Ndihmat financiare të mërgatës i përdorën për qëllime antikombëtare

Opinione

Ndihmat financiare të mërgatës i përdorën për qëllime antikombëtare

Nga: Adem Bytyçi Më: 12 gusht 2022 Në ora: 18:28

Ndihmat financiare të mërgatës gjatë luftës ca pseudo patriotë i përdorën për qëllime antikombëtare.

Nuk po merrem me emra, por pasi që lexova se, një luftëtar gjatë luftës ia paska premtuar njërit 300 000 marka shpërblim për likuidimin e Dr.Ibrahim Rugovës , thash me siguri se ato para kanë qenë të Mërgatës.

Mërgata ka ndarë nga kafshata e gojës miliarda për ta ndihmuar luftën, por jo që shqiptarët të vrasin njëri tjetrin për qëllime politike, karrieriste antikombëtare.

Mërgata, është e vetëdijshme se nga ca pseudo patriotë paratë e saj gjatë luftës janë keqpërdorë, prandaj me kohë e ka shpreh indinjatën e saj dhe ka kërkuar që paratë e saja të vjedhura nga të dyja fondet- Fondi i 3%- shit dhe Fondit Vendlindja thërret, t'i kthehen popullit të Kosovës dhe ndaj atyre të cilët i kanë keqpërdorur mjetet nga të dyja fondet për interesa të tyre personale antikombëtare të merren masa ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat