Sindikata e Arsimit të Kosovës krah për krah me brigadën serbe të Vuçiqit

Opinione

Sindikata e Arsimit të Kosovës krah për krah me brigadën serbe të Vuçiqit

Nga: Halil Geci Më: 18 gusht 2022 Në ora: 19:04
Autori Halil Geci

Vuçiqi sot është vënë në siklet, si duket i ka ardhur fundi i rrenave të tij të ndyra!

Historikisht dihet se kombet pesimiste argumentin e vetëm e kanë kërcënimin me luftë, Vuçiqit i ka hasur rrena në gozhdën e Albinit.

Vuçiqi në Beograd ka mbijetuar fal Kosovës, ashtu siç kanë mbijetuar në pushtet në Kosovë Hashim polari dhe rrethi i disa të ashtuquajtur çlirimtarëve, që së bashku edhe me dy Grenellin e zhveshën Kosovën nga shtetësia dhe e lanë një krahinë të shkarravitur e të copëtuar pa identitet.

Sot kur Vuçiqit i mbaruan rrenat, ai nga Brukseli merr rrugën për tu takuar me brigadën e tij, i cili vetë e ka formuar dhe shpresa e vetme i ka mbetur lufta me brigadat e tij.

Vuçiqit dhe brigadës së tij sot ju bashkëngjiten Sindikata e Arsimit të Kosovës të shtyrë nga opozitarët dhe kujdestarët e Serbisë, kur Kosova është ngushtë dalin mbështetësit e Serbisë dhe tentojnë t’i dobësojnë proceset, mos mbet Zoti pa u marruar.

Sindikata e Arsimit të Kosovës sot doli krah për krah me brigadën e Vuçiqit, e luja sindikatë luja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat