Jo me shami në shkollat fillore dhe të mesme

Opinione

Jo me shami në shkollat fillore dhe të mesme

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 13 gusht 2022 Në ora: 23:29
Gani I. Mehmeti

Kur flitet për shaminë, fjala ështëpër nxënësit deri sa ta kryejnë shkollën fillore dhe të mesme, as për 16 -vjeçaret e as për 18 - vjeçaret. Nuk ka shami për nxënëset e shkollave parauniversitare. E them kjështu, se mund të përsërisë ndonjë klasë nxënësja dhe ta zë në shkollën e mesme edhe pas moshës 18-vjeçare. Dhe, kjo, jo vetëm për nxënëset, por duhet të vlejë edhe për punëtoret femra në arsim. Nuk do të kishte kuptim të ndalohet për nxënëset e jo edhe për punëtoret në arsim. Këtë do duhej ta dine të gjitha femrat që duan të përgatiten për mësimdhënie në cilindo cikël parauniversitar. Kjo nuk do të vlejë për studentët dhe për ligjërueset në universitete, pse atjei përkasin moshës madhore.

Shamia të ndalohet për të gjithanxënëset e shkollave fillore dhe të mesme, pavarësisht moshës.

Nxënësi, që për shkaqe të ndryshme, apo pse e ka përsëritur ndonjë vit gjatë shkollimit dhe është vonuar në përfundimin e shkollës së mesme, do të thotë se ai ka ngecur në të kuptuarit dhe nuk ka arritur të tregojë se mund të gjykojë dhe nuk është në gjendje të marrë vendime për jetën e tij, nuk do të vejë shami në shkollë deri sa ta pëfundojë shkollën e mesme.

Po ka vërejtje se përse nuk ndalohet edhe shkuarja gjysmëlakuriqe të nxënëseve në shkolla. Edhe këtë do duhej rreguylluar, por, me gjasë, pse në të kaluarën jo të largët nuk ka pasur raste, nuk është përfshirë edhe në Kushtetutë, në ligj e në marrëveshje.

Më së fundi, në shkolla do duhej të ishte uniforma e nxënësve, për dallim të nxënësve nga jo nxënësit. Me uniformë do të mbuloheshin edhe nxënëset gjysmëlakuriqe.

Kjop do duhej marrë shumë seriozisht edhe nga kush është kërkuar, që fare të mos bëhet lëshim.

Naim Tërnava ka ndryshuar “Kushtetutën” e BIK-ut për t’u kandiduar e zgjedhur vetë për herën e tretë kryetar i BIK-ut. AI po kërkon ta ndryshojë edhe Kushtetutëne Kosovës për interesa të tija personale qëtë afrohet sa më shumë me Turqinë dhe shtetet tjera arabe, por asnjë veprim nuk e ka bërë tek ato shtete që ta njohin Kosovën shtet. Naim Tërnava asnjëherë nuk ka bërë asgjë për të mirën e kombit Shqiptar e as të shtetit të Kosovës. Ku merr të drejtën ai të kërkojë lejimin e shamijave nëpër shkollat parauniversitare të Kosovës. Ai vetëm fizikisht është në Kosovë, por asnjëherë nuk ka menduar për Kosovën.

Ne mbajmë mend mire Dr. Rexhep Bojën gjatë viteve të 90-ta, sa aktivitetet kulturore, gjuhësore e shkencore Kombëtare Shqiptare janë mbajtur në Medrese, në kohën kur gjithçka shqiuptare ishte ndaluare nga Serbia në objektet publike të Kosovës. Naim Tërnava me asgjë nuk ka ndryshuar me miftiun e Beogradit, i cili thoshte se shqiptarët në Serbi ikanë  të gjitha të drejtat! Naim Tërnava, me sjelljet e tij, është paraqitur si një armik i shqiptarëve, pa marrë parasysh se çka është i deklaruar ai kombëtarisht.

Kryeministër, Albin Kurti, të gjithë shqiptarët e vërtetë kombëtarisht, janë kundër shamisë në shkollat publike parauniversitare. Nëse lejon këtë, këta do të jenë edhe kundër teje.

Çështja e shamisë dhe disa praktika islame që, nuk kan lidhje me fenë islame, duhet kuptuar se ka tendencë për sulm kundër vlerave kombëtare. Prandaj, këtyre tendencave duhet ndaluar sa nuk është vonë. Pas shamisë, do të kërkohet diçka tjetër…

Kryeministër,Deklarata jote, në lidhje me lejimin e elementeve fetare në jetën publike, konkretisht lejimin e shamisë grave e vajzave tona, është skandaloze dhe e papranueshme.           Kjo është në kundërshtim me kulturën kombëtare Shqiptare. Ne nuk jemi turq as arabë.

Ne duhet t’u  tregojmë të gjithëve se jemi shqiptarë dhe vetëm shqiptarë dhe nuk do e ndërrojmë identitetin tone kombëtar për asgjë dhe për askë, për asnjë çmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat