Takimi në Bruksel: Asgjë e jashtëzakonshme..?! / Janë 12 vite të humbura në dialogun Kosovë-Serbi

Opinione

Takimi në Bruksel: Asgjë e jashtëzakonshme..?! / Janë 12 vite të humbura në dialogun Kosovë-Serbi

Nga: Binak Maxharraj Më: 17 gusht 2022 Në ora: 17:40
Autori Binak Maxharraj

Këto ditë po flitet më të madhe për takimin e ardhëm midis Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, i cili do të mbahet të enjten me 18 gusht 2022 pas një pauze njëvjeçare. Po analizohet nga të gjitha anët se çfarë mund të pritet nga ky takim duke pas parasysh situatën tepër të tensionuar dhe kërcënimet nga ana e Serbisë, e cila veç e ka rrethuar në afër dy kilometra kufirin me Kosovën në veri me krejt arsenalin e armatosur sikur në çdo çast pritet të plas sherri. Shtoja kësaj edhe kërcënimet verbale nga ana e vetë kreut të Serbisë Aleksandër Vuçiqit, kryeministres Berbaniq dhe ministrit të Mbrojtjes Vulin, situatën e bëjnë edhe më të tensionuar, të cilët po të mos ishte KFOR-i dhe NATO-ja aty do të shpërthente edhe lufta.

Serbia situatën e tensionuar edhe më tepër kur Kosova me 31 korrik 2022 e vuri reciprocitetin me Serbinë, i cili filloi të jetësohet menjëherë po atë ditë, pasi që Serbia këtë e kishte bërë 11 vite më parë pa asnjë reagim nga krerët e atëhershëm te Kosovës. Kriminelt, çetniket, shovinistët serb në krye me kryekriminelin Radojçiq dhe Rakiq, me trysnin e Beogradit e posaçërisht të kryefashistit Aleksander Vuçiq, ia bllokuan rrugët për në Bërnjak dhe Jarinjë ku pati edhe të shtëna armësh në policinë e Kosovës, por i cili me nismën e vendeve të KUINT-it e në veçanti me insistim të ambasadorit amerikan në Kosovë Jeffrey M. Hovenier aplikimi i reciprocitetit u shty deri me datën 1 shtator 2022.

Takimin e datës 18 gusht 2022 e kanë konfirmuar të dyja palët. Atë ditë do të ballafaqohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Po qarkullojnë në opinion se çka do të ndodhë atë ditë në këtë takim, ka vlerësime nga më të ndryshmet, optimiste, pak optimistë dhe aspak optimist se mund të arrihet diçka e “jashtëzakonshme” në këtë takim.

Personalisht mendoj se në këtë takim shumë të përfolur nuk do të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme kur dihet se në këtë dialog i kemi 12 vite të humbura pa ndonjë marrëveshje serioze, pos disa marrëveshjeve paçavra, të cilat nuk zbatohen nga ana e Serbisë, por edhe nga shkaku se përderisa udhëheqësit e mëparshëm në dialog e kishin lëshuar atë “në lerë” çfarë këtë me mjeshtri e shfrytëzoi Serbia për përfitimet e veta, kurse Kosova mbeti me “gishta n’gojë”, pos që i mundësuan Serbisë të bëjë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, siç janë ekstraterritori i kishave, Asociacioni një etnik me kompetenca ekzekutive etj., të cilat ia lanë Albin Kurtit si kopilë para dere që të merret me ta.

Por, tashti Aleksander Vuçiqi e ka përball arrën, shkëmbin e fortë me të cilin po ballafaqohet, e ka përpara njeriun i cili lufton për shtetin dhe jo për pushtet, e ka njeriun e pakorruptuar, të cilin nuk mund ta shantazhojë, e ka njeriun përpara, i cili nuk lejon që të preket integriteti, sovraniteti dhe kufijtë e Kosovës. Mu për shkak të këtyre virtyteve që i ka kryeministri i jonë Aleskander Vuçiqin dhe krejt elitën serbe e kanë kapë ethet dhe gërçi se nuk po muden ta arrijë atë çfarë i kishin premtuar liderët e mëparshëm të Kosovës së bashku me Grenellin, Palmerin, Boltonin etj., në dialog ku në fokus ishte edhe ndarja e Kosovës, por edhe bërja e Asociacionit një etnik me kompetenca ekzekutive. Mu për këto arsye ka filluar çmendia e liderëve serbë, të cilët nuk po munden assesi të rehatohen kur përballen me Albin Kurtin, i cili ia ka bërë të qartë Serbisë se duhet të japë llogari për krimet, gjenocidin, përdhunimet, për token e djegur të Kosovës.

Theksova se në takimin e të enjtes me date 18 gusht, nuk do të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme, kur kihet parasysh se Kosovën nuk e njehë komplet BE-ja, se dialogun e ndërmjetësojnë njerëzit e zakonshëm të BE-së, njerëzit “dashamirë dhe miq” të Serbisë siç është Josip Borelli i Spanjës dhe Aleksandër Lajçak i Sllovakisë, vende këto që se njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Por, megjithatë ajo se çfarë pritet të diskutohet në këtë takim është vetëm vazhdimi i reciprocitetit me datën 1 shtator 2022, sepse atë nuk ka kush e ndalë pasi që për këtë ekziston pajtimi i shteteve të KUINT-it dhe në veçanti i Amerikës këtu nuk ka kurrfarë dilema. Asociacioni një etnik as që do të hapet si temë, pas deklaratës së përfaqësuesit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar se nuk mund të këtë shtet brenda shtetit, dhe se asociacioni mund të vendoset vetëm sipas ligjeve dhe Kushtetutëss, çka bëri të mundur që elita serbe të dalë mençë, të tranohet tërësisht.

Por, pasi që dialogu me Serbinë po zgjat qe 12 vitet, që konsiderohen si vite të humbura nën drejtimin e BE-së, besoj që nëse edhe më tutje këtë dialog e udhëheqin miqtë e Serbisë dhe ata nga vendet që se njohin Kosovën si shtet, dialogu do të vazhdojë për shumë vite sepse BE-ja nuk është e aftë ta përfundojë këtë dialog, e aq më tepër kur të dyja palët janë “kurthuar” në pozicionet e tyre, se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, sepse qëllimi i dialogut dhe një marrëveshje përfundimtare duhet të jetë ky, sepse natyrshëm është të dialogohet, për çka të dialogohet nëse Marrëveshja përfundimtare nuk e ka në fokus njohjen reciproke.

Kurse Serbia çetniko-fashiste, e cila nuk po mund të ndahet nga ideologjia milosheviçiane, kur edhe sot si në kohën e tij, mbisundon nacionalizmi ekstrem serbë në raporte me Kosovën, dhe se Serbia në vazhdimësi deklarohet se kurrë nuk do ta njohë Kosovën si shtet, aq me tepër kur pas sulmit brutal dhe armiqësor të Rusisë së Putinit ndaj Ukrainës, Serbia as që e dënoi, as që e sanksionoi Rusinë, por po vazhdon edhe më tej lidhjet me të. Evropa dhe BE-ja sikur ende nuk e ka të qartë se kah po shkon Serbia dhe të tentojë t’ia bëjë të qartë se a don me Perëndimin me vlerat e larta demokratike apo me lindjen, Rusinë dhe Putinin në krye. Duhet t’ia bëjë të qartë se Serbia nuk mund të shkelë me njërën këmbë në Evropë në Perëndim dhe me tjetrën në Lindje me Rusinë dhe Putinin armiqësor me Perëndimin.

Së këndejmi si përfundim, përfundimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të arrihet kurrë më ndërmjetësimin e BE-së heterogjene dhe kjo duhet të ndryshojë. Në këtë drejtim fatin e dialogut duhet ta merr përsipër Amerika që ta përfundojë njëherë e mirë, përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat