Debati dhe polemikat “pro-et-contra” bartjes së shamisë në shkolla publike

Opinione

Debati dhe polemikat “pro-et-contra” bartjes së shamisë në shkolla publike

Nga: Rexhep Elezaj Më: 16 gusht 2022 Në ora: 12:13
Rexhep Elezaj

Se, shqiptarët si individë dhe si shoqëri paskan të akumuluar brenda vetes kaq shumë komplekse negative, se janë edhe kaq neuralgjik ndaj, sidomos Fesë islame dhe normave fundamentale të saj, siç është obligimi Kur’anor për bartjen e shamisë për besimtaret myslimane (Nur: 31, Ahzab: 59), norma të cilat debatuesit as që i njohin në esencën dhe kuptimin e tyre burimor, etj., pra me një urrejtje kaq patologjike ndaj fesë, është shumë vështirë ta definosh se në cilin grup njerëzorë radhitën shqiptarët si popull..!?

Dispozitat për bartjen e shamisë tek besimtaret myslimane kudo në botë, janë një dhe të pandryshueshme, kush don iu përmbahet, kush don nuk iu përmbahet, meqë në Islam “nuk ka dhunë në fe”, pra askush askënd nuk mund ta detyrojë që ta mbajë shaminë, por as që ta heq atë, sepse bartja e shamisë është para se gjithash, çështje e bindjes dhe besimit në një Zot, dhe as çështje e sheriatit siç thonë disa laikë dhe injorant fetarë.

Nga këtu, në Islam përfundon çdo debat lidhur me bartjen e shamisë nga besimtaret myslimane pas ardhjes së ciklit të parë menstrual, andaj përcaktimi i moshës nuk është i dhënë në Kur’an, si burim dhe referencë kryesore për mënyrën e adhurimit dhe praktikimit të normave dhe ligjeve të Islamit.

Pra, mbulesa është pjesë integrale e mësimeve dhe normave islame, dhe këto norma nuk është e mundur që t’i ndryshojnë apo shfuqizojnë njerëzit, përveç se kush donë ato i zbaton, dhe kush nuk donë, ato nuk i zbaton, pra është përgjegjësi puro personale.

Ky do ishte aspekti fetar i bartjes së shamisë tek femra myslimane, obligim fetar ky i cili nuk zbatohet në masë të madhe askund në botë, me përjashtim në botën arabe ku besimtarët islam e përbëjnë shumicën e popullatës, duke shkelur kështu urdhrin e Zotit me të cilin femra myslimane është e obliguar që në publik ta mbajë shaminë mbi kokë si dhe rroba të përshtatshme sipas kritereve islame deri në fund të këmbëve.

Ndërsa, alarmi të cilin ditëve të fundit në Kosovë e kanë ngritur disa anti-islamist të ngarkuar me fobinë islame si dhe frikën nga “invazioni” islam në Kosovë, në veçanti kur kihet parasysh historia e besimit islam tek shqiptarët që nga përhapja e tij në Ballkan para afër 600 viteve, kur kihet parasysh roli i fesë islame në ruajtjen e qenies shqiptare nga asimilimi dhe tjetërsimi etnik dhe kulturor, pra të qenit ndryshe nga armiqtë tanë shekullor, ishte pikërisht bartja e shamive nga gjyshet dhe nënat tona, një mur ndarës dhe mbrojtës i identitetit tonë kombëtar. Dhe, këtë fakt e ka vërtetuar katërçipërisht kalimi masiv i shqiptarëve në Islam gjatë shekullit 17-18-të, por edhe rasti i boshnjakëve në Bosnje, të cilët përmes përkatësisë fetare islame arritën që ta shpëtojnë identitetin e tyre etnik-nacional, për të cilin rol janë shkruar qindra libra dhe studime përkatëse.

Por, kur jemi tek debati për shaminë i cili ka marr hov ditëve të fundit deri në babëzi dhe ofendime, mbase në kohë të pushimeve verore plotë me vapë dhe temperatura të larta politike, duke i dhënë debatit për shaminë konotacione politike, në një kohë kur Kosova ballafaqohet me njëmijë e një halle tjera ekzistenciale, ekonomike, sociale, arsimore, shëndetësore, kur lufta në Ukrainë dhe kriza globale në botë vjen duke u bërë gjithnjë e më e rënd, kur Kosova përtej kufijve të saj verior ka një armik barbarë shekullor, i cili shqiptarëve iu rrinë mbi kokë si shpata e demokleut, kur rinia jonë gati e tëra ka ikur nga Kosova, etj., pa asnjë dyshim, debati për shaminë ishte krejtësisht i panevojshëm, i dëmshëm, i mërzitshëm, joproduktiv, përçarës, e herë-herë edhe destruktiv, etj. Nuk ka dyshim, se ky debat më së shumti i ka konvenuar Serbisë fashiste, e cila edhe mund ta ketë stimuluar atë përmes agjentëve të saj, të cilët po bëjnë çmos për destabilizimin e brendshëm të Kosovës, me qëllim që të përfitojnë në kohë për ta shtyrë sa më tutje njohjen e pavarësisë së Kosovës..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat