Vuçiqi në ankth nga takimi në Bruksel, Kurti mos të bie në grackë..!!!

Opinione

Vuçiqi në ankth nga takimi në Bruksel, Kurti mos të bie në grackë..!!!

Nga: Faton Mehmeti Më: 17 gusht 2022 Në ora: 16:02
Autori Faton Mehmeti

Takimi i 18 gushtit në Bruksel vjen në një moment mjaft të tensionuar mes palëve. Si rrallëherë, presidenti serb Aleksandër Vuçiqi në Bruksel shkon jo për të bërë ofensivë, Vuçiqi vjen për të mbrojtur anarkinë, lojalitetin dhe talljen e zhvilluar me paraardhësit e Albin Kurtit në raport me Kosovën në emër të "mbrojtjes së serbëve”: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet të letërnjoftimeve në vendkalimet kufitare ka acaruar jo pak Vuçiqin, i cili Brukselin e sheh si vend nga ku kërkon të gjej zgjidhje për të dal para serbeve "faqebardhë".

S’ka asnjë dyshim se Vuçiqi e ka kuptuar se nga 1 shtatori do të ketë reciprocitet, ose edhe pala serbe të heq masën e njëjtë ndaj qytetarëve shqiptarë të Kosovës. Me shumë gjasë Vuçiqi më parë do të preferojë heqjen e masës për mospranim të letërnjoftimeve të Kosovës se sa poshtërimin karshi Albin Kurtit, i pari politikan shqiptar të cilin Vuçiqi s’po mundet ta fus nën thundër.

Në të dyja rastet Kosova është fituese para takimit, krejt çfarë duhet bërë Albin Kurti në Bruksel, është që mos të bie pre e lojërave dhe intrigave të Vuçiqit. Presidenti serb do të shfaqet si viktimë, ruajtës i paqes dhe rendit në veri në këmbim të formimit të asociacionit. Mjafton Albin Kurti t'i referohet vendimit të Gjykatës Kushtetuese për asociacionin, pa pasur nevojë të sqarojë qindra arsye për mos formimin e saj, kancer gërryes të sovranitet të vendit dhe formësimit të rendit juridik.

Me 18 gusht pres që Vuçiqi të përdor të gjitha alternativat, nëse nuk ia arrin me rolin e viktimës do ta shfaq fytyrën e vërtetë prej urrejtësi të shqiptarëve duke kërcënuar me luftë. Takimet me Kurtin janë kthyer në ankth për Vuçiqin, këtë radhë pritet që Vuçiqi të ketë më tepër përgatitje të alternativave për mos të dal i poshtëruar para serbeve, të cilët i përdor si karrem për të shfaqur rolin e tij të liderit të tyre. Kosova s’duhet të bie në gracën e Vuçiqit, ka dy argumente të forta nga të cilat s’duhet larguar: vendimin e Kushtetueses për asociacionin dhe të drejtën legjitime të vendimeve të saja për reciprocitetin. Me fakte dhe vendosmëri arrihet suksesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat