Mos të përkrahet projekti i Vasa Çubriloviqit arkitekt i zhdukjes së shqiptarëve përmes fesë e shamisë!!!

Opinione

Mos të përkrahet projekti i Vasa Çubriloviqit arkitekt i zhdukjes së shqiptarëve përmes fesë e shamisë!!!

Nga: Asllan Dibrani Më: 15 gusht 2022 Në ora: 10:47
Defimi i të rejave gjakovare pa mbulesa, shamia, para 60 vjetësh. Sot, po rrezikohen të ngulfaten femrat shqiptare!?

Javëve të fundit, bartja e mbulesës për vajzat e besimit islam në shkollat publike është rikthyer si temë diskutimi në Kosovë. Fenomen i rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës! Opinioni kosovar dhe ma gjere shqiptar po edhe ndërkombëtar po alarmohet me opinionet aktuale pro islamizmit në Kosove, duke u përfshirë edhe elita politike, por edhe kryeministri i ynë Albin Kurti.

Zoti Albin, pra është gabim ta përkrahësh një projekt të Vasa Çubriloviqit arkitekt i zhdukjes së shqiptareve!!!

Ky fenomen është shume i rrezikshëm për shqiptarët historikisht duke u mbështetur në fakte se radikalizmin islamik dhe shaminë në Kosovë e menaxhojnë Serbia, Rusia dhe shtet islamike duke e frenuar Kosovën edhe me shumë në zvarritje dhe mospranim në rrugëtimin e saj të arritjes në mekanizmat e plotë ndërkombëtar si shtet i pavarur...

Iu sjellim dhe iu rikujtojmë thënien e arkitektit dhe akademikut serb ma të fuqishëm kundër shqiptarëve.

Ja citati, Vasa Çubriloviq: “Boshtin kurrizor të nacionalizmit shqiptar e thyen çështja fetare, e sidomos islamizmi i tyre.Iislamizmi masiv i shqiptarëve është e vetmja rrugë që i largon nga çështja kombëtare dhe i hasmon deri ne shfarosje mes tyre andaj ne këtë drejtim duhet një bashkëpunim miqësor dhe i ngushtë me Turqinë.

Vazhdojmë citatin “Të gjithë e dimë se popullata myslimane në përgjithësi, duke qenë naive, por edhe fanatike, shumë lehtë i nënshtrohet ndikimit, sidomos atij fetar. Me fjalë të tjera, për t’i shpërngulur shqiptarët, në radhë të parë duhet ta bëjmë për vete klerin dhe parinë e tyre që kanë ndikim, qoftë duke u dhënë para, qoftë duke iu kanosur !... Sot po shihen se as ke këtë kohë kjo e keqe nuk ka ndryshuar kur në shërbimin e kësaj retorike janë hoxhallarët tru shpërlarë me një numër politikanësh që pavetëdije ose me dirigjime të huaja janë aktual për ta radikalizuar fenomenin e shamisë dhe fesë në Kosovë, qoftë lag saj e mos të hyjnë në këtë valle edhe kryeministri Albin Kurti.

Vazhdojmë citatin e Vasa Çubriloviqit: “Sa më parë duhet gjetur agjitatorë, të cilët do të agjitojnë për shpërngulje, e sidomos po qe se vetë Turqia do të pajtohej të na i dërgonte”.
(Detyrë e agjitatorëve ka qenë ta lëvdojnë Turqinë, jetën e atjeshme, të thonë se atje është parajsë, se ky këtu është vend i shkaut, i kryqit, se këtu do të bëhen shkie, do ta humbin fenë. Ata që do të shpërngulen për në Turqi dokumentet e udhëtimit do t’i nxjerrin për një ditë, pa asnjë procedurë, biletat do të jenë me çmime të lira, madje edhe falas, transporti i valixheve deri te stacionet e trenave do të jetë falas… përfundon citati.)

Kalojmë në temën aktuale “Shamia në shkollat e Kosovës”

Citojmë deklaratën e Albin Kurtit në konferencën e shtypit ai tha: “Kohët e fundit është duke u përcjell me vëmendje shqetësimi, që disa qytetarë e kanë nisur një peticion për këtë udhëzim administrativ, dhe ne shumë shpejtë do ta sjellim udhëzimin administrativ për komunitete dhe unë e kam thënë se nuk duhet të ketë ndalesa, e duhet të jenë të lirë të vendosin. Pra pragu duhet të jetë 16 vjeçar, pas kësaj moshe duhet të vendos vetvetiu”, ka thënë ai.

 

 

Zoti kryeministër kam dhënë shumë nga vetja, me familje dhe miq e farefis, prandaj për të arritur, ti këtu ku je tani si kryeministër, po më duket se edhe me ty po i ndajmë rrugët e së ardhmes nga e cila nuk pajtohem m ty as me mendimtarët si ti për fenomenin e islamizmit në Kosovë!!!

Zoti Albin meritat që i ke si njëri ndër shqiptarët më të mirë, deri më tash, mos i fundos!

Zoti Albin heroizmi i yt në rezistencë me rrënuesit e interesave shqiptare mbi një dekadë që i bëre, po e humb në fund dhe po fundosesh në anijen e fundamentalizmit islamik që orientimin e ka drejt izolimit të Kosovës dhe prapambeturisë!

-Zoti Albin ngatërron pjekurinë e moshës kur cek moshën 16 vjeçare, sepse mosha madhore ose të qenit i rritur dhe i përgjegjshëm i përket moshës 18 vjeçare. Në Evropë dhe Amerikë nën moshën 18 vjeçare, as alkool, as cigare, në lokale nuk mundesh me ble!

Femra evropiane dhe amerikane nuk mundet me u martuar nën moshën 18 vjeçare, pastaj unë konsideroj se është duke u bërë një diskriminim i fëmijëve tanë, edhe diskriminim i femrës shqiptare, duke e ngulfatur me ferexhe në këtë kohë e në këtë shekull!!!

Duket që vendimi i juaj nëse e aprovoni do të bie ndesh me shoqërinë kosovare, madje, është jo vetëm antiligjor, por edhe antinjerëzor. Fëmijët nuk janë të përgjegjshëm të gjykojnë besimin dhe kufizimet apo detyrimet që i përcaktojnë rrymat ekstremiste dhe fundamentaliste islamike, imamët dhe hoxhët injorantë për të krijuar një armatë të bindurish me synime antikombëtare s’po lënë gjë pa bërë.

-Zoti Albin Kurti, të lutem fort si mikut, si politikan i spikatur deri më tash, mos i jep fund karrierës tuaj.

Zoti Albin Kurti, sytë i kemi nga ti tani në dialogun me Serbin për finalizimin e marrëveshjes, dhe për një Kosovë me orientimin perëndimor e jo drejt humnerës, me Azinë, prandaj, zoti Albin, o me Evropë e Amerikë, o me shami, taliban e Azi. Dy rrugë s’ka Kosova, por vetëm një, atë drejt perëndimit e Amerikës!?

Prandaj, mos ia plotësoni dëshirat kundërshtarëve tuaj rival dhe politik që po thonë se veprimet e fundit, Qeveria po i bënë vetëm për një grusht votash, që marrin prej vehabistve dhe forcave islamike më ekstreme, të fuqishëm drejt talibanizmit të Kosovës, ku Serbia këtë e pret!!!

Albin Kurti të lutëm dhe të këshilloj mos të biesh viktimë e Dude Bales, që është shpirt i shitur. Ajo duhet të shkarkohet e jo të dëgjohet. Duda Bale është një boshnjake aktuale e konvertuar nga shqiptare, prandaj nuk meriton ti nënshtroheni një femre që nuk ka asgjë të përbashkët me shqiptarët dhe me femrën shqiptare.

Familja e Dudes ka jetuar në Vojvodinë dhe është me asht e rrashtë pro serbe... Duda është duke e kryer punën që e ka marrë përsipër për ta nëpërkëmbur vlerën e femrës shqiptare!!!

Zoti Albin Kurti mos e humb gjakun e dëshmorëve dhe ndihmën e NATO-s në krye me Amerikën për ta çliruar Kosovën, kur hoqëm prangat e Serbisë. Tani po e lidhni me zinxhir nga bastardët islamikë, turko-arabë dhe sllav!

Nëse shamia qenka obligim fetar për ta mbuluar fytyrën, atëherë fytyrë kanë edhe meshkujt, le ta mbulojnë fytyrën këta kriminel politikan, hoxhallarët e burrat e mençur arabo-shqiptar, e pastaj le t’i mbulojnë edhe vajzat e shkreta në emrin e të cilave flasin këta burra, e gra të shitura dhe të paguar nga segmente antishqiptare!

Zoti Albin Kurti, je nën presionin e madh nga radikalët myslimanë, të cilët në emër të do far të drejtave të njeriut kërkojnë për ti lejuar shaminë e mbulesa tjera të motrave tona në shkollat tona shqiptare.

Zoti Albin Kurti çmonto minat e ekstremizmit islamik në arsimin e Kosovës. Ky do të ishte krim ndaj shtetit laik dhe dorëzim i vendit në duart e imamëve injorantë, që janë duke i kryer detyrat e Vasa Qubriloviqit në projektin që të zhduken shqiptarët.

Shamia në Kosovë praktikohet me ndikimin e profetëve të agjencive të huaja për mos lejimin e integrimit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Burrat me mjekra dhe gratë e mbuluara me shami, nuk i kanë sjell asgjë kombit pos fatkeqësi, mjerim, skamje, diskriminim, vuajtje, nënshtrim dhe abuzim për të drejtat e nënave, motrave, grave dhe vajzave tona.

Nuk ka femër normale që e pranon mbulojën prandaj i ftoj gratë intelektuale dhe të lëmive të ndryshme, të emancipuara dhe të ngritura, protestoni ndaj të drejtave të juaja, mos lejoni këta kriminel ordiner e të shitur të nëpërkëmbin kulturën tonë.

Neve na duhet gjenerata e re jo me shamia e ferexhe, por sikurse Majlinda Kelmendi, Dua Lipa, Rita Ora etj., intelektuale e krijuese që i prijnë kauzës sonë kombëtare, që të jemi të barabartë në familjen evropiane...

Lusim shtresën intelektuale, mos rrini pasiv ndaj këtij fenomeni. Mos na ktheni mbrapa në kohë, mos ua humbni mundin paraardhësve tanë, që me mund të madh i hoqën ato lecka mbulesash primitive. Këto forca të huaja do provojnë ti marrin nga shqiptarët resurset jetike, tokën, ujin, parlamentin, policinë, mjekësinë, industrinë vendet e punës dhe në fund edhe jetën në emër të kalifatit sllavo-arab!

A thua ku janë këta intelektual shqiptar, a kemi intelektual pse nuk e ngrenë zërin ndaj qeverisë dhe t'i thonë kjo nuk duhet bërë. Ku janë këta analistë që i mbushin ekranet televizive me analiza boshe? Të përkrahni një ide dhe fenomen i krijuar nga Vasa Qubrilovqi është skandal dhe tradhti e interesave tona kombëtare.

Ku janë këta akademik kur vendi ka nevojë së paku ta lëshojnë ndonjë reagim apo kumtesë kundër këtyre fundërrinave të ekstremit islamik?

Krejt në fund zoti Albin, pra është gabim ta përkrahësh një projekt të Vasa Çubriloviqit arkitekt i zhdukjes së shqiptarëve!!!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat