Të lutem kryeministër Kurti, asnjë milimetër mos lësho pe, sepse dredhitë dhe mashtrimet e Vuçiqit janë të njëjta

Opinione

Të lutem kryeministër Kurti, asnjë milimetër mos lësho pe, sepse dredhitë dhe mashtrimet e Vuçiqit janë të njëjta

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 17 gusht 2022 Në ora: 12:13
Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq; foto ilustrim nga "Bota sot"

Populli i Kosovës, reagon në përgjithësi ndaj politikës serbe dhe udhëheqjes së Serbisë, në dialog me Kosovën, e cila në vend të një marrrëveshje të zgjidhjeve të problemeve në mes palëve, qeveria e Serbisë, në krye me presidentin Vuçiq, vetëm se po i jep edhe më shumë shkas problemeve të reja, duke e nxitë popullatën serbe në Kosovë, që mos ti bendet qeverisë së këtij vendi dhe as ligjeve të saj.

Pala serbe që nga fillimi i negociatave në Bruksel dhe deri më tani nuk e ka realizuar dhe implementuar fare pak planin e marrëveshjeve të parapara, e cila vetëm merr kohë dhe përpiqet të neglizhohet apo ti mohojë ato marrëveshje si të tilla, duke iu bërë bishtërime takimeve me palën shqiptare.

Prandaj, në takimin e paraparë që ka caktuar BE-ja, me 18 gusht në Bruksel, në mes Kurtit dhe Vuçiqit, i thëmi kryeministrit Kurti, që mos të lëshojë pe, për asnjë milimetër, sepse dredhitë dhe mashtrimet e palës serbe dhe Vuçiqit, janë të njëjta, dhe në këtë rast, nëse nuk pala serbe nuk i plotëson kushtet e palës shqiptare, të cilat janë shumë të arsyeshme që të mirren parasysh ndjenjat e tyre që edhe mbas 22 vitëve, akoma i vuajnë plagët e luftës në shpirt dhe në trup.

Dhe qëllimet e këtij reagimi kanë bazëshmëri logjike e faktike të palës shqiptare, sepse shqiptarët janë viktimë e një lufte barbare që ka shkakëtuar Serbia ndaj tyre, dhe Serbia, po e luan edhe sot me ndjenjat e shqiptarëve, apo po e luan rrolin e satanit, e cila ndryshe paraqitet para bashkësisë ndërkombëtare, apo paraqitet si viktimë dhe ndryshe vepron dhe realizon marrëveshjet që shtrohen në Bruksel, në mes palëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Millosheviq, i cili e dinë fare mirë rrolin e luftës barbare që është zhvilluar në Kosovë, gjatë vitëve 1998-99, dhe ky njeri i ka të gjitha informatat ushtarake dhe paramilitare të kësaj lufte të tmershme, dhe planet e këtij regjimi për shfarosjen gjenocide të këtij populli.

Në asnjë luftë njerëzore, kufomat e masakruara nuk janë bartur dhe transportuar me kilometra prej një vendi në vendin tjetër, vetëm kufomat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar janë bartur prej atdheut të vet dhe janë hudhur nëpër varreza masive nëpër vendet e ndryshme të Serbisë dhe gjetiu, për ti fshehur gjurmat e krimeve, prej të cilëve janë edhe 1600 përsona të pa gjetur.

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u përpoq këto ditë që ta bindë botën se populli shqiptarë dhe kryeministri Kurti, sikur vetë po kërkojnë luftë, por bota demokratike këto propaganda të Vuçiqit, i cilësoi si një cinizëm ndaj këtij populli të vrarë e të masakruar deri më tani nga regjimi i Serbisë, i cili nuk ka qëllime primitive që ta sulmojë askënd, por përkundrazi po lufton për të zhvilluar shtetin e vet demokratik.

Prandaj, deri më tani u pa qartë se Vuçiqi, nuk është njeri i zgjidhjes së problemeve në mes palëve, dhe nuk është njeri paqësor që dëshmon të bëjë një paqë historike, për atë edhe zotëri Kurti, duhet të jetë shumë i kujdesshëm në laberintet e tij të rrezikshme, që mund ti paraqes palës shqiptare në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat