Hienat politike kundër Kurtit

Opinione

Hienat politike kundër Kurtit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 17 gusht 2022 Në ora: 17:36
Sulejman Mehazi

- Armiku numër një i kryeministrit të Kosovës është vetë BE-ja që qytetarëve të Kosovës jo që nuk ju japin, më të rëndomtën, liberalizim e vizave, por BE-ja, qëllimisht, nuk lejon pesë shtetet që janë në gjirin e saj ta njohin Kosovën: Spanja, Sllovakia, Romania, Greqia dhe Qipro-ja, që armiqësia e BE-së ndaj Kosovës të jetë më e madhe, ata,  si të deleguar të dialogut me Serbinë kanë zgjedhur Borrelin e Spanjës dhe Lajçakun e Sllovakisë, shtete që nuk e njohin Kosovën.

- Armik i Albin Kurtit jashtë Kosovës është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, me Kosovën brenda kushtetutës serbe, pastaj Vuçiqi sulmon me asociacionet serbe politike-juridike brenda Kosovës dhe me Ballkanin e Hapur;

- Armiku numër dy i Kurtiti jashtë Kosovës është edhe vëllai i tij i Shqipërisë, Edi Rama, që ka lidhur kurorë politike me Vuçiqin me anë të Ballkanit të Hapur;

- Armiku numër tre i Albin Kurtit jashtë Kosovës është edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi, i cili anashkalon qeverinë e Kurtit duke u lidhur me Ballkanin e Hapur të Vuçiqit dhe Ramës.

-Armiku numër katër i jashtëm i Albin Kurtit është edhe qeveria e Bosnjë-Hercegovinës që nuk njeh Republikën e Kosovës.

- Ndërsa kundërshtarë politikë ndaj, Albin Kurtit, jashtë Kosovës janë edhe partitë shqiptare të RMV-së në pushtet: BDI-ja, PDSH-ja dhe Alternativa që mundohen ta nënçmojnë partinë e LVV-së së Kurtit për shkak se ua prish projektet e përbashkëta me PDK-në e Hashim Thaçit dhe Ballkanit të Hapur të Vuçiqit dhe Ramës:

- Kurse kundërshtarë politikë të Kurtit brenda Kosovës janë partitë opozitare me bollëk: LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, etj. që si e qysh duan ta gllabërojnë e ta hanë të gjallë kryeministrin e Kosovës, aq sa në bashkëpunim me UDB-en e Serbisë dhe organizatat religjioze e ateiste të shitura kanë futur si problem armiqësor ndaj Albin Kurti edhe ndjenjat e ndjeshme e sensibile të shamisë kundër dhe pro në shkollat e Kosovës.

Armiqtë dhe kundërshtarët politikë të Albin Kurtit, qëllimshëm, ia kanë shtuar edhe një armiqësi plus të rrezikshme të shamisë religjioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat