Qeveri: Rriti rrogat në sektorin publik dhe privat në paritet mbi 1000 € në muaj për 8 muaj!

Opinione

Qeveri: Rriti rrogat në sektorin publik dhe privat në paritet mbi 1000 € në muaj për 8 muaj!

Nga: Emanuel Bajra Më: 18 gusht 2022 Në ora: 13:55
Autori Emanuel Bajra

Disa veprime konkrete që do të mund të ndërmerreshin nga qeveria për ta parandaluar mjerimin dimërorë në Kosovë:

Nacionalizo të gjithë rrjetin e energjisë që nga furnizimi e deri te shërbimet ditore për një periudhë 8 mujore.

Rrit rrogat në sektorin publik dhe privat në paritet mbi €1000 në muaj për 8 muaj.

Hap linja financiare direkte nga Qeveria për bizneset e vogla dhe të mesme për tetë muaj.

Nacionalizo të gjitha linjat e furnizimit me derivate, ushqim dhe importe tjera për 8 muaj.

Ngrirje totale të çmimit të energjisë për të gjithë konsumatorët në vend.

Rrit taksen korporatave për bankat deri në 60% dhe tepricën buxhetore shfrytëzo për ta ndihmuar konsumatorin.

Ngrirje totale të normës së interesit në kamatë në nivelin 3% për të gjitha bankat dhe konsumatorët, për të gjithë llojin e kredive.

Suspendo të gjitha pagesat për mirëmbajtje të xhirollogarive bankare për 8 muaj në ndërkohë procedo ligjin për “Free Banking” në parlament në mënyrë që konsumatorët të kenë alternativa të shërbimeve bankare pa pagesë.

Për dy muajt e ardhshëm furnizo/mbush hambaret shtetërore me njësi bazike të ushqimit.

Përpilo strategji specifike për edukimin e konsumatorit që të ekonomizohet me përdorimin e energjisë.

Fillo një program të insulimit të shtëpive dhe banesave gjithandej Kosovës.

Ndërto strategji afatgjate konkrete për energjinë.

Krijo aleancë strategjike me industrinë dhe biznesin e Kosovës.

*Shpenzimet totale me këto masa do të mund të akostohen vetëm në rast se Ministri i Financave krijon ambient dhe hapësirë të domosdoshme e të nevojshme për ti riorganizuar financat dhe buxhetin e shtetit për periudhën 2022-2023.

**Dimri do të jetë shumë i vështirë, por nuk ka vend për neglizhencë ose vendnumërim sepse alternativa dhe opsione ka me bollëk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat