Popull me "Stockholm syndrome"

Opinione

Popull me "Stockholm syndrome"

Nga: Albulena Bilalli Më: 14 gusht 2022 Në ora: 20:07
Autorja Albulena Bilalli

Në udhëzimin administrativ UA 06/2014 në nenin 3 - Veprimet e ndaluara -

Nxënësit i ndalohet: pika 1.13 që thotë: Bartja e uniformës fetare.

Pra, nuk është e përcaktuar gjinia apo shamia, mos i ngatërroni gjërat.

Këtu nuk ka të bëjë me gjininë femërore, që e keni banalizuar nëpër rrjete sociale.

Këtë nxitje e kanë filluar disa meshkuj.

Pra, disa ameba të përgjysmuara.

Nëse një grup i vogël ekstremistësh meshkuj, duan ti legalizojnë bindjet dhe veprimet e veta histerike, duke u fshehur pas shamisë së grave është paburrni, pafundësisht hipokrizi dhe ligësi.

Cenim i të drejtave është me përdorë figurën femërore, për interesa politike apo religjioze.

Ndërsa, vajzat dhe gratë tona heshtin në mënyrë kolektive!

Tash kjo po lë përshtypje që edhe këto pa mbulesë, nuk kanë liri të shprehjes e as guxim.

E fajet nuk i kanë ata, po vet gjinia ime, që e idealizon amebën edhe e ngritë në piedestal.

Për lirinë, emancipimin e tyre duhet të flasin, t’i mbrojnë, e luftojnë vajzat dhe gratë vet.

Ky është emancipim.

P.S.

Për ata që nuk e kuptojnë termin e Stockholm syndrome: Ky term u përdor për herë të parë nga media në vitin 1973, kur katër pengje u morën gjatë një grabitjeje bankare në Stokholm, Suedi. Pengjet mbrojtën rrëmbyesit e tyre pasi u liruan dhe nuk pranuan të dëshmonin në gjykatë kundër tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat