Cilët politikanë fshihen pas fajdeve?!

Opinione

Cilët politikanë fshihen pas fajdeve?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 gusht 2022 Në ora: 10:12
Autori Faton Mehmeti

Fajdetë janë të përhapura kudo, në veçanti në vendet me drejtësi të brishtë dhe varfëri. Në Kosovë, fajdetë janë problem mjaft i përhapur.

Fajdetë ndonëse kanë kamata edhe më të larta, por efikasiteti i tyre në dhënien e parave, i shtyn njerëzit të kryejnë punë. Sidoqoftë, në shumë raste, shkaku i fajdesë njerëzit përfundojnë në gjykatë e të tjerë edhe humbin jetën. Ndonëse ka shumë raste, duhet të përmend rastin e para disa viteve të një biznesmeni që u zhytë thellë e më thellë në borxhe nga fajdetë në Prishtinë.

Biznesmeni Arton Shala u kishte marrë para në formën e huas katër personave. Ai përveç kthimit të parave pretendonte se ishte detyruar të paguajë edhe kamatë. Shumë kjo e cila për muaj ndryshonte varësisht prej personave, nga 1 mijë euro deri në 4 mijë e 500 euro për muaj.

Në njërin prej rasteve, Shala pretendon se ishte kërcënuar dhe ishte rrahur fizikisht nga disa persona për shkak se thotë nuk kishte pasur mundësi t’ia paguante kamatën në tërësi. Një rast tjetër njërit kamata i rritej çdo ditë. Nga 50 mijë euro sa i kishte marrë me fajde për një periudhë dyvjeçare, A.L. detyrohej t'i kthente mbi 100 mijë euro. Kështu, ai humbi shtëpinë. Rast tjetër është edhe i një personi tjetër, i cili nga muaji maj deri në momentin e arrestimit, i dyshuari Mërgim Bukoshi, e kishte kërcënuar në vazhdimësi viktimën M.M, për një borxh të fajdesë. I dyshuari Bukoshi e kishte kërcënuar viktimën në atë mënyrë, duke i thënë se “ose bëj 14 mijë euro dhe na jep ose qiti prindërit prej shtëpisë”.

Ka me dhjetëra e qindra raste të tjera, ajo që lind si pyetje normale në një situatë të tillë: a ka dhe cilët politikanë janë marrë apo ende merren me fajde?! Kjo pyetje vjen natyrshëm kur kihet parasysh se pa mbështetjen e politikës s’mund të mbijetonte kjo dukuri e rrezikshme me jetë njeriu. Është e pamundur që të zhvillohej fajdeja pa dijeninë e politikanëve të lartë, kështu që pasuria e tyre e madhe nuk ka ra nga qielli: disa nga tenderët, disa nga haraçi e disa nga fajdetë.

Në rrethet shoqërore janë përmendur emra të politikanëve të lartë, edhe pse janë munduar që këtë punë ta bëjnë pa letra, për mos të lënë gjurmë për tē njollosur emrin e tyre, po të jetë prokuroria serioze mund t'i zbërthej të gjithë kodet e punëve të tyre sekrete. Një ditë do të dalin në pah. Mos u habitni nga emrat që do të dalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat