Populli (kombi), shteti, religjioni dhe politika

Opinione

Populli (kombi), shteti, religjioni dhe politika

Nga: Agron Shabani Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:31
Agron Shabani

Shoku Fahri Xhara! Dhe, ju shokë të tjerë të "shkollës"( koperativës) titiste, jugosllave ose jugokomuniste! 

E dijë se 'Moska e vogël" i "dijnë krejt senët poshtë e naltë"! E dijë se jeni të "ditur dhe universal" për "gjithëçka"!

Ndaj, unë i "shkreti", veç po ua rikujtoj do sene ose gjana që i "dini dhe para shkencës, edhe para Zotit dhe natyrës"!

Shoku Fakri dhe ju shokë të tjerë proletar dhe internacinalist! 

Edhe ju "intelektual e patriot qyetar" të adaptuar ose bijësuar dikur nga shtëpitë ose çerdhët e femijëve të paprindër të Beogradit ("djeçiji domovi" ili "djeçiji vrtiçi pobaçane ili ostavljene dijece" u Begradu itd.) të trafikuar (kontrabanduar) ose karrabythur në krye të vargut ose "kolonës çlirimtare, shtetformuese, intelektuale dhe patriotike" të Kosovës ose " Dardanisë" ejjj!!!

Me lejoni vetëm t'ua kujtoj në fillim se ferexha, burka ose shamia nuk kanë lidhje me shkombtarizim, degjenerim, akulturim, asimilim ose degradim kombtar!

Por, janë martesat e gjinisë së njejtë, pederizmi ose homoseksualizmi, lesbizmi, transeksualizmi, droga, prostitucioni, martesat e përziera me të huajt, penetrimi, bigamia, poligamia, biandria, poliandria etj...që e shkatërrojnë dhe e degradojnë deri në zhukje një popull ose komb të tërë, shoku Fahri Xharra & Company!

Në vazhdim sa për "desert" ose "aperitiv fetar ose kulturor", shoku Fahri!

Thonë se në Lisbona (Lisaboni) para goditjës së fuqishme nga termeti katastrofal tè vitit 1759 (ne mos gabohem ?): Ishte qyteti ose metropola me e pasur dhe më e shkëlqyer e kontinentit dhe globit tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme.

Ndërkohë që Lisaboni (Lisbona) ose kryeqyteti  i famshëm i Portugalisë, ishte edhe qyteti me i lashtë dhe më fetar ose mè katolik në kontinentin e vjetër evropian.

I ngritur dhe ndërtuar shumë kohë para Romës, Londrës, Parisit, Berlinit, Vjenës ose Madridit: Lisbona (Lisaboni) asokohe ishte ngritur dhe promovuar në qënder ose metropolë botërore ose planetare ku gravitonin, penetronin dhe frekuentonin bashkë filozofët (dijetarët), marinarët, tregtarët, pasaniket, skllevèrit, shkrimtarët, piktorët, misionarët, herretikët, inkuizitorët, persekutorët ose ekzekutorët e ndryshëm fetar ose religioz që i digjnin ose kallnin në sheshët e tij kryesore të Lisabonit (Lisbonës) të gjithë ata që guxonin asokohe t'i kundërshtonin hapur shizmën ose dogmat e ndryshme kishtare (fetare) ose eshatologjike.

Kështu që nga frika ose mosbesimi i tyre ndaj njëri tjetrit, viktimat, përsekutorët dhe ekzekutorët e duanin, çmonin dhe lavdëronin njëri tjetrin. 

Në Lisbonë (Lisabon) dikur kishin mësuar ose studiuar edhe Magelani, Vasko de Gama, Dionizisi dhe shumë të tjerë.

Nga termeti i mesipërm katastrofal, thonë se asokohe u dogjën ose shkatërruan 2/ 3 e tempujve, objektëve ose ndërtesave impozante ose monumentale të qytetit të lashtë ose historik të Lisabonit.

Ndërkaq, e gjetën vdekjen mëse 1/ 3 e banorëve ose qytetarëve të tij.

Thuhet se termeti katastrofal në Lisbonë (Lisabon) erdhi edhe nga "mallkimët e larta hyjnore ose profetike" për shkak të formave ose metodave të egra dhe tepë brutale të "apostujve" të inkuizicionit etj. Kush e di!?

Ndërkohë që jo largë Lisbonës (Lisabon) -shpeshherë janë puçur ose përplasur mes veti pllakat ose "kornizat nëntokësore" të Atlantikit dhe Paqësorit ose Pacifikut...Duke shkaktuar dridhje ose lëkundje të fuqishme të tokës me një radius të gjërë, si dhe me magintuda të fuqishme tektonike ose sizmike gjithandej. Nejse!

Dikush duke i shërbyer euharistisë (falënderimit), epifanisë ose theofanisë (dukjes ose shfaqjes së Zotit Hyj) me lutjet, ritualet, celebrimët, veprat ose artin e tij fetar, kulturor ose politik, si padashur dhe kujtuar as vet,i shërben blasfemisë!  Pse (përse) ndodhë kjo?

Sepse, publiku i gjërë ose auditoriumi qytetar, akoma me tepër janë fetar ose laik, se sa auditorial ose audicional.

Një digresion:

Thuhet se në kohën e sundimit të Ban Kulinit, gjegjësisht të Shizmës dhe Inkuizicionit kishtarë (fetarë) ose pseudokulturorë në mesjetë: Në Bosnjen e asokohëshme ishte e përhapur edhe sekta ose organizata asketike, transubstancialiste, dogmatike, përverse ose mitologjike e "bogomilëve" serbian, të cilët predikonin idenë herretike, disolutive, transubstancialiste, infantile dhe patologjike sipas të së cilës Zoti (Hyji) i ka pasur dy djem: Djalin e madh, Satanin ose Satanellin dhe djalin e vogël-Jezu Krishtin...dhe, të cilët gjithënjë sipas "bogomilëve" serbian, e kanë vrarë dhe luftuar njëri tjetrin. Duke e nënkuptuar këtu luftën ose konfliktin e vazhdueshëm në mes Djallit (Satanit) dhe Jezu Krishtit, gjegjësisht, në mes të së mirës dhe të së keqës. 

Nga aty, dikur me vonë thuhet se lindën ose filluan edhe luftërat mesjetare të kryqzatave së bashku me ikjet, përndjekjet ose dëbimet shekullore të etërve të shënjtë (papëve) nga Vatikani në Avinjon të Francës, shizma ose inkuizicioni dhe kështu me radhë. 

Ndërsa, dikund në shekujt 17 dhe 18, në Francë, ndodhej në "fuqi" e ashtuquajtura "levizja" ose "organizata e vogël" asketiko- mitologjike e mbeturinave të hugenotëve, të udhëhequr nga Miguel de Molinouse dhe Madame de Gyjon, e njohur dhe e mbiquajtur asokohe si Kvijetizëm i përgjithshëm alkimisto-ezoterik ku përhapej dhe propagandohej e "vërteta" dhe "lavdia e madhe"  mbi "pemën e bekuar" dhe "eliksirin" e "jetës së pasosur" përtej asaj "anës tjetër" të vdekjës! (...).  

Herrezia ose mitologiizmi i mesipërm asketiko-mitologjik i Miguel de Molinousit dhe Madame de Gyjonit, ithtarët dhe simpatizantët e tyre minorë ose minoritar, asokohe i kishin helmuar ose alivanosur me "predikimet" e shumta dogmatike, totemike, shamanike ose eshatologjike. 

Kjo deri me gjykimin e tyre të hapur nga ana e kryeipeshkvit të njohur të Cambrait, Fenelonit i cili njihej edhe si pedagogu dhe edukatori me i rëndësishëm ose kryesor në oborrin e atëhershëm mbretëror ose monarkisto-klerikalist të Francës së asokohshme pararevolucionare ose absolutiste. 

Ndonëse, Antoni Courte, asokohe hugenotët do i quante dhe kualifikonte si "mbetje ose mbreturina të shkretëtirës së madhe kishtare ose teologjiike"! 

Ndërkaq, edhe rendi kishtar i Jezuitëve në Francë si dhe në shumicën e vendëve kristiane ose ortodokse, gjatë vitëve 1764 dhe 1773, do njihte ose përjetonte ndalesa, pëngesa, abdikcione ose kundërshtime të fuqishme nga ana e oborrëve të ndryshme perandorake, fetare, kulturore ose klerikaliste të Francës, Spanjës, Portugalisë etj.

Ndërkohë që mbreti ose perandori i Prusisë, Friedrichu së bashku me mbretëreshën Katarina të Rusisë, asokohe do u ofronin mbrojtje dhe strehim Jezuitëve të përfaqësuar kryesisht nga Franjo Ksaverski dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kjo deri në vitin 1814, me rastin e abolimit (abolicionit) dhe amnistimit të Jezuitëve në buzëmbremjen e "Kongresit të Vjenës" ose "Aleancës së Shenjë" me 1815. 

Në Kosovë, në vend të edukatës, kulturës, nderit (moralit), politikës ose shkencave politike, si duket akoma (ende) fjalën kryesore e kanë shizma (skizmatizimi), mallkimi, "inkuizicioni modern"!

 Pse (përse) kjo?! 

Sepse, itharët ose militantët e ndryshëm ekstrem, radikal ose fanatik, e kanë një konceptim, përceptim, akceptim dhe anticipim të verbër, të vrazhdë, rixhid, borxhez, skllavoproar, reaksionar, paradoksal dhe anakronik, qè i shohin dhe kundrojnë të tjerët së bashku me kohën ose botën moderne ose bashkohore, si një fakt ose realitet të pandryshuar natyrorë ose ordinar. Gjegjësisht, si diçka të palevizshme (statike), natyrore ose ordinare.

Kjo për faktin se" edukata, kultura, emancipimi, morali dhe besimi" së bashku me "artin e njohur fetar, kulturo, politik ose diplomatik", si dhe vlerat e njohura hyjnore ose universale të jetës së njeriut, i binden dhe nënshtrohen vazhdimisht të njëjtit ligj: ligjit të shndërrimit, nënshtrimit, konvertimit, mohimit, tjetërsimit etj. Mbase, ligjit të konfirmimit me vetvetën si dhe me gjithëçka tjetër brenda dhe jashtë saj. 

Në dukje te parë, kjo është pra filozofia e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në iluzion ose hedonizem, ku qielli me yje, është lebroz. 

Diçka mbi religjionin integral dhe patriotik....

Me falni zotërinj!

Koha me shtrëngon t' i bëj një fyerje temës që kam marr përsipër të zhvilloj.

Autor, shpikës, zbulues, vepra dhe dokumenta të panumërt, ngrenë zërin dhe thonë: Ne besimtarët e Krishtit, jemi pionerët, kalorësit dhe krijuesit e kulturës moderne.

Zotërinj të ndershëm!

Unë një njeri i klerit, dua t'iu flas për atdhetarizëm?!

Kleri mendon dhe punon për një atdhe të ardhshëm, le të shikojë punë  e vet sëcili dhe t'ua lërë civilëve dhe intelektualëve të lartë çështjen e kombit dhe atdheut të këtushëm. 

Atdhetarizmi është profan për njerëzit e shpirtit dhe besimit, sikurse besimi për njerëzit e civilizuar dhe të kulturuar. 

Zotërinj!

Secili nga ju ka një art ose profesion të veçantë, por ju nuk  pushoni kurrë së qeni njerëz, së qeni shqiptarë, pse si për shëmbull njeri prej jush ka vënë si ideal jete artin, një tjetër edukatën dhe kulturën, një tjetër diturinë dhe shkencën, dikush tjetër një send tjetër.

E kur arti, kultura, dituria dhe idealet tjera nuk na pengojnë të jemi atdhetarë ose patriot, atëherë pse ai që ndjek idealin e fesë ose besimit, nuk mund të jetë shqiptar?

Jam fetar, por e dua dhe e çmoj krejt natyrën njerëzore, jam fetar, por kam tagre dhe detyra shoqërore, jam fetar, por nuk rrojë as në erë, as në re dhe as në qiell, por në këtë tokë që quhet Shqipëri, midis ketyre njerëzve që janë shqiptar, jam fetar e dua të mbajë marëdhënie të ngushta me Zotin, por gjaku shqiptar që me vlon ndër dej, shpirti shqiptar që me frymëzon fjalën dhe mendimin, rrethi shqiptar, ambienti dhe traditat shqiptare që, duke ma përshkuar anëmbanë jetën dhe botën time mendore, shpërthejnë ndër hove të shpirtit, ndër ndjenja dhe zakone, nuk mund të zhduken prej meje, mesa mund të zhduken prej nesh Zoti dhe natyra!

Të nderuar zotërinj!

Atdhetarizmi ose patriotizmi, është një ndër vlerat dhe idealet kryesore të krishtrimit.

Ndaj, nuk mund të jemi të krishterë të mirë, pa qenë njerëz të mirë dhe patriot. 

"Krishtërimi është hyjnor pse është shoqëror, karitativ dhe humanist..", Fragmente nga vepra e njohur e At (Patër) Anton Harapit: "Njisimi kombtar dhe ideali kombtar".

Dihet se krishtërimi në realitet, plotësoi një detyrë të madhe për iliroshqiptarët.

Ai la gjur­më të pashlyera në analet e historisë sonë kombtare, dhe ky kontribut mund të vlerësohet gradualisht, vetëm me zhvillimin, edukimin, arsimimin dhe emancipimin e përgjithshëm të njeriut dhe popullit (kombit) shqiptar.

Ndaj, edhe polemikat, replikat ose dilemat e ndryshme rreth asaj se kush janë arkitekt, kalorës dhe gardian kryesorë të gjuhës, kulturës, historisë dhe civilizimit të njohur iliroshqiptar- paraqesin edhe një mashtrim ose manipulim flagrant të historisë sonë kombtare nga ana e pseudohistorianëve, kontrakulturologëve dhe antishkenctarëve të ndryshëm filoturq, puroshqiptar, joshqiptar, antishqiptar ose neotomanik: Kur dihet fakti se po të mos ishin intelektualët, patriotët, klerikët ose misionarët e shquar shqiptar të­ religjionit kristian ose katolik, shqiptarët e sotëm do kishin folur, shkruar dhe menduar turqisht, serbisht etj.

Nuk do kishte sot as Kosovë dhe as Shqipëri. E ndoshta edhe as komb, as shtet, as gjuhë, as kulturë, as histori dhe as flamur shqiptar.

Nën hijen e islamit ose islamizmit radikal turko-otoman, për gjashtë shekuj me radhë, kishat katolike shqiptare ishin qëndra drite dhe shprese, vendi i shpirtit, shkencës, artit dhe kulturës shqiptare, prej nga ku shpërn­da­hej drita e njohur e shkencës dhe diturisë në tërë hapësirèn shqiptare ose ilirike.

 Krishtenizmi ose katolicizmi ishte feja e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë. 

Tempulli i dritës, shkëlqimit, ekzistencës, rilindjes ose renesanses shqiptare... 

Frymëzim i orvatjeve ose përpjekjeve të njohura kolosale dhe titanike të klerit katolik shqiptar në Vendin e Shqipëve, i cili gjatë sundimit (pushtimit) të egër turko-otoman, ishte në një gjumë ose agoni të thellë.

 Ndaj, a ka devocion më të lartë se ky, që bazohet në të gjitha këto parime sublime dhe kaq të shënjta?!  Unë them se nuk ka.

Ndryshe nga kjo, parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe besimit, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi, tek shqiptarët vlerësohet si gati i shenjtë. 

Kur, tërë lënda e pasur e librave fetare, kulturore dhe historike, të dalë në dri­të, do të shohim se, ndikimi i klerit katolik shqiptar në qytetërimin dhe historinë shqiptare, ka qenë shumë më i madh se sa është ditur dhe shkruar deri më sot.

Edhe përngjasimet ose analogjitë e ndryshme në mes Pjetër Bogdanit dhe Shën Tomës ose Augustinit, duhet studiuar, analizuar dhe kuptuar në hollësi dhe brendi, dhe jo si jo të rastësishme. Sidomos dëshira e njëjtë ose identike, për të pajtuar filozo­finë me teologjinë ose religjionin etj.

Përçarjet ose ndasitë e ndryshme rreth asaj në janë me trima dhe patriot shqiptarët musliman katolik, ortodoks ose protestant?, të ngjajnë në pyetjen ose dilemën eskursive, diskursive ose dihotomike: Në është me vjetër vezja (veja) a pula!?

Edhe feja ose religjioni islam ose musliman i kanë shënjtëritë, meritat dhe vlerat e tyre hyjnore, globale ose universale. Sigurisht se Po.

"Shqiptarët kanë kodin e vet moral, luftarak dhe patriotik, dhe janë të besueshëm e patriot- deri në vdekje!", do thoshte dikur H. Charles Woodsi. 

"Shqiptarët janë popull (komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe guha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë ose specifike." (mendjet e ndritura europerëndimore dikur mbi shqiptarët.

Shqiptarët janë popull trim, tolerant, bujar dhe tepër fisnik, të cilët edhe në kohë lufte ose konfliktësh dhe armiqsishë të ndryshme me të tjerët, ua njohin, ua ruajnë (mbrojnë) dhe respektojmë varret, flitë, hyjnitë, ritualet, kishat, manastiret ose objektët e ndryshme të kultit, fesë (religjionit), nderin, moralin, traditën dhe kështu me radhë, njerëzve dhe popujve të tjerë.

Se këndejmi, edhe gjatë kohës së luftës së fundit, dhe pas luftës në Kosovë, shqiptarët nuk e dogjën, nuk e prishën ose shkatërruan asnjë kishë ose manastir serb në Kosovë.

 Nuk e prishën ose rrënuan asnjë varrë të tyre etj. Absolutisht jo!

Bile, fisnikët ose trimat e njohur shqiptar, edhe gjatë luftërave të mëdha botërore ose ballkanike, thuhet se i kanë marrur në besë, strehuar, mbrojtur dhe shpëtuar serbët dhe të tjerët.

Nga kjo rezulton se fizionomia, identiteti, dinjiteti (digniteti), autenticiteti, ekskluziviteti, sovraniteti dhe integriteti i njeriut ose popullit (kombit) shqiptar, në esencën ose substancën e tyre, konsistojnë në lirinë, nderin, moralin, respektin dhe konsideraten maksimale ose optimale ndaj palës tjetër.

Është në nderin, moralin, kultutën dhe traditën e shqiptarit që të mos merrët gjak, ose të mos vritët hasmi ose gjakësori, nëse e ka një grua (femër) ose femijë (kalama) të vogël me veti. Apo, nëse femijët dhe familja e tij, nuk kanë miell në maxhe ose bukë në sofër.

Ndërkohë që shqiptarët e vërtetë përveç Zotit (Hyjit)-nuk i njohin "figura supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit! 

Shqiptarët e vërtetë dhe patriot, nuk i njohin dhe s'i pranojnë kurrë kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së huaj!

E sidomos kokat e përulura ose nështruara, ku përposhtë saj zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. 

Jo kurrë e kurrës. Absolutisht kurrë!

Shqiptarët i kanë njohur, përjetuar dhe kuptuar me kohë ngjarjet, mesazhet, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjeve, ndodhjeve, figurave dhe personalitetëve kryesore ose monumentale të historisë së tyre kombtare.

Në të kundërten, askush prej tyre nuk është aq i marrë, stupid, nebuloz, cinik ose injorant, sa për të mos i parë, dëgjuar, lëxuar, njohur dhe kuptuar mesazhët (porositë), ngjarjet, zhvillimët, kërkesat, fytyrat, figurat, autoritetët dhe zërat e kohës, shpirtit dhe historisë së njohur shqiptare!

Por....

Dikush prap, duke u munduar ose përpjekur për t'i shërbyer euharistisë (falënderimit), epifanisë ose theofanisë (dukjes ose shfaqjes së Zotit Hyj) me shkrimët, vargjet, ose artin e tij vizatimor, letar, fetar, kulturor, politik, analitik, gazetaresk ose publicistik, si padashur dhe kujtuar as vet, i shërben blasfemisë ose apostazisë!

Pse (përse) ndodh kjo? 

Sepse, populli ose opinioni i gjerë publik, me tepër janë fetar ose laik, se sa auditorial ose audicional.

Ndryshe nga kjo, Mikelagjello Bonaroti pos tjerash njihet edhe si autor i dy veprave (kreveprave) të njohura artstike: "Pietta-Mallëngjimii" dhe "Goca (vasha) e mitur (adoleshente) me barkë të fryer ose shtatzënë." 

Mikelanxhelloja, asokohe nga qarqet e ndryshme kishtare ose klerikaliste, u akuzua për blasfemi dhe apostazi. 

Përderisa, Flavius Klaudius Julianus (Juliani) -mbreti ose peradori i njour romak i bizantit, me origjinè iliroshqiptare, i cili lindi në vitin 361 në Konstantinopojë (Stambolli i sotëm)- bëri çmos për t'a ringjallur dhe riorganizuar religjioinn pagan dhe pushtuar temullin e njohur të Jeruzalemit. 

Nga kisha katolike, Juliani dikur u quajt edhe si "Julius Apostata" etj.

'Të lirë, të lumtur, të mençur (ditur), urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, denuar dhe të mjerë...?! Kjo është dilema.

Ngritja e temave ose çështjeve të nxehëta fetare dhe kulturore ndër shqiptarët në një etapë ose periudhë kaq cvilitëse, hektike, turbulente, agresive dhe dinamike të konsolidimit të gjithëmbarëshem dhe tranzicionit, të bëjnë të ndjehësh keq.

Kjo sidomos atëherë, kur predikuesit, misionarët, besimtarët, itharët ose militantët e ndryshëm ekstrem, radikal ose fanatik, e kanë një konceptim, përceptim, akceptim dhe anticipim të verbër, të vrazhdë, rixhid, borxhez, skllavoproar, reaksionar, paradoksal dhe anakronik, që i shohin dhe kundrojnë njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë, kulturën ose religjionin, si një fakt ose realitet natyrorë ose ordinar. Gjegjësisht, si diçka të palevizshme (statike), natyrore ose ordinare. 

Se këndejmi, në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht shantazhet dhe komplotët së bashku me sekretët ose misteriet e heshtjës së tyre tinëzare ose bizantine ndaj palës tjetër, një fakt ose fjalë e vërtetë kumbon ose tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë. (Çasllav Millosh)

Sidoqoftë, edhe feja (religjioni), edhe arti, kultura, letëtsia, historia, filozifia dhe disciplinat tjera, mund të vdeshin ose shkatërrohen një ditë pa fjalët dhe mendimet e njohura shkencore dhe humaniste që nuk u thanë dhe s'u shkruan kurrë si duhet, ose siç janë në të vërtetë.

Në të kundërten, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë të duken hosteni, metafora,  humori, elokuenca ose heshtja, nëse nuk keni asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar ose për të thënë.

E sidomos në fe (religjion), kulturë, informim, politikë të lartë ose diplomaci etj.

Heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t'i shmangur ose injoruar ato. 

Ndaj,"mos koleksiononi dhe fiksoni gjëra të kota ose fare boshe! Zgjidhni dhe koleksiononi çaste dhe momente të këndshme në jetën tuaj...Fytyrën dhe sytë e bukur, trupin dhe shpirtin e dashur të atyre që i doni (duani) mëse shumëti...Flegërat e buzëve së bashku me buzëqeshjet që shpërthejnë në një çast ose moment kulminant. (Claudia Marangoni.

Sipas dialektikës jetësore ose filozofisë së njohur gjermane dhe asaj italiane, ne jemi vetëm një grusht ëndërrash ose iluzionesh aty dhe atëherë kur jetën, kohën, vitët dhe ditët tona, i kalojmë fare bosh. 

"Në instancë të fundit, feja (religjioni), shteti dhe pushteti, nuk e ngrisin ose krijojnë dot një komb, por drejtuesit e intelegjës së tij me edukatë, kulturë, moral dhe karakter të lartë. (Gustav L´ Bonn- mendimtar ose filozof i shquar frankogjerman në kuader të "Psikologjisë së Racave".)

Në fund diçka mbi lindjen dhe themelimin e kombëve:

Në gjuhë dhe dialekte të ndryshme (shqip, anglisht, greqisht, italisht, gjermanisht, frëngisht, kroatisht, spanjollisht, portugezisht etj.) kombi e simbolizon ose nënkupton shtetin, vendin ose atdheun e origjinës, gjuhës, gjakut, gjenërve, gjenealogjisë ose përkatësisë së përgjithshme të një populli (kombi) me origjinë të njejtë.

Ndërkaq, sipas UNESCOS dhe shoqatave të ndryshme botërore ose ndërkombtare të politologjisë, antropologjisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë, sociokulturës, sociohhistorisë sociopolitikës dhe kështu me radhë: Me kalimin e kohës janë ngritur, ndërtuar, shfaqur dhe projektuar një sërë konceptesh, përceptimesh, akceptimesh, anticipimesh, variantash dhe terminologjishë të ndryshme ekskursive dhe diskursive, sipas të cilave prejardhja, origjina ose etimologjia nacionale ose etnike parasegjithash e kanë një itenerar dhe karakter të ndërlikuar dhe tepër kompleks në kuptimin e njohur kontekstual dhe kontestual të lindjes, ngritjes ose themelimit të popujve ose kombëve të ndryshme që nga Antika e largët dhe gjer me sot.

Duke menduar në kombët e lashta ose klasike, në kombët shtetformuese, kombët mbretërore, perandorake ose dinastike, subkombët ose subnacionet, kombët shtetrore ose politike, kombët pa shtet ose kombet e ndara në shumë shtete, kombet artificiale ose johistorike, kombët multishtetrore ose shumështetrore dhe të tjera.

Ndonëse, termi ose nocioni komb (natio) në historinë paramoderne të Europës, e kanë njohur dhe kaluar si të thuash të njejtën rrugë ose itinerar të zhvillimit ose evolucionit nepër bashkësi, shoqata ose organizata të ndryshme politike dhe jopolitike, nepër shkolla, akademi ose univerzitete të ndryshme mesjetare, në organizatat e ndryshme studentore, në kongregatat ose konciliumët e ndryshme fetare ose kishtare etj.

Ndërkaq, rrënja, kuptimi ose etimologjia e fjalës ose nocionit komb (natio) e kanë marrur kuptimin dhe formën e plotë nacionale, etnike, autentike, evolutive, empirike, fizike, organike, historike, gjeografike, biogjenetike etj., me fillimin e historisë moderne ose bashkohore në Europë dhe gjithandej, kur populli (populo), kombi (natio) ose etnia, kanë filluar të dallohen ose veçohen nga organizatat ose bashkësitë e ndryshme fetare( kishtare), kulturore, politike, mbretërore (monarkiste), skllavopronare, borxheze, feudaliste, latifundiste, imperiale, kolonialiste etj.

Aty lindën, ose u shfaqën edhe krenaria nacionale, etnike ose patriotike, respektivisht identiteti, intimiteti, spontaniteti, ekskluziviteti, integriteti, autenticiteti dhe sovraniteti i përgjithshem shtetror, nacional, kulturor dhe politik së bashku me nacionalizmin, patriotizmin, kauzalitetin dhe ideologjinë e njohur shtetrore, nacionale, kulturore, politike, historike, gjeografike, ushtarake, ekonomike, industriale etj....E sidomos pas revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli, Francë dhe SHBA-së.

Ndonëse, deri atëherë nacionalizmi, patriotizmi, kauzaliteti ose ideologjia e njohur shtetrore dhe nacionale, janë ruajtur, kultivuar dhe afirmuar kryesisht nepër kisha ose organizata të ndryshme kishtare ose klerikaliste, në qarqet ose elitat e ndryshme ushtarake ose luftarake, në klanët e njohura mbretërore ose familjare dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që ndjenja e mburrjes dhe krenarisë së lartë shtetrore dhe nacionale (L. Greenfeld)-për herë të parë kanë lindur në Angli me rastin e ndarres (divorcit) epokal ose historik të kishës autoqefale të Anglisë nga Pontifikati ose Selia e Shënjtë (Papati) në Vatikan, për shkak të divorcit të mbretit Henriku i VIII të Anglisë me Katarinen e Arragonisë së Spanjës, dhe martesës së tij me oborrtaren ose bukuroshen e famshe, An Bolyen të Anglisë, si dhe fitorës epokale, monumentale ose historike të flotës ose ushtrisë angleze -kundër "armades" spanjollle në shekullin XVI (16).

Në kërë frymë janë hartuar, ngritur, themeluar dhe konceptuar edhe idetë, teoritë, pasqyrimet dhe formulimet e gjithëmbarshme me identitetin, sovranitetin, autenticitetin, ekskluzivitetin, integritetin, mburrjen dhe krenarinë e lartë shtetrore dhe nacionale së bashku me bashkimin ose unitetin e përgjithshëm shtetrore, nacional dhe politik si digë ose pararojë e fuqishme dhe e pamposhtur ndaj sfidave ose provokimëve të ndryshme ushtarake, politike, shtetrore, nacionale, historike, gjeografike etj.

Karakteristika te ngjajshme, te dyfishta, shumefishta ose analogjike i kemi edhe me rastin e lindjes dhe zhvillimit te idese ose ideologjise shtetrore dhe nacionale ne France , ku sipas koncepteve dhe definicioneve te njohura te Zhan Zhak Rusose (Rousseaue), kuptimi ose perceptimi i kombit ose nacionit si "popull ose komb i pavarur dhe sovran" i ka paraprire idese se pergjithshme  evolutive, revolucionare ose restauratore te revolucionit te madh francez dhe ngritjes se themeleve te gjithembarshme te demokracise moderne ose bashkohore me shembujt, simbolet dhe instrumentet fillestare te Anglise dhe me vone te Frances (ne kohen e Napoleon Bonapartit) me elementet ose instrumentet e njohura te dominimit francez ndaj pjeses tjeter te mbetur Evropes ose botes.

Edhe revolucioni i njohur amerikan (me disa ndryshime ose dallime te vogla) i ka njohur elementet, instrumentet dhe karakteristikat e larteperemendura shtetrore dhe nacionale te Anglise dhe Frances, ne kuptimin e luftes dhe idese se brendshme revolucionare, restauruese (reformatore) dhe historike te ngritjes ose themelimit te kombit te madh amerikan, dhe luftes ose idese se njohur revolucionare, epokale dhe historike per liri (çlirim), demokraci dhe pavaresi te pergjithshme nga kurora e huaj mbreterore ose perandorake.

Ndonese, modelet e njohura te Anglise, Frances dhe SHBA-s, kane qene model, simbol dhe sinonim i pergjithshem konspirativ dhe logjistik per shumicen e popujve (komeve) dhe vendeve te ndryshme ne kontinentin e vjeter evropian dhe gjithandej globit ne lufterat dhe perpjekjet e tyre per lirim (çlirim) dhe pavatesi te pergjithshme shtetrore, nacionale dhe politike. E sidomos tek popujt (kombet) dhe vendet e ndryshme te Evropes Qendrore dhe Juglindore, ne kuadet te lufterave dhe petpjekjeve te tyre çlirimtare dhe patriotike kunder qendrave ose metropolave te dikurshme perandorake, cariste ose otomanike me seli ne Moske, Stamboll, Vjene, Londer, Paris, Madrid, Lisabon etj.

Ndryshe nga kjo, deri me  "Paqen e Westfalise" me 1648, si dhe me aritjet, zhvillimet dhe perparimet e mevonshme shkencore, industriale dhe teknologjike, identiteti, individualiteti, ekzkluziviteti,  integriteti dhe sovraniteti i njohur teritorial (gjeografik), shtetror, nacional dhe politik i popujve(kombeve) dhe shteteve te ndryshme me te vogla ne Europe, Azi dhe gjithandej, jane "ruajtur, siguruar ose garantuar" ne kuader te mbreterive ose perandorive te ndryshme cariste, osmane (panotomanike), austro-hungareze, imperiale, kolonialiste, bolshevike ose komunosocialistr dhe te tjera. 

Bile, Xhuzepe Mazini (Guiseppe Mazzini) ne nje rast thote se: "popujt ose kombet e kuakifikuara' (lexo kombet e njohura shkencore, industriale, ekonomike ose teknologjike) duhet te jene gjithemone te medha dhe te fuqishme per nga numri i banoreve, teritori ose hapesira jetesore ose gjeografike, per nga mentaliteti, kultura dhe traditat e tyre kulturore, shkrimore, pedagogjike ose akademike, te kene gjithemone te zhvilluar fuqine ose aftesine pushtuese ose okupatore ndaj shteteve ose popujve te tjere me te vegjel dhe keshtu me radhe.

Duke menduar ketu ne tipet ose modelet e larmishme te popujve, kombeve ose nacioneve te ndryshme, gjegjesisht ne dallimet themelore ose esenciale (substanciale) ne mes "kombeve shtetrore ose shtetformuese" dhe "kombeve kulturore  ose politike", apo ato ne mes "kombeve te reja" dhe "kombeve te lashta ose klasike", "kombeve mbreterore, perandorake ose dinastike" me selite e dikurshme ne Londer, Paris, Madrid dhe Lisabon" dhe te tjera ipas koncepteve, ideve, definicioneve dhe teorive te njohura shkencore ose metodologjike te Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George H, S. Watsonit, Rogers Bruhbakerit, Ernst Gellnerit etj.

Ndonese, zhvillimet dhe proceset e ngritjs dhe formimit (themelimit) te kombeve dhe shteteve te reja ne kohera dhehapesira te ndryshme kontinentale dhe interkontinentale, per nje kohe te gjate ka qene te ndara ose veçuara nga njera tjetra.

Nderkaq, biehorvinizmi,  pragmativizmi, primordijalizmi dhe konstruktivizmi (modernizmi) i njohur amerikan i korrrspondences realiste dhe surealiste me forma, profile, shfaqje dhe manifestime te ndryshme shtetore, nacionale, politike, konceptuale dhe ideologjike se bashku me historizmin dhe romantizmin patriotik, si dhe universalitetin ose globalitetin e njohur shkencor, racional, metodologjik ose humanist te qarqev eose elitave te larta shkencore, intelektuale dhe kulturore te Anglise, Frances dhe Gjermanise, i kane vene piketat ose kornizat e pergjithshme mbi idete, konceptet dhe teorite e reja shkencore dhe humaniste mbi kombin dhe shtetin modern ose bashkohor. 

Në instancë të fundit, kombi (natio ose nacioni)- eshte nje bashkesi shoqerore dhe politike qe mbeshtetet ose bazohet ne besimin, faktin dhe argumentin e anetareve ose pjesetareve te nje kombi ose etniteti te caktuar ne origjinen e njejte ose te perbashket, ne te kualuaten ose historine e njejte dhe te perbashket, ne fatin dhe ardhmerine e njejte ose te perbashket, ne gjuhen e njejte dhe te vecante (posacme) nga gjuhet tjera, ne fene ose religjionin e njejte ose te perbashket, ne traditat e njejta ose te perbashketa, ne edukaten, kulturen dhe mentalitetin e njejte ose te perbashket, si dhe ne nje sere instrumentesh ose elementesh tjera simbolike, strukturale ose strukturalgjenetike mbi njohjen, identitetin dhe identifikimin e perkatesise se tij individuale dhe kolektive (si himni, flamuri, varret individuale dhe kolektive, heronjt, deshmoret, bustet ose permendoret, festat ose kremtat e njohura shtetrore ose nacionale etj.), ndjenja e kompaktesise, homogjentitit dhe solidarotetit te perbashket, mburrjes, krenarise, drejtesise dhe barazise ligjore, sociale, shoqerore, nacionale ose politike), mobilizimin dhe organizimin e mirefillet shtetror, nacional, kulturor, historik dhe politik, ne zhvillimin ose evoluimin (evolucionin) e tij qe nga fillet e tij dhe deri tek levizjet ose organizimet e njohura politike, ushtarake dhe te tjera per mbrojtjen e lirise, pavaresise, identitetit, dinjitetit, dignitetit, integritetit, eksluzivitetit dhe sovranitetit te tij fizik, biologjik, gjenealogjik, shpirteror, fetar, kulturor, shtetror, nacional, politik, historik dhe gjeografik etj.

U mor vesh se populli (kombi) dhe shteti i parë kanë lindur në Greqinë Antike, respektivisht në shtetin (polisin) e Athinës, ku për herë të parë është bërë edhe ndarja ose klasifikimi i popullit (kombit) në popullit autokton, entik, indogjen ose autentik (ius sangunis), si dhe në popull shtetror ose politik (ius polis, ius solis) etj.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe civitasin, civisin dhe civilisin e Romës Antike.

Shoku Fahri, mos shani ose ofendoni tinëzisht me nofka ose logo të huaja, por dilni ballë për ballë!

Kaq sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat