Kosova, Shqipëria, SHBA-së, BE-së, Rusia dhe raporti ose konstelacioni i forcave....

Opinione

Kosova, Shqipëria, SHBA-së, BE-së, Rusia dhe raporti ose konstelacioni i forcave....

Nga: Agron Shabani Më: 17 gusht 2022 Në ora: 17:16
Agron Shabani

Për fillim: Sipas statistikave të ndryshme zyrtare ose jozyrtare, supozohet se me dhjetëra e dhjetëra miliona rusë si "refugjat rusë të përndjekur nga Kazakistani, Uzbekistani, Azerbejxhani, Kirgistani, Turkmenia, Gjorgjia (Gruzia), Ukraina dhe ish republikat tjera ruso-sovjetike(merrëni edhe vet me mend se kush guxon me ua luajtur rusëve në Kazakistan, Kirgizi, Gjorgji, Uzbekistan ose dikund tjetër as tymin e duhanit nga Rusia!?)-sot jetojnë dhe punojnë në shtetët kryesore të BE-së ose UE-së si Gjermania, Franca, Italia, Austria dhe kështu me radhë ? 

Shumë prej tyre edhe pronar firmash ose koncernësh të fuqishme tregtare, finansiare, industriale, ekonomike etj., zyrtar ose çatip të pushtetit lokal, rajonal etj....

Mos të flasim këtu mbi varësine optimale ose maksimale të firmave, industrive agrare, teknologjive ushqimore dhe ekonomive private (familjare) dhe publike nga gasi ose derviatët e naftës dhe benzinës nga Rusia dhe Ukraina, frikën e tyre akute, latente ose permanente nga fuqia ushtarake (luftarake), nukleare ose atomike e Rusisë, respektin dhe simpatine e lartë maksimale- ndaj emigracionit të madh rusë në BE-së, dhe të tjera. 

Emigrantët e shumtë rusë vazhdojnë t'i mbushin sheshët qëndrore të metropolave kryesore të BE-së, me pankarta, parulla, thirrje ose slogane të zjarrta ose "patriotike" në mbështje të luftës imperiale ose kolonialiste të Vlladimir Putinit ose Rusisë në Ukrainë, të papënguar nga askush.

Ndërkohë që lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare e Rusisë në Ukrainë, sikur e ka shpërrallosur ose shpartalluar "mitin" mbi "fuqinë ose supremacinë e përgjithshme industriale, teknologjike, tregtare, ekonomike, ushtarake dhe politike të Natos, BE-së ose Perëndimit në raport me Rusinë".

Se këndejmi, askush ose pakkush para fillimit të luftës në Ukrainë, ka besuar në ndërvartësinë ose 'skllavërinë totale ose absolute' të shtetëve kryesore të BE-së në gasin natyror, derivatët e naftës dhe benzinës, si dhe në resursët ose potencialet tjera industriale, teknologjike, tregtare ose ekonomike të Rusisë.

 E dyta: Një SHBA-së e lodhur, molisur ose dërmuar thellë nga roli ose misiioni i Herkulesit në marëdhëniet ndërkombtare.

E treta: Në politikën dhe diplomacinë e Kosovës dhe Shqipërisë, siç dihet, përballë gënjeshtrës së botës së mallrave dhe kapitalit, vazhdimisht idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër spekulative, ataviste ose anarkoteorike që e denoncon dhe demanton atë të parën. 

E sidomos atëherë kur edhe ç'njohjet dhe faljet e tokës ose teritorëve të ndryshme sovrane dhe tepër legjitime të Kosovës dhe shqiptarëve së bashku me regreset tjera, e sidomos koncesionet e njohura teritoriale ose gjeografike- ndaj Serbisë ose Malit të Zi etj., si për shëmbull, nga ana e "eminencës gri" ose "par-exelencave" të ndryshme pushtetmbajtëse, politike ose diplomatike në Kosovë, në sytë e "elektoratit" ose popullit të manipuluar dhe duarthatë (duarbosh)-paraqiten ose prezantohen si të arritura dhe rezultate të larta të shtetit, pushtetit ose diplomacisë kosovare!

E katërta: Që nga sistemët ose regjimet e Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës, dhe deri me sot, i ashtuquajturi shteti ëmë (Shqipëria) ka mbajtur politikë të njerkës -ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe hapësirave tjera shqiptare.

Ndërkohë që Aleksandar Rankoviçin, Aleksandar Karagjorgjeviçin, Nikolla Pashiqin, Dushan Mugoshën, Milladin Popoviçin, Koça Popoviçin dhe armiq ose kriminel të tjerë të Kosovës dhe shqiptarëve, në Shqipëri i mbajnë për heronj shtetror dhe nacional!!!

Kjo nuk ndodhë askund në botë, apo....!?

Në këtë prizëm po ndodhë edhe dialogu (monologu) maratonik Kosovë-Serbi nën patronazhin e BE-së, kur Rusia edhe bythëprap ka ndikim ose infulencë të madhe.

Ndaj, mëqe fjala mbi mungesën e hetueshme ose evidente të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesionale, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare dhe intelegjente në Kosovë: Atënerë si të veprojë, navigojë, koniuktojë, koniukturojë, interferojë, penetrojë, operojë ose reagojë politika e jashtme ose diplomacia e Kosovës-përballë një "mish mashi", "galimatiasi", standardi ose "kualiteti të ri" të marëdhënieve ndërkombtare? E sidomos në kohën e krizës ose luftës kriminale, gjakatare, imperiale, kolonialiste dhe apokaliptike të Rusisë kundër Ukrainës?!

Nga t'ia mbajë politika dhe diplomacia e Kosovës?, shtrohet pyetja.

T'i bashkohët "luftës së fjalëve", gjegjësisht retorikës boshe ose patetike të Brukselit (BE-së)-kundër Moskës (Rusisë) që i shpartallon ose davarsë mengjesi!?

T'i bashkohet të të ashtuquajturit 'kursit' ose 'narrativit radikal dhe insubordinues' të Londrës dhe Uashingtonit -kundër Rusisë (lëxo: politika dhe diplomacia e insubordinuar dhe integruar në formulat ose doktrinat e njohura ushtarake ose kuftarake)? 

Të ndjekin ose aplikojnë politikën dhe diplomacinë ad hoce, neutrale, indiferente, de jure, de facto, pllakative, ataviste, hedoniste, makiaveliste, konformiste ose oportuniste të Shqipërisë ?!

Apo....???!!!

Se këndejmi, Kosova për të qenë shtet dhe pushtet i pavarur, autonom, sovran, legjitim, kredibil, integral, funksional dhe operacional në kuptimin e plotë të fjalës: Përveç tjerash duhet të ketë industri dhe një ekonomi të konsoliduar, stabile dhe rentabile që i mbulon 2/3 (apo, sëpakut 1/4) të buxhetit të përgjithshëm shtetror ose nacional, duhet të këtë një ushtri të rregullt aktive ose profesional prej sëpakut 2O. OOO ushtarësh të rregullt dhe profesional (lëxo: sëpakut 2 % të numrit të përgjithshë të banorëve të saj), armatim të fuqishëm ushtarak ose luftarak, akademi të specializuara ushtarake, politike dhe diplomatike, kor të fuqishëm diplomatik etj.

Ç'thotë historia e marëdhënieve të njohura politike dhe diplomatike?

Siç dihet, që nga Antika e lashtë dhe deri me sot ka patur procese, zhvillime, këmbime dhe komunikime të ndryshme zyrtate, politike, protokolare ose diplomatike në mes popujve, kombëve dhe shtetëve të ndryshme. 

Shënimet, stenogramet, protokolet, analet ose kronikat e ndryshme në këtë kontekst, na bëjnë të ditur mbi marëdhëniet ose raportët e ndryshme protokolare ose diplomatike në mes popujve dhe shtetëve të ndryshme të Lindjes së Vjetër ( si Kina, Egjipti, Asiria, Mesopotamia, Babilonia etj.), si dhe popujve ose vendëve të tjera në Antikë. 

Duke i veçuar këtu dokumentin e marrëveshjes paqësore në mes Ramzesit të Dytë të Egjiptit dhe sundimarit të Hetitëve, Hatushillit në shekullin XIII (13)-para epokë së Krishtit së bashku me Lidhjet ose marrëveshjet e njohura të Peloponezit, Delfit, kongresët ose marrëveshjet e njohura greko-përsiane, greko-romake (4OO vjet para Krishtit) dhe kështu me radhë.

Në këtë frymë ekskursive dhe diskursive u ngrite dhe projektuar edhe paktika diplomatike në Romën e Laahtë-Antike kur zgjedhësve e zëdhënësve (nunti ose nunci) dhe deputetëve të zgjedhur (legati) filluan t'u ipen udhëzimet ose instruksionet e para politike ose diplomatike.

Metodat e Romës i mori dhe zbatoi edhe Bizanti sipas të së drejtës natyrore dhe historike mbi marëdhëniet ndërkombtare. 

Ndërkaq, për shkak të ndryshimit të hartave të njohura shtetrore, nacionale, politike, gjeografike ose gjeopolitike, si dhe të rritjes ose zgjerimit të fushëveprimt politik, diplomatik, tregtarë dhe ekonomik në kontinentin e vjetër evropian dhe më gjërë: U fillua me aplikimin e arkivave dhe dokumentacionëve diplomatike si dhe të dërguarëve (dërgatave) ose atashimëve të ndryshme konzulare ose diplomatike në mes shtetëve (qytetëve), mbretërive, perandorive ose principatave të ndryshme evopiane dhe të tjera në mesjetën e hershme dhe më vonë.

Kështu që përveç shtetëve të Mileti, Raguzës (Dubrovnikut), Venedikut, Milanos dhe Montovës, edhe shtetët, mbretërite ose principatat tjera (si ajo e Frankëve dhe Langobardëve, e Arbërve ose Kastriotëve, e Lujëve, Yorkëve, Tudorëve dhe Lancasterëve etj.) filluan me ngritjen dhe atashimin e diplomatëve dhe përfaqësive të ndryshme konzulare ose diplomatike tek popujt (kombët) dhe shtetët e ndryshme.

Ndërkohë që ngritja, themelimi ose konstituimi i shtetëve moderne ose bashkohore, në menyrë eksplicite ose implicite i solli edhe ndrydhimet ose reformat (restaurimet) ose transformimet e njohura konceptuale ose metodologjike edhe në planin konzullar ose diplomatik.  Kjo sidoms pas firmosjes së "Paqës së Vestfalisë" me 1648 dhe Revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli, Francë, SHBA-s, Gjermani, Itali etj.

Ndonëse, me "Kongresin e Vjenës"(1815) dhe me "Kongresin e Aachenit" me 1818, do filloi një etapë ose epokë e re në historinë e përgjithshme të politikës së jashtme ose diplomacisë botërore. Duke i nënkuptiar këtu edhe ngritjen ose themelimin e "Unionit Telegragik" me 1856, "Unionit Postar" ose "Diplomatik" me 1874 dhe 1875, "Kongesin e Berlinit" me 1878 etj.

Përderisa, politikën dhe diplomacinë botërore të shekullit të kaluar (XX) do e karakterizojnë dy luftërat e mëdha botërore së bashku me ish "luftërat e ftohëta" si dhe një mori ngjarjesh, procesësh dhe zhvillimët të tjera hektike, turbulente, cvilitëse, korpulente, robuste, sfiduese, agresive, eklektike dhe tepër dinamike.

Gjatë asaj (kësaj) periudhe do i kemi edhe "Traktatin e Versajës" me 1919, ngritjen ose themelimin e Lidhjes (Ligës) së Kombëve" me 192O, të OKB-s me 1945, "Paktit të Natos", Unionit Europian"(UE-s), ish "Traktatit të Varshavës" etj.  

Me fjalë tjera, politika e jashtme ose diplimacia moderne dhe postmoderne, kanë njohur ose pësuar ndryshime, zgjerime, reforma ose ndryshime kolokfiale, terminologjike, praktike, teorike dhe metodologjike edhe në fusha ose disciplina tjera politike, ushtarake, tregtare, ekonomike, shkencore, akademike, pedagogjike, industriale, teknologjike etj.

E tërë kjo në pajtim me konventat ose kodifikimet e njohura konzulare ose diplomatike të Vjenës me 1961 dhe 1964 si dhe në pajtim, sintoni, harmoni, kohezion, vokacion dhe rezonancë të plotë me ngjarjet dhe zhvillimët e sotme botërore ose ndërkombtare ku politika e jashtme ose diplimacia në kuptimin e njohur kolokvial ose seminarik, është shkathtësi ose efikasitet intelektual dhe profesional i përzgjedhjes, modifimimit dhe moderimit (retorik ose oratorik) të fjalëve, termave ose shprehjeve më të njohura dhe më të bukura shkencore, politike ose diplomatike për arritjen e qëllimëve ose interesave të larta individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, ekonomike etj.

Ndryshe nga kjo, politika dhe diplomacia janë vazhdim i luftës me mjete ose metoda të tjera në kuptimin e asaj se në frontin e luftës, ju i shihni vetëm ushtarët ose luftëtarët e armatës (ushtrisë) kundërshtare ose armike dhe jo eprorët, komandantët ose strategët kryesor, ndërkaq, në fushën ose 'frontin e luftës' politike ose diplomatike, ju mund t´i shihni ose takoni vetëm udhëheqësit, komandantët ose strategët e ndryshëm ushtarak, politik ose diplomatik dhe jo armatën ose ushtrinë e tyre në prapavi.

Është teza e kulturës politike dhe diplomatike si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë evolutive dhe empirike, me një tendencë të hetuehme ose tepër transparete, për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional, politik, diplomatik etj. 

Në këtë kontekst kontestual,rasti ose shëmbulli i paradoksal, reaksionar dhe anakronik i monopolizimit, komeralizimit, uzurpimit, instrumentalizimit, fosilizimit, klanizimit, absolutizimit ose relativizimit të shtetit, pushtetit, pronës, kapitalit, resurseve, pasurisë dhe moralit të gjithëmbarshëm shtetror, nacional, politik ose diplomatik, çon patjetër në një degradim dhe regresion të përgjithshëm. E sidomos atëherë kur nepër mekanizmat ose institucionet vitale të shtetit dhe pushtetit, "zgjidhen", emrohen ose kontrabandohen persona ose individë të dyshimtë, gjegjësisht, me biografi të dyshimtë personale, familjare ose gjenealogjike, si dhe me aftësi të kufizuara (reduktuara) shpirterërore, emocionale, mentale, psikologjike, intelektuale, profesionale etj. 

U mor vesh se zëvendësimi aparent i një modeli ose sistemi politik me një model ose sistem tjetër, sipas shkencave politike, është në të vërtetë, një riprodhim i sofistikuar ose kamufluar i po atyre marrëdhënieve ose raportëve themelore ose elementare që e ruajnë "modelin" ose sistemin (regjimin) e mehershëm ose paraprak në substancën (esencën) dhe tërësinë e tij. Në rastin konkret regjimin kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit së bashku me "reliktët", kostumet, autoritetët, hijet, fosilet, ligësitë, komplekset dhe paranojat e tij politike, diplomatike etj. 

Në ketë vorbullë, zatën duhet kërkuar ose optikuar edhe zhvillimet ose proceset e ndryshme reaksionare, paradoksale dhe anakronike në politikèn dhe diplomacinë kosovare. 

U mor vesh se pollitologjia dhe filozofia politike dhe diplomatike na mësojnè ose udhërrefejnë vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.

Se këndejmi, për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! "Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit. 

Ndaj, filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike dhe diplomatike, në instancë të fundit, janë zgjuarësi, afinitet, efikasitet ose shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë (kontinetal dhe interkontinetal).

Është pra një "luftë" ose "stuhi infernale që nuk pushon kurrë", ku qeniet njerëzore, politike ose diplomatike janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore, materiale ose ekzistencialiste. Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur shtetrore, nacionale, politike, institucionale, funksionale, diplomatike, sociale, tregtare, ekonomike, komerciale, afariste etj...Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të nevojave dhe interesave të njohura jetësore, shtetrore, nacionale, strategjike etj. 

Ndaj,  edhe vet bota, në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

Për me tepër ndërkaq, në politikë të jashtme ose diplomaci, zgjidhën ose emrohën ata që iu takojnë ose përkasin superstrukturave ose elitave të njohura shkencore, intelektuale, kulturore, profesionale, politike ose diplomatike dhe jo përsonat e ndryshëm pa edukatë, kulturë, përvojë, si dhe pa histori.

BE-s pas "Brexitit" ose largimit të Britanisë së Madhe

Janë disa çështje dhe aspekte të njohura determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t'i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën dhe diplomacinë evropiane që nga koha e revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli dhe Francë e deri me sot: Luftërat ose interesat e njohura tregtare ose ekonomike në mes popujve (kombëve) dhe shtetëve të mëdha industriale dhe ekonomike së bashku me ideologjinë e njohur shtetrore, nacionale, kulturore, politike, historike, ekonomike, shkencore, imdustriale, teknologjike etj. 

Aty janë edhe tendencat ose pretëndimet e ndryshme dominante dhe eksluziviste të çdo shekulli ose epoke së bashku me dy luftërat e mëdha botërore si dhe luftërat ose konfliktët e ndryshme kontinentale, lokale, rajonale dhe kështu me radhë që jo rrallë e kanë dominuar, ricikluar ose rikonfiguruar historinë dhe gjeografinë politike të kontinentit plak.

Ndonëse, pa i harruar në këtë histori edhe etapat ose periudhat e dikurshme të absolutizmi, kolonializnmit, imperializmit dhe kështu me radhë.

Absolutizmi se këndejmi, në pjesën me të madhe ose substanciale të tij, ndodhëj i ndërlidhur dhe identifikuar me figurën ose personalitetin kontraverz dhe tepër despotik të mbretit francez, Lujit(Luigjit) të XIV-të dhe luftërat e ndryshme ekonomike, kabinetike, komerciale dhe kolonialiste në Evropën e dikurshme të shekujve 17 dhe 18, kur perandori i lartëpërmendur frëng ( Luji i XIV- të), e kishte mbiquajtur dhe paramenduar asokohe vetvetën si "mbret të tokës, mbret të detit dhe mbret të diellit": 

Për me tepër ndërkaq, pas firmosjëve të njohura të "Paqes së Vestfalisë" me 1648, "Paqes së Pirinejeve" me 1659 , "Marrëveshes së Utrehtit" me 1713 dhe vendosjes se të të ashtuquajturit "Sistemit të Balansës" ( "Balance of Powers" ) në mes fuqive të atëhershme tregtare, industriale dhe ekonomike të kontinentit të vjetër europian: Etapat ose periudhat e ndryshme të luftërave dhe konfliktëve të mesipërme fetare ose kolonialiste në Evropë, do i zëvëndesonin të të ashtuquajturat "luftërat" ose "konfiktet kabinetike" së bashku me luftërat ose konfliktët e njohura tregtare dhe ekonomike në mes vendëve ose fuqive të ndryshme industriale dhe ekonomike. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin "liberalizmin kapitalist" , gjegjësisht, "anarkoliberalizmin kapitalist" si stadin me të lartë të imperializmit të mevonshëm kolonial ose gjysëmkolonialist nga i cili dikur me vonë do të lindnin dhe gjeneronin edhe luftërat ose konfliktët e njohura botërore ,lokale, rajonale etj

Si duket edhe largimi (brexitii) i Britanisë së Madhe nga UE-së ose nga 'Eurozona' u bë si të thuash për shkak të "luftërave të pashpallura" industriale dhe ekonomike në mes Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë që paraqisnin dikur "katërshen e madhe" ose centrifugën kryesore të UE-s ose BE-s. 

Kjo në radhë të parë për shkak të konkurencës së madhe ose "luftërave të brendshme" finansiare, industriale, teknologjike, tregtare ose ekonomike në mes koncernëve ose gjigantëve të njohur të industrisë automobilistike, ajrore ose kosmike etj.

Kush është ose kush ishte dikut  BE-së...?

Bashkimin Evropian e përbënin dikur (para Brexitit ose largimit britanik) 28 shtete të pavarura dhe sovrane të përfshiera dhe inkorporuara brenda "modeleve" ose konceptëve të larmishme industriale dhe ekonomike  si "Modeli i Rajnës" i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, "Modeli Skandinavë" i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Finlanda dhe Suedia, "Modeli Anglo-Sakson" i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia, "Modeli Jugor ose Mesdhetar" i përbërë nga Spanja, Italia, Qiproja dhe Greqia, "Modeli Juglindorë" i përbërë nga Polonia, Letonia, Lituania, Estonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Sllovenia dhe Kroacia.

Se këndejmi, diversifikimi (diversiteti ) ,universalizimi (universaliteti ), globalizimi (globaliteti ) dhe multilateralizimi (multilateraliteti) i marëdhëniëve dhe raportëve të sotme kontinentale (europiane) dhe interkontinentale (gjithëbotërore) në një masë tepër të madhe u kanë shkuar për shtati bashkëpunimëve, koperimëve, aleancave , konvërgjencave, fuzionimëve dhe transaksionëve të ndryshme kontinentale ose interkontinentale në kontekstin e njohur global ose universal. Kjo për faktin se në kushtët ose rrethanat e sotme moderne ose bashkohore të "tregut global" dhe një ekonomie të përgjithshme globale ose universale në nivel kontinental dhe interkontinental: Ekonomia e tregut në radhë të parë i përfshinë dhe nënkupton mekanizmat dhe instrumentët e njohura infrastrukturale, konjukturale, manufakturale dhe të tjera të tregtisë së jashtme së bashku me atributët, prioritetët dhe favorët ose benificionet e njohura monetare, sociale, industriale dhe ekonomike të tregut global të vlerave dhe kapitalit. 

Ndryshe nga kjo, sipas Kartës ( Deklaratës) Universale të OKB-së të firmosur me 25 prill ,përkatësisht, me 26 qershor të vitit 1945 në San Francisko të SHBA-së dhe Rezolutës së njohur të Këshillit të Sigurimit të OKB-se( Nr. 1815) të kodifikuar dhe ratifikuar me 18 dhjetor të vitit 1962 , si dhe në bazë të një sërë konventash dhe rezolutash të tjera botërore ose ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e njohura globale ose universale të njerëzve, popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej kontinentit dhe globit tonë tokësor: Pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetëror dhe nacional , koekzistenca paqësore, liritë, të drejtat dhe barazitë e njohura shtetërore dhe nacionale së bashku me njohjen dhe respektimin e ndërsjellë ose reciprok të lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të lartëpërmendur shtetëror, nacional, teritorial dhe politik në mes vendëve dhe popujve të ndryshëm kudo në botë: Paraqesin si të thuash rrënjët, themelët ose fundamentët (bazamentët) kryesore ose substanciale të shtetëve dhe shoqërive të pavarura, sovrane, integrale, qytetare dhe demokratike kudo në botë. (duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe disajnin ,arkitekturën, strukturën ose superstrukturën e njohur institucionale dhe konstitucionale së bashku me edukatën, kulturën, arsimin, profesionalizmin, etikën, estetikën, rezonansën, kohezionin dhe performansën e njohur shtetërore dhe institucionale të cilat së bashku me korin e njohur politik dhe diplomatik) : Paraqesin degët ose segmentët (shtyllat) me të rëndësishme ose kryesore në kontekstin e njohur konjuktural ose konjuktivë të politikës së jashtme dhe diplomacisë. 

Aty i kemi edhe të drejtat dhe liritë e garantuara individuale ose kolektive së bashku me spontanitetin ,subjektivitetin, objektivitetin, individualitetin, ekskluzivitetin, reflektimët e ndryshme objektive dhe subjektive, intimitetin, dinjitetin, imunitetin, sovranitetin dhe integritetin e garantuar politik dhe juridik të lidershipit të njohur shtetëror, nacional dhe politik të një shtetit të pavarur dhe sovran që paraqesin çelësin ose formulën kryesore të edukatës, kulturës dhe një demokracie të zhvilluar, të pavarur (sovrane), integrale, parlamentare ose pluraliste. 

Në këtë frymë të njohur parlamentare dhe demokratike, rrethi(qarku) i mendimëve dhe opinionëve të lira qytetare dhe demokratike së bashku me pluralizmin e njohur politik, dialogun, mirëkutimin, tolerancën, edukatën, kulturën, kompromisin dhe konsenzusin e njohur shtetëror, nacional ose nacional, ndodhën në funksion të  paqës sociale dhe politike. Respektivisht, koekzistencës paqësore, bashkëjetesës dhe një harmonie të gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare të shtetëve dhe shoqërive të përparuara parlamentare dhe domkratike të UE-s etj.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat