Albin Kurti ta angazhojë doemos Muharrem Maralushën si ekspert të sigurisë në AKI të Kosovës

Opinione

Albin Kurti ta angazhojë doemos Muharrem Maralushën si ekspert të sigurisë në AKI të Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:10
Rexhep Torte

Falenderojmë nga zemra z. Hafiz Shala të nderuarin aktivist, analist dhe opinionist nga Amerika, i cili nëpërmjet opinionit të tij të datës 17 gusht 2022, me titull “Kurtha e përgatitur nga Borreli dhe Lajçaku është ogurzezë”, e quan të gabuar rëndë Kryeministrit Albin Kurti, që, z. Muharrem Maralushën, ushtarakun shqiptaro-amerikan, këtë njohës dhe strateg brilliant shqiptar, nuk e ka angazhuar derisot si ekspert të sigurisë në AKI.

Siç thekson z. Hafiz Shala, Muharrem Maralusha 50 vite ka punuar si analist dhe këshilltar për Ballkanin dhe Evropën Juglindore në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve, prej vitit 1968-2016.

Hafiz Shala në këtë opinion të tij i drejtohet Kryeministrit Albin Kurti, duke u shprehur se, “ Zoti Kryeministër, gabove rëndë që nuk e angazhove këtë ekspert të sigurisë në AKI, i cili ishte i gatshëm të pounojë vetëm për 1 dollar në muaj, por që do të ishte në interes të Republikës së Dardanisë, që, ma merr mendja nuk mund ta paramendosh se çfarë njohuri e dëshmi ka ky njeri.

Sikur ta kishe atë shërbim, takimin më 17-16 gusht 2022 në Bruksesl, nuk do ta zinte “gafi” me gjera të panjohura.

Kur ky njeri shprehet publikisht se çka ka dëgjusr me vbëhët e tij nga këta dy ndërmjetësues , jo dashamirës të Dardanisë, me siguri se pozicioni yt do të ishjte shumë më i avancuar dhe mirë i përgatitur”, thotë veç tjerash z.Hafiz Shala në këtë shkrim të tij tejet domethënës dhe aktual.

Lexuesit e “Bota Sot” i kanë lexuar këshillat dashamirëse kombëtare shqiptare të z. Muharrem Maraalusha, por siç thotë populli “ mendja sheh, e jo syri”, dhe këtu qëndron gabimi ynë për ta sensibilizuar me kohë që ky strateg dhe njohës brilliant i situatës SHBA-BE-Kosovë-Serbi të jetë ekspert i sigurisë në AKI të Kosovës.

Në shkrimet tona në vazhdimësi kemi nuhatur, spikatur e theksuar qëndrimet pro- serbe të Joseph Borrelit- Shefit të diplomacisë së BE-së dhe të Miroslav Jajçakut- emisarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Si gazetarë dhe analistë, na është vra etika profesionale gazetareske dhe sedra njerëzore dhe kombëtare shqiptare, kur kemi konstatuar si është e mundur që BE-ja nga tërë ato kuadra që ka, të caktojë pro-serbët Joseph Borrelin dhe Miroslav Lajçakun, këto dy figura kyçe në dialogun Kosovë-Serbi, këto dy figura të dëshmuara anti kosovare dhe anti shqiptare, keto dy figura që vijnë njëri nga Spanja dhe tjetri nga Sllovakia, dy shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Kemi shkruar në vazhdimësi se e njejta situatë ishte edhe gjatë paraardhësve të Borrelit e Lajçakut, siç ishin Ketrin Eshton, Fredrika Mogherini dhe Johanes Hahn, të cilët në vazhdimësi bënin obstruksione në dialogun Kosovë-Serbi në favor të Serbisë kriminale.

Kemi shkruar në vazhdimësi edhe për pro-serbët amerikanë Mathew Palmer-dhëndërin e Beogradit, me theks se gruaja e ka futur djallin në shishe, e s’po ndikueka kjo serbe te burri i saj Palmeri, që të jetë pro serb, gjë që edhe u dokumentua.

Kemi shkruar edhe për pro serbin Richard Grenel- emisarin e Donald Trumpit në dialogun Kosovë-Serbi, i cili ka prejardhje serbe dhe lidhje të ngushta me Kishën Orthodokse Serbe në SHBA.

Të gjitha këto konstatime tona, u vërtetuan kur u zbulua plani për copëtimin e Kosovës i përgatur nga tradhtarët Hashgim Thaçi, Vlora Çitaku e Baton Haxhiu, në bashkëpunim me kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe në bashkërendin me Joe Boltonin, Mathew Palmerin dhe me Richard Grenelin. Plam i cili fatmirësisht nuk u realizua falë kundërshtimit të Angela Merkel - ish Kancelares së Gjermanisë.

E tërë kjo tregon për rëndësinë dhe domosdoshmërinë që Muharrem Maraalusha, ushtaraku shqiptaro-amerikan urgjentisht të jetë eskspert i sigurisë në AKI në Kosovë.

E tërë kjo na tregon që Kosova domosdoshmërisht duhet të gjejë mekanizma që Joseph Borreli dhe Miroslav Lajçaku, të zëvendësohen me dy persona tjerë të ndershëm dhe korrektë nga BE-ja, dhe t’u thuhet njëherë e përgjithmonë stop hileve të derisotme që BE-ja ia ka bërë Kosovës.

Të rikujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi ka dy protagonistë, e ka Serbinë agresore gjenocidale e cila në vitet 1998/99 kreu më shumë se 400 masakra në Kosovë duke vrarë, masakruar e dhunuar mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre duke vrarë dhe 1500 fëmijë.

Serbia gjenocidale ka rrëmbyer me forcë 1643 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm fati I të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia gjenocidale me kryeneçësinë dhe arrogancën më të madhe trumbeton dhe mashtron se, gjoja vrasjet e masakrat në Kosovë janë të sajuara dhe nuk i pranon krimet makabëre të kryera në Kosovë që i shikoi tërë bota.

Serbia kriminale nuk e pranon as masakrën e Reçakut të cilën e verifikoi në vend të ngjarjes Wilijam Walker- ambassador i OSBE-së sokohe në Kosovë, pas së cilës NATO aktivizoi bombardimet 78 ditore ndaj caqeve të Serbisë gjenocidale në Kosovë-Serbi dhe në Malin e Zi, gjë që e detyroi Serbinë të tërhiqet, dhe Kosova e fitoi lirinë e shumëpritur.

Serbia kriminale e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

Për të gjitha këto krime ekszistojnë dëshmi dhe inçizime që i ka bërë i riu Esat Shala me shokë në 2000 kaseta e CD, për të cilat Serbia krimnale u ka ufruar 2 milionë euro që t’ia dorëzojnë këto kaseta e CD, dhë i ka kërvënuar me jetë.

Të rikujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi, protagonist të dytë e ka Kosvën viktimë, Kosovën paqedashëse dhe mike të dëshmuar të SHBA-ve dhe të BE-së, Kosovën pro SHBA-ve, pro BE-së, pro NATO-së dhe, që i kundërshton planet hegjemoniste të Serbisë dhe të Rusisë ndaj Kosovës, që tashmë është shtet i pavarur e sovran, shtet i dëshmuar edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Serbia e lazdruar dhe e pëkëdhelur padrejtëisht tashmë 23 vite po i mashtron SHBA-të, BE-në dhe NATO-n, se gjoja është për paqe e siguri në Ballkan, nërsa në anën tjetër refuzon t’i vendosën sanksione Rusisë kriminale, e forcon me kokëfortësi miqësinë me Rusinë kriminale, po armatoset nga Rusia dhe Kina, dëshiron të ndëtojë edhe bazë ushtarake të Rusisë në Serbbi, dhe nëpërmjet pakicës serbe në Veri të Kosovës nxit tensione dhe trazira kundër sovranitetit të Kosovës, për ta riokupuar Kosovën dhe ta sjellur ndikimin e Rusisë kriminale në Kosovë dhe në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat