Kosova po zbrazet

Opinione

Kosova po zbrazet

Nga: Hysni Gashi Më: 14 gusht 2022 Në ora: 13:05
Hysni Gashi

Mbi 2.000 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës vetëm në këtë vit. Ky është alarmi më i madh e më i rrezikshëm që po i kanoset vendit.

Teksa krejt kjo po ndodh nga papërgjegjsia dhe mos disa e politikanëve tanë.

Faktorët:

1.Kriza ekonomike dhe ajo sociale dhe rritja e pakontrulluar e çmimeve.

2.Ligji i pagave dhe ngritja e tyre.

3.Ligji i punës dhe siguria e punëtorëve.

4.Oligarkët bosë të lidhur ngusht me çdo pushtet edhe me ketë të tanishem që punëtorët i keqpërdoren dhe po i keqpërdorin si skllevër.

5.Shëndetësia, Gjyqësia, siguria fragjile e degraduar.

6.Politikanët tanë në nivelin lokal e atë qendror multi-milioner që e varfëruan qytetarin e po e varfërojnë akoma.

Me ç’rast këto janë vetëm disa faktoret që vendi po zbrazet dhe shpresa e tyre tanimë është vetëm se si ta sigurojë një vizë për të ikë nga këta faktorë.

Ndërkohë merremi me çështje të kota në vend se të debatohet për këta faktor e për cilësinë në Arsim merremi a të lejohet shamia a jo, kur dihet se nën moshen 18 vjeçare as që do të duhej të ishte temë e diskutimit për ketë çështje e aq me pak nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat