“Isa Mustafa je matufosë, për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin po ia fut kot”!

Opinione

“Isa Mustafa je matufosë, për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin po ia fut kot”!

Nga: Rexhep Torte Më: 10 gusht 2022 Në ora: 14:55
Autori Rexhep Torte

Qeveria e Albin Kurtit nuk i ka sjellë asnjë të keqe Kosovës. Vëllavrasjen për pushtet në Kosovë e solli Hashim Thaçi, që të futi nën sqetull, të bëri kryeministër, që mos të të ndihet zëri për qindra aktivistë të vrarë të LDK-së. Ti në dialogun në Bruksel me Asociacionin e kënaqe Serbinë kriminale dhe ia vure Kosovës thikën në shpinë. Serbinë kriminale jo vetëm te dera, por e futët brenda në Kosovë ti me Hashim Thaçin.

Albin Kurti për Serbinë kriminale e thotë të vërtetën, a nuk po i dëgjon çdo ditë kërcënimet e Serbisë kriminale, apo të kanë lënë veshët? A nuk po e sheh armatosjen e Serbisë kriminale, apo të kanë lënë sytë? Dhunën më të madhe Kosovës ia shkaktuat ti dhe Hashim Thaçi dhe të ngjashmit me ju.

Të rekomandoj ta lexosh tekstin trishtues të Idriz Morinës- kryeredaktorit të “Bota Sot” kushtuar vrasjes mizore të Tush Tun Frokajt dhe Ilire Mark Frokajt, me titull, “Gruan e dhunuan, ia prenë gjinjtë, e vranë, e dogjën… burrit ia thyen kokën…! Sot vetëm një varr e kanë”, botuar në “Bota Sot”, më datë 9 gusht 2022. Lexoje dhe mbushu mend.

Qeveria e Albin Kurtit ua ka vënë flakën juve keqqeverisësve e tradhtarëve të korruptuar që e katandisët Kosovën në 21 vitet e kaluara, dhe e sollët autokracinë duke e shkelur me dy këmbët demokracinë, duke e kapur drejtësinë, prokurorinë dhe gjyqësinë.

Albin Kurti po i kryen reformat në drejtësi që juve keqqeverisësve dhe të korruptuarve, tu vë para ligjit për të gjitha dëmet dhe të zezat që ia shkaktuat Kosovës.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në vazhdimësi merren me Serbinë kriminale dhe me Rusinë kriminale, ashtu siç po merret e tërë bota paqedashëse dhe demokratike.

Sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, Albin Kurti ka dëshmuar se me sugjerimet e t’ua nuk shkon as në tualet.

O Isa Mustafa akademiku munafiku, kapuni dorë për dore bashkë me Avdullah Hotin, Skender Hysenin, Joe Boltonin, e Richard Grnellin, por mos e harroni Lumir Abdixhikun-kryetarin e LDK-së, se të bëri kryetar nderi në vend që të jesh kryetar turpi për të zezat që ia bëre LDK-së, dhe mos harroni merreni edhe PDK-në dhe AAK-në, dhe thuajani lamtumirën politikës në Kosovë, sepse Kosova s’ua pa hairin, por vetëm sherrin.

Albin Kurti më 8 gusht 2022, tha se, “Situata mes Serbisë dhe Kosovës mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur”.

Isa Mustafa, ish-kryetar i LDK-së dhe ish-kryeministër i Kosovës, duke i reaguar kryeministrit Albin Kurti, veç tjerash, deklaroi se, “Kjo është qeveri e dhunës, s’dallohet shumë prej rusëve sa i përket dhunës. Ata po ia vejnë flakën Ukrainës, këta ua vënë flakën institucioneve të Kosovës për ta rrëzuar pushtetin demokratik. Duan të themelojnë ushtri paralele dhe organe paralele të drejtësisë. Kurti e Osmani kafjoll e darkë e kanë Rusinë e Serbinë, ata që ndjellin luftë, po e sjellin Serbinë te dera. Zgjidhja e problemeve duhet të jetë me paqe e me dialog”, deklaroi Isa Mustafa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat