Shqiptarët nuk patën fat me liderët politikë!...

Opinione

Shqiptarët nuk patën fat me liderët politikë!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 11 gusht 2022 Në ora: 16:42
Autori Ismail Muçiqi

Bajraktarizmi, xhelozia, epshet dhe lakmia gjatë historisë i kanë dëmtuar skajshmërish Shqiptarët. E dëgjova sot një deklarata të Ministrit të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, Ministër i Ali Ahmetit i cili në vend që të mirët me punët e tija ai nga horizonti i jugut i dërgoj leksion Albin Kurtit për ti zbatuar marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë. Ky është vetëm një prej momenteve të politikës ditore të cilën e udhëheqin politikanët Shqiptarë gjithandej tokave ku jetojnë duke u imponuar si figura të “mençura” deri tek roli i bajraktarit.

Po harrojnë Shqiptarët e Maqedonisë se Kosova ishte ajo fidanishte e cila i shkolloj dhe edukoj për vite të tëra shumë të ri dhe të reja nga Komunat e Maqedonisë ku jetojnë Shqiptarët. Kosova ishte oxhaku i tryezave dhe takimeve të veprimtareve, të intelektualeve, të politikanëve, dhe të patriotëve të cilët u frymëzuan me fanatizmin më të madh e mbrojtën kauzën dhe bërthamën e kombit. Kosova përkatësisht institucionet, gjatë kohës si ato të Arsimit, të Kulturës, të Informimit gjatë zhvillimeve shoqërore kishin prioritet të veçante rezervimit të numrit të caktuar për pranimin e studentëve nga Maqedonia të cilët aso kohe nuk kishin pothuajse asnjë institucion në Gjuhën Shqipe. Kështu veproj edhe Qendra Studentore në Prishtinë e cila gjithmonë i strehoj dhe i akomodoi numrin më të madh të studentëve Shqiptar nga Komunat e Maqedonisë.

Kosova dhe inteligjenca e saj në vazhdimësi i mbrojti të drejtat elementare të Shqiptareve të përndjekur nga rexhimet e ndryshme të politikës Maqedonase. Kosova gjithmonë ua hapi dyert studenteve, profesorëve dhe kuadrove të profileve të ndryshme nga Maqedonia duke i punësuar dhe sistematizuar në institucionet më të ndryshme të Kosovës. Këto janë faktet e pamohueshme të cilat kemi qenë dëshmitar edhe ne si Gazetar të kohës. Për këto rrjedha politike zhvillimore kemi shkruar vështrime dhe komente më të ndryshme duke i afirmuar të gjitha këto vlera të bashkëpunimit dhe të hegjemonizmit të kauzës të interesit gjithë Shqiptarë.

Gjatë këtij shkrimi mu kujtua një takim miqësor në Parlamentin e Maqedonisë me ish Deputetin Ismet Ramadanin i cili me respektin më të madh më rrëfej për shkollimin, mikpritjen, përkrahjen, duke i falënderuar institucionet dhe intelektualët e asaj kohe, e besa edhe shumë politikanë të cilët dhanë qdo gjë nga vetja për tu ndihmuar të rinjve dhe të rejave Shqiptarë nga vendbanimet e Maqedonisë për tu shkolluar, edukuar dhe emancipuar në institucionet adekuate të Kosovës. I përmendëm vetëm disa momente të cilat e mbajtën në jetë shpresën dhe ëndërrën e Shqiptareve që të frymojnë bashkërisht edhe pse të ndarë në disa shtete për idealin e madh kombëtar. Kjo vetëdije e kohës për të cilën po shkruajmë tani mjerisht ka filluar të zbehet, kjo po shihet kudo në trojet Shqiptare.

Njerëzit që tani kanë marrë përgjegjësi në udhëheqjen e politikës shtetërore si duket e kanë humbur rrugën dhe arsyen duke u përçarë për interesat e ngushta personale dhe partiake deri tek sindromi i “bajraktarizmit” duke rrahur gjoksin se prej tyre fillon historia. Në fund të këtij vështrimi mu kujtuan edhe fjalët e shumë Burrave të Odave, të Kullave si personalitete të njohura të kohës të cilët ishin në ballë të furtunave në mbrojtjen e popullit dhe atdheut, të cilët thoshin: “Se Mendjen dhe Dijen duhet kërkuar në Kosovë e askund tjetër”. Andaj në këtë kohë me plotë rrëmuja dhe turbulenca gjithandej rajonit politika Shqiptare duhet të frymoj dhe të flas me një gjuhë, duke ndërtuar kauzë gjithë kombëtare për ti përballuar sfidat dhe rreziqet të cilat po trokasin në dyert e Ballkanit

. Kështu duhet të veprojë edhe Edi Rama i cili u ka hip skive duke hipur maje kodre pa u mbajtur me paterica, që do të thotë se nuk besoj që mund të lëshohet pistës pa u përmbysur në tokë. Kjo vlen edhe për ata liderë të cilët po llomotisin pa arsye, pa argumente, por të ngarkuar me xhelozi të sëmurë duke e shprehur edhe sindromi e sadizmit në politikë, për tu bërë bajraktar. Këtë më së keqi e bëri Driton Abazoviqi si Kryeministër i Malit të Zi i cili e tradhtoj Presidentin Malazez Millo Gjukanoviqin duke marrë vendime kundër Malit të Zi dhe kundër interesit të Shqiptareve në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat