Kryetari Abdixhiku, urgjentisht duhet të largohet nga kreu i LDK-së

Opinione

Kryetari Abdixhiku, urgjentisht duhet të largohet nga kreu i LDK-së

Nga: Adem Bytyçi Më: 17 gusht 2022 Në ora: 09:56
Adem Bytyçi

Refuzimi i pjesëmarrjës në takim me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, në Kuvendin e Kosovës nga kryetari aktual i LDK-së, Abdixhiku , është një veprim skandaloz, që shpreh egoizmin dhe gjendjen patologjike të një kryetari partije siq êshtë LDK-ja.

Një kryetar si Abdixhiku nuk i duhet LDK-së.

Për fatin e keq pas shkurje në amshim të Dr. Ibrahim Rugovës, në krye.të LDK-së, erdhen kryetarë ,të cilët jo vetëm që devijuan rrugën Rugoviane të kësaj partije, por këtë parti e në shërbim të interesave të partive tjera sikur të kishin marrë porosi nga kundërshtarë të kësaj partie dhe kundështarë të vetë Dr. Ibrahim Rugovës për ta rrënuar imazhin dhe reputacionin që e kishte dikurë ky subjekt politikë njëri ndër me numrin më të madhë të elektoratit në Kosovë .

Lumir Abdixhiku, kryetari aktual i LDK-së, me rastin e kundështimit për t’u takuar në Kuvendin e Kosovës me Presidentin e Shqipërisë z .Bajram Begaj, tregon se edhe ky si paradhësit e tij në krye të LDK-së, sikur të ketë marrë porosi nga kundërshtarët e Dr.Ibrahim Rugovës, për ta rrënuar përfundimisht këtë subjekt politikë (LDK-në),

Kryesia e këtij subjekti duhet urgjentisht ta largojë nga posti i kryetarit të LDK-së, z.Lumir Adixhikun , nëse mendohet që kësaj partie t'i kthehet eventualisht nami që e kishte për të gjallë të themelusit të saj dhe Ikonës së pavarësisë së Kosovës të madhit dhe të pa përsëritshmit Dr. Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat