Indoktrinimi i rinisë kumanovare

Opinione

Indoktrinimi i rinisë kumanovare

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Në pjesën shqiptare të Kumanovës (RMV), po zbatohet shpëlarja e trurit të rinjve shqiptarë, përmes të a.q. "vahabistë".
 

Gati një vit, është hapur një xhami, pa leje ndërtimi, por qëllimisht e lejuar nga Bashkia e qytetit, me udhëzime nga shërbimi sekret shtetëror.


Prijësi i "mjekërroshave" quhet S.B. plotësisht i dirigjuar prej shërbimeve sekrete sllave.

Duke përdorur metodat e tyre të posaçme dhe shfrytëzuar vetëdijen e ulët, si dhe mirëqenien e dobët të shoqërisë shqiptare, në mënyrë të drejtpërdrejtë po ua shpërlajnë trurin rinisë shqiptare të Kumanovës.


Me altoparlantë të përforcuar, emitojnë rite e ilahi të caktuara, duke e cenuar qetësinë publike në qytet, qoftë orëve të natës.


Tanimë lirshëm mund të vërehen vahabistë të Lindjes së Mesme (me veshjet e tyre specifike prej fustanash), duke intervistuar të rinj në rrugë publike, drejt indoktrinimit ekstrem fetar!

Tragjedia më e madhe është se të gjithë heshtin, madje edhe intelektualët!

Metodologjia e tyre është e njohur, këta duan vepra konkrete.
Qëllimi i tyre kryesor është përçarja e interesit kombëtar shqiptar, prishja e tolerancës fetare ndër shqiptarë, prishja e imazhit të shqiptarëve në sy të perëndimit, përgatitja e xhihadistëve të rinj shqiptarë, pjesëmarrja në konflikte në Lindjen e Mesme, sulme vetëvrasëse, etj.

Përderisa s'është bërë vonë, urgjentisht nevojitet reagimi i inteligjencës shqiptare në rajon, përndryshe objektivat famëkeqe sllave po përmbushen!

Kësaj i thuhet:
"Me vetëdije të plotë, t'ia shisje shpirtin djallit!"

Autori: Një njohës i mirë i rrethanave ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat