Shamija dhe moderniteti

Opinione

Shamija dhe moderniteti

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 17 gusht 2022 Në ora: 17:21
Skënder Sadri KAPITI

Ndjenjat anti-muslimane në Shqipëri e në Kosovë nxiten sidomos  nga politika e qarqe antishqiptare të vëndeve armike të shqiptarëve sllavo-serbo-greqia, ato i nxit dhe  paguan paraja e huaj për promovim të agjendave antishqiptare.Kjo është tepër e dëmshme dhe e rrezikshme ashtu sikurse do te ishte  e dëmshme edhe nxitja e kristjanofobisë. 

Opinioniste, gazetarë dhe politikanë, të cilët mundohen që islamofobia të bëhet  dicka normale duke u marrë deri dhe me gjera të vogla si me shamijat.

Ju kujtojmë këtyre mercenarëve islamofobë të cilët islamofobinë mundohen ta fshehin me kriptoserbofilinë  “serbofilizmin e fshehte) të  tyre  se luftrat në Ballkan jo vetëm ato të fillimshekullit të 20-të, por edhe në vitet e pas 1990-tës në Bosnjë e në Kosovë shumica dërrmuese e njerëzve që u vranë, masakruan dhe që u dëbuan   ishin joserbë dhe muslimanë, shqiptarë e boshnjakë, dhe nuk mund të mashtrojnë serbofilët politikanë e mediatikë shqiptarë se Kosova rrezikohet nga shamija e xhamija, por Kosova rrezikohet nga serbo-sllavo-ortodoksia por edhe nga ndonjë shtet, politikan e qarqe lobuese në BE që mbështesin Serbinë. 

Në perendim aleati besnik e jetik i shqiptarëve janë SHBA, por duhet pasur shumë kujdes se Serbia do të bëjë maksimumin e përpjekjeve për prishjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Serbët janë mjeshtra në politikë e diplomaci , ata shkojnë gjithmonë me më të fortin , edhe me SHBA e BE, edhe mirë me Rusi, Kinë, Indi e Brazil , edhe mirë me Turqi e Arabi , edhe mirë me Greqi e me të gjitha shtetet e fuqishme të botës.Kurse në Kosovë, kur cfarë hallesh ka Kosova na dalin probleme me shamija, pa shamija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat