Vuçiqi sikur e "kërkon" kthimin e Hashimit dhe Isës, Albini po e shkatërron!!!

Opinione

Vuçiqi sikur e "kërkon" kthimin e Hashimit dhe Isës, Albini po e shkatërron!!!

Nga: Faton Mehmeti Më: 18 gusht 2022 Në ora: 19:20
Autori Faton Mehmeti

Si asnjëherë më parë, Aleksandër Vuçiq u shfaq i mllefosur, inatosur në takimin me palën e Kosovës në Bruksel. Qëndrimet e Albin Kurtit përballë tij, ishin larg me ato të ish udhëheqësve para tij, kjo e ka inatosur si shumë presidentin serb.

Pas disa orë bisedimesh, liderët e Kosovës dhe Serbisë përfunduan takimet e ndara dypalëshe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. U tha se pas këtyre takimeve, pritej që të mbahej edhe një raund i ri trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Ky takim vjen pas vendimit dhe vendosmërisë së Kosovës për reciprocitet me dokumente udhëtimi, me Serbinë e mllefosur, andaj edhe “Takimi i sotëm nuk ishte takim normal dhe i zakonshëm. Po shohim zhvillime negative dhe ngritje të tensioneve në Veri të Kosovës. Ky takim ishte për t’u kujtuar të dy palëve për më shumë përgjegjësi” theksoi ndërmjetësuesi nga BE z.Borrell.

Serbia, e njohur për dinakëri pas takimit theksoi se "Ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi”, tha Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Serbia që ditë e natë ëndërron, vetëm nuk mundet me pushtu Kosovën e me rikthyer kohën e Millosheviqit, foli edhe për paqe.

Sot, Vuçiqi ka pasur shumë të drejtë të jetë nervoz, nuk e ka më Hashimin për pazare, prapa kamerave bënin pazare, para kamerave loznin rolin e heroit.

Në këtë takim të Brukselit qëllimi dhe synimi i Vuçiqit është asociacioni për të cilin po përdor dy role: herë në rolin e viktimës dhe herë të xhelatit. Kurti duhet ta ketë kuptuar këtë gjë. Edhe në takimin e radhës Vuçiqi do ta kushtëzojë mos trazirat në Veri me 1 shkurt me premtimin për implementim të asociacionit. Albini të insistojë tek vendimi i kushtetueses dhe e drejta për vendimmarrje. Kompromisi i kërkuar nga SHBA-ja dhe BE-ja nga të dyja palët, Kosova t'i përgjigjet me gjendjen reale të serbëve në Kosovë, të drejta që nuk i kanë asnjë pakicë askund në Evropë. S’ka më çfarë të lëshojë pe Kosova, me vendosmëri arrihen sukseset. Vuçiqi ta kuptoj se koha e servilëve dhe pazargjinjve ka praruar që nga 14 shkurti i 2021.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat