Obskurantizmi opozitar, i rrezikshëm për proceset ne të cilat po kalon Dardania

Opinione

Obskurantizmi opozitar, i rrezikshëm për proceset ne të cilat po kalon Dardania

Nga: Hafiz Shala Më: 10 gusht 2022 Në ora: 14:44
Autori Hafiz Shala

Opozita progresive, nuk guxon të jetë penguese e proceseve, të cilat i hapin rrugë shtetit të Dardanisë për zhvillimet e brendshme, politike, demokratike e ekonomike si dhe, për shtyrjen përpara të proceseve në marrëdhëniet ndërkombëtare në avancimin e progresit në luftimin e krimit, korrupsionit dhe zhvatjes së parasë publike siç ndodhi që nga pas lufta e deri te ndryshimet e fundit me shpresë se do të japin rezultate, si kusht për t’u bërë pjesë e institucioneve ndërkombëtare të barabarta me shtetet tjera sovrane e demokratike pa kurrfarë kufizimesh të imponuara nga fqiu i ynë agresor e luftënxitës. Opozita iu drejtua si “fajtor” për mos arritjen e marrëveshjeve sipas “të drejtave, të cilat i përkasin asaj, edhe pas gjenocidit të ushtruar ndaj qytetarëve shqiptarë të Dardanisë.

Obskurantizmi nga ana e opozitës së bashkuar në shtyrjen përpara të proceseve politike, e diplomatike e ekonomike, janë qëllimkëqija sepse, në vend se të jepen propozime, sugjerime konkrete në interes të qytetarit, ajo, pra opozita, nuk po mund të lirohet nga filozofia politike njëzet vjeçare e dëmshme dhe e rrezikshme për shoqërinë dhe shtetin demokratik, e cila po shndërrohet në qërim hesapesh ndërpartiake, individuale me akuza e kundër akuza të cilat, janë pengesë e rendë dhe e rrezikshme për arritjen e synimeve dhe premtimeve të dhëna qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

Obskurantizmi në zhvillimet ekonomike dhe politikat monetare, buxhetore, kahjet dhe prioritetet e investimeve në kompani, të cilat absorbojnë fuqi punëtore duke e zvogëluar papunësinë, investimet në arsim, kulturë e shëndetësi, tentim zvogëlimi i dallimeve sociale i kategorive të ndryshme të cilat, me politikat e gabuara njëzetvjeçare kanë sjellë një pabarazi, pakënaqësi e deri te revoltat si pasojë e dështimit të politikave ekonomiko-sociale, shpenzimeve enorme, të papërgjegjshme të buxhetit të shtetit edhe ashtu të hollë e të pa ekzistuar, ndërtime në infrastrukturë me çmime më të shtrenjta në Evropë, dukuria e tenderomanisë si metodë për përfitime e pasurim personal e grupor të jashtëligjshëm, mungesa e transparencës dhe pjesëmarrja në ofertat të cilat, shpesh ka ndodhur që, t’i fitoj ai më i shtrenjti, por më i afërmi me oligarkët, prandaj, edhe kemi ardhur në këtë gjendje kur, nuk ka pasur kontroll, nuk ka pasur luftim të këtyre dukurive duke i mbyllur sytë e veshtë nga ana e prokurorëve, gjykatësve dhe organeve ndjekëse shtetërore, të kapura e të kontrolluara nga politika.

Obskurantizmi politik, është në baza inatqore e xhelozie sepse, gjithnjë nga ish-politika, krekosej se janë bërë “hapa të mëdhenj duke arritur marrëveshje, të cilat i ka përkrah edhe bashkësia ndërkombëtare”?

Po cilat marrëveshje u arritën, e cilat, e kanë avancuar Dardaninë në aspektin ndërkombëtar, në aspektin e funksionalizimit të shtetit në tërë territorin e tij.

Pranimi i pozicionit të shtetit në pozitë inferiore në krahasim me shtetet tjera e posaçërisht me fqiun tonë verior, Serbinë e cila, ish-klasës politike ia ka diktuar, e ka kushtëzuar me heqje dorë nga sovraniteti i shtetit edhe pas shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008, duke pranuar metoda nënçmuese e poshtëruese të paraqitjes së Dardanisë në takimet ndërkombëtare.

“Fusnota” e famshme, e cila na bënin qesharak si shtet, në takimet ndërkombëtare duke mos e patur, dijen e guximin, lirinë dhe pavarësinë e udhëheqësve shtetëror të kushtëzuar e të shantazhuar nga ata më të cilët kanë mbajtur takime të fshehta, duke pranuar gjithçka që ishte në dëm të shtetit sepse, kërcënoheshin e mbaheshin peng për diçka që ata e kanë dijtë e ne si popull jo.

Tani, po dalin pengesat e politikave dhe qëndrimeve të gabuara me të cilat po ballafaqohemi në proceset e ardhme rreth bisedimeve me Serbinë, duke ia mundësuar asaj, qe ta sulmoj udhëheqjen e re “për pengesa e sabotim të dialogut” që në të vërtetë, ajo është vetë Serbia.

Për këtë, ma në fund po bindet edhe Bashkësia Ndërkombëtare, me theks të veçantë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa, Evropa, duke iu bashkangjitur si me zor sepse, ka mbetur peng e shumë proceseve të cilat nuk i kanë zbatuar, nuk ua kanë vërë rëndësinë, më shumë si pasojë e mos çlirimit nga praktika e politikave të vjetra evropiane ndaj disa kombeve dhe shteteve, më theks të veçantë, ndaj shqiptarëve si komb dhe ndaj Dardanisë si shteti më i ri, duke e mbajtur të izoluar sikur në ishullin e Robinson Krusos, duke mos iu lejuar lëvizje të lirë sikur popujve tjerë, anipse, 98% të kushteve i ka plotësuar, anipse populli më i vjetër në Ballkan, anipse popull paqësor e paqedashës, të cilët kurrë nuk sulmuar, kurrë nuk grabitën, por gjithnjë duke u mbrojtur nga grabitçarët evropian, nga veriu e jugu, nga lindja e perëndimi, derisa na i cunguan kufijtë e na tkurrën deri në kufijtë e sotëm, me tendenca të tkurrjes dhe zvogëlimit deri teë zhdukja nëse do ta pranonim.

Nën udhëheqjen e re, Dardania, megjithatë edhe pse e dalur nga lufta, nga okupatori serb e katandisur e shkatërruar, avancon ndaj shteteve tjera në luftimin e krimit, korrupsionit, hajnisë dhe pasurimit të jashtëligjshëm.

Kur është në pyetje Serbia, ish-klasa politike me veprimet e papërgjegjshme, ia mundësoi të sulmoj me armën të cilën ia kanë dhënë vetë dhe, pas gjithë atyre koncesioneve shumë të dhimbshme e të rrezikshme, e pa ngopur, i jep të drejtën vetës të kërkojë maksimumin, ta kthej Dardaninë nën kthetrat e sajë, merreni me mend “djep i Serbisë”.

Djepi i serbëve dhe i Serbisë, janë shpellat karpate, duke zaptuar toka të huaja, në rastin konkret të shqiptarëve duke i përzënë me dhunë vrasje masakrime që nga viti 1844 e deri në ditët e sotme.

Edhe pas faljes së 8200 hektarëve Malit të Zi, gjoja në këmbim për liberalizim të vizave, edhe pas pranimit të formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke kërkuar apriori me kompetenca ekzekutive, edhe pse Kushtetuta i ka hedhur poshtë 23 nene, ata, me 18 gusht presin që kjo kërkesë e tyre “e drejtë” e një asociacion njëetnik është i papranueshëm karshi Asociacionit të Komunave të Republikës së Dardanisë në të cilin e kanë vendin e zbrazët, përsëri këmbëngulin në kërkesat e tyre, bile edhe ultimative, nëse ua pranojnë Evropa dhe Amerika, që, nëse duan paqe e qetësi në Ballkan, Evropë e më gjerë, një gjë e tillë është e papranueshme.

Falë syqeltësisë dhe përkushtimit të SHBA-ve, falë lobimit rreth kësaj çështje të lobit shqiptar në SHBA, i vetmi i regjistruar Uashington DC, përmes Senatorit Demokrat Bob Menendez, ia dolën që, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive të vlerësohet si i pa pranueshëm sipas kërkesave të Serbisë, gjë që e vërtetojë edhe Gabriel Escobar, i dërguari special për bisedimet Dardani-Serbi i cili, edhe zyrtarisht u deklarua se, një asociacion i cili nënkupton, shtet mbi shtet, nuk duhet të lejohet.

Kjo, do të jetë edhe temë kyçe para se të fillohet me temat tjera të rëndësisë së parë, njohja reciproke dhe shtensionimi i marrëdhënieve të dy vendeve fqinjë duke iu dhënë fund këtyre raporteve të paqëndrueshme dhe të dëmshme për qytetarët e të dyja vendeve, obligative nën garancionin, SHBA-Evropë, pasi, politikat e gabuara nënshtruese, ndaj Asociacionit si çështje e brendshme e shtetit të Dardanisë, ish-politika e ka shndërruar në çështje të karakterit me obligim ndërkombëtar.

E njëjta gjë është edhe me tokat e Manastirit të Deçanit ku Gjykata Kushtetuese ka vendosë në favor të Manastirit, anipse, vendimi në fjalë, është sjellur në kohën e okupimit nga regjimi i Milosheviqit, i cili, po të analizohej sipas Konventave Ndërkombëtare kur vendimi i sjellur me dhunë nga okupatori, nuk do të duhej të ishte obligativ zbatueshmëria e tij sepse, dëmtohet shteti i Dardanisë me pasoja të mëvonshme ku Serbia do të “posedojë territor” brenda një shteti tjetër për një objekt i cili, historikisht, as nuk ka qenë kishë ortodokse e as serbe por, kryekëput shqiptare krishtere.

Kjo, i ngjanë sikur ajo, kur furësh në konopin tënd të lidhur nyje nga vetvetja e jote. E, kujt t’i kërkosh fajin dhe kush mund ta këpusë konopin.

Askush, sepse, vetë je lidhur nyje, ndërsa, tjetri nuk e dinë se si më të zgjidhë nyjën tënde të vetëlidhur shumëfish duke e fshehur mënyrën.

Tani, Evropa deklarohet se, ne nuk do ta luajmë rrolin e arbitrit dhe kjo u mbetet palëve në bisedime, duke harruar Evropa se, duke përditur standarde të dyfishta dhe jo të barabarta të dyja palëve, mendoj se, nuk mund të jetë vetëm spektator indiferent, duke e pasur trajtimin jo adekuat sikur për shtetet tjera për shumë çështje, duke i lënë qytetarët e Dardanisë si të dorës së dytë që është papërgjegjësi historike, por, duke shpresuar në angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithatë do t’i afrojnë palët që të mirren vesh nëse duan të jetojnë në paqe, nëse duan zhvillim të denjë ekonomik dhe prosperitet në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Shteti i Dardanisë, duhet që shpresat megjithatë ti mbanë në SHBA-t, përderisa përgjegjësia kryesore, bie mbi Evropën si kontinent në të cilin gjendet Dardania.

Të shpresojmë që monitoruesit të arrijnë qëndrime të përbashkëta dhe palëve t’ua bëjnë me dije se nuk mund të lejojnë rrezikimin e paqes dhe qetësisë në rajon dhe bijtë.

9 gusht 2022

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat