Ish deputeti i PDK-së, ka qenë uzurpatori më i madh në Kosovë: pompat kryesore dhe qindra hektarë tokë

Opinione

Ish deputeti i PDK-së, ka qenë uzurpatori më i madh në Kosovë: pompat kryesore dhe qindra hektarë tokë

Nga: Faton Mehmeti Më: 9 gusht 2022 Në ora: 17:24
Faton Mehmeti

Uzurpatorët e pasluftës kanë qenë njerëz kryesisht të lidhur me politikën, konkretisht PDK. Afër 170 objekte dhe asete të AKP-së që ishin të uzurpuara dhe më shumë se 600 të tjera të marra nga kjo agjenci viteve të fundit u shfrytëzuan për gati 20 vjet radhazi pa paguar asnjë cent. Ka të tillë që pos shfrytëzimit, shteti ua fali edhe zyrtarisht borxhet.

Ish-deputeti i PDK-së dhe njëri nga financuesit kryesor të kësaj partie, Bedri Selmani, sipas listës së publikuar nga AKP-ja ka qenë uzurpatori më i madh, bashkë me serbët në veri të Kosovës. Parashtrohet pyetja nga e mori fuqinë Bedri Selmani për të uzurpuar pronat më të mëdha e më të vlefshme ?!.Përgjigja s’do shumë mund të dihet, pas tij qëndronte paria e PDK-së me shumë funksionarë të saj të lartë të kamufluar nga shpërfaqja publike emrit të tyre.

Selmani që nga paslufta, kishte arritur të marrë në shfrytëzim rrjetin e pompave të derivateve “Ina” dhe “Jugopetrol” falë një kontrate të nënshkruar gjatë administratës së UNMIK-ut, të cilat i kanë siguruar një qarkullim prej qindra miliona eurosh. Selmani, sipas listës së AKP-së, po mbante të uzurpuara shumë pika të karburantit nëpër Kosovë që dikur i takonin INA-s së Kroacisë dhe objektet e Auto Prishtinës. Selmanj kishte reaguar nëpërmes një komunikate, duke paralajmëruar AKP-në se shumë shpejt do të takohen në Gjykatën e Arbitrazhit në Uashington. U desh të vinte qeveria e Albin Kurtit për nisjen e procedurave të shpronësimit për pronat shoqërore, për të cilat Bedri Selmani kërkonte 65 milionë euro dëmshpërblim nga shteti.

Fatmirësisht, dhe fal punës së palodhur nga qeveria Kurti, Tribunali i Arbitrazhit Ndërkombëtar ka vendosur në favor të Qeverisë së Kosovës dhe kundër padisë së ushtruar nga ish-deputeti i PDK-së.I gjrndur përballë saj, Selmani ka disa muaj që po e zhvillon aktivitetin e tij biznesor në Kroaci, pasi AKP-ja ia mori 12 pikat e shitjes së derivateve të naftës “Kosova Petrol” në qytetet kryesore të vendit. Bedri Selmani është vetëm ajka e njerëzve të fuqishëm nga politika e që ishin uzurpatorët kryesor të pasluftës, e të cilët pronat e uzurpuara nuk i kanë në emër të tyre. Prandaj, duhet ç` kapur drejtësia, e tek pastaj të fillohen hetimet për të nxjerr të vërtetën, pronat t'u kthehen shtetit, sa më parë aq më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat