Z.Kurti e ke gabim, nuk ka vota nga shamia arabe!

Opinione

Z.Kurti e ke gabim, nuk ka vota nga shamia arabe!

Nga: Adem Bytyçi Më: 14 gusht 2022 Në ora: 11:04
Autori Adem Bytyçi

Kryeministri Kurti tha: Nuk duhet të këtë ndalim të shamisë duhet të jemi të lirë.

Z.Kurti e ke gabim, nuk ka vota nga shamia arabe. Ne para se të jemi myslimanë, katolik apo ortodoks etj. ne jemi shqiptarë - mos i fut në të njëjtin thes besimin dhe kombin.

Një politikë e tillë na kthen prapa 100 vjet si popull, kjo iu konvenon atyre të cilët historikisht janë orvat të thonë se shqiptarë në Kosovë nuk ka, ata janë turq.

Nëse lejohet përdorimi i shamisë dhe besimi fetar në shkollat publike në Kosovë, do ta rrënojmë kombin, në shkollat tona do të mbajnë ligjërata hoxhallarë e priftërinj, se cili duke e lavdëruar Zotin e tyre e mohuar zotin e atyre shqiptarëve të besimit tjetër.

Nuk mund t'i ndajmë në shkolla të veçanta shqiptarët sipas besimeve sepse kjo është vetëvrasje kombëtare, gjithmonë nxënësit shqiptarë duhet të vijojnë mësimet bashkë siç i kanë vijuar historikisht, jo sipas ndarjeve të besimit, por sipas përkatësisë së njëjtë kombëtare shqiptare.

Ata, që janë në rrjedhat e historisë së kulturës kombëtare dhe të besimit e dinë se ka qenë një kohë kur femrat shqiptare janë detyruar ta bartin edhe burkën siç ndodh sot në Afganistan dhe ca shtete arabe, gjersa është eliminuar bartja e kësaj veshje arabe e femrave shqiptare është investuar shumë mund, dije dhe edukatë nga intelektualët dhe patriotët shqiptarë.

O Zot kjo murtajë kulturore kurrë më mos u riktheftë në vetëdijen fetare dhe kombëtare të shqiptarëve, ndonëse kjo është kundër edhe interesave kombëtare shqiptare dhe kundër eurocivilizimit, pjesë e pandashme kulturalisht dhe fetarisht është kombi ynë....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat