare, u publikua shkuarja e parlamentarëve, në pushim vjetor, për vitin aktual. Pushimi vjetor, është e drejtë e pamohuar e çdo individi, i cili gjendet në marrëdhënie pune apo, edhe në funksione publike.

Me pushim vjetorë, nënkuptohet pushimi fizik por, edhe psikik i çdo individi. Në rastin konkret, kur bëhet fjalë për pushimin e parlamentarëve, mendoj se, më shumë duhet të vjen në shprehje të pushuarit në aspektin psikik. Në fakt, nuk përjashtohet edhe pushimi, nga lodhja fizike e parlamentarëve, sepse, përjetojnë lodhje fizike nga fakti që, në çdo seancë të Parlamentit, lodhen me hyrje dhe dalje gjatë seancës. Secilit deputet, kur ti mbushet mendja, ngritet dhe, del nga seanca dhe kthehet kur të dojë apo nuk kthehet fare. Në anën tjetër, edhe grupet parlamentare, kur t’iu mbushet mendja, vendosin dhe në formë të bojkotimit, largohen nga seanca. Edhe kjo paraqet lodhje, ndërsa, turpi përjashtohet, turpi nuk ekziston.

Personalisht, nuk i përkas asnjërit subjekt politik. Përpiqem, në vazhdimësi me e përkrahë, atë subjekt dhe atë individ i cili, vepron dhe kontribuon për shtetin, që është në interes të popullit.

Mjerisht, falë dobësive permanente, që nga shpallja e pavarësisë, shteti është aty ku është. Ndodhi çdo gjë, krimi i organizuar, kapja e shtetit…., por nuk ndodhi as lëvizja e ndonjë zhvillimi të shtetit. Edhe sot e kësaj dite, populli nuk shef ditë. Mënyra, në të cilën zhvillohen aktivitetet në Parlament, nuk premtojnë punë të mbarë, punë në interes të popullit. Ndonëse nuk pretendoj, që të flas me emra dhe mbiemra, nuk mundem t’mos e shprehi brengosjen madje edhe frustrimin.

Më ka ndodhë shumë herë që, edhe TV-në e kam fikë, pasi nuk mundesh me i dëgjuar zërat e Abelardit, Besnikut, Dritonit… Mbaj bindjen se, më shumë preokupohen se si me e larguar shtresën aktuale nga posti se sa, me ndonjë kanosje e cila i vjen shtetit, nga armiku historik, nga Serbia.

Shfrytëzojeni pushimin, parlamentar, vene gishtin në kokë, zgjohuni, kuptojeni se çka është shteti, i kujt është shteti. Mos i veni interesat personale apo të subjekteve politike, para interesave të shtetit, interesave të popullit.

Luz Tomaj,

08/08/2022

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat