“Hannibal ante portas” (Hanibali pas dere)

Opinione

“Hannibal ante portas” (Hanibali pas dere)

Nga: Hafiz Shala Më: 18 gusht 2022 Në ora: 23:25
Hafiz Shala

Hannibal Barca, një gjeneral dhe burrështetas i Kartagjenës i cili në betejat kundër Republikës Romane në Luftën e Dytë Punike ishtë i nderuar si njëri ndër gjeneralët e mëdhenjë ushtarak në histori.

Ishte një gjeneral i madhë Kartagjenas i cili komandoj në Luftën e Dytë Punike në betejat e Tisinusit, Trebias, Liqenit Trasimene të Canneas dhe të Zamas.

Kartagjena është një port dhe qytet në regjionin e Murcias në Spanjën juglindore.

Kartagjena u bombardua gjatë periudhës romane ku u zhvilluan luftëra të ashpra, ndërsa, Hannibal Barca, u bë i frikshëm dhe i tmerrshëm për kundërshtarin të cilin edhe fëmijët e mbanin mend nga bisedat e prindërve sepse frika iu kishte hyrë në palcë.

Në kohën e romakëve, kjo thënie përdorej për t’i frikësuar fëmijët kur ata llastoheshin, për t’ua përkujtuar se, Hanibali është pas dere, prandaj, po e hapi derën e hyri brenda, nuk do të jetë normale për juve.
 

Po e them në mënyrë metaforike se, Amerika përmes Gabriel Escobar, po qëndron aty diku në “prapavijë” që fëmijët mos të llastohen sepse nuk do t’i tolerojnë, prandaj edhe mund të pësojnë keq.


Nuk është pritur që në takimin e sotëm të ketë ndonjë marrëveshje konkrete dhe assesi finale por, nga simbolika e paraqitjeve të, ndërmjetësuesve dhe të dy kryenegociatorëve live para kamerave, nese përdoret gjuha e trupit siç thuhet, mund të bëhen disa dallime qofshin befasuese apo në marrëveshje paraprake, fjala është për zotin Borell dhe Vuçiq i cili, para se të ulej në karrikën e tij, Borell ia shtriu dorën Vuçiqit por ai nuk ia zgjati në të njëjtën mënyrë.

Pasi jemi mësuar me lojërat e udheheqjes serbe edhe në këto raste, e që, unë, megjithatë mendoj se ka qenë një marrëveshje Borell-Vuçiqi, për ta “arsyetuar” këtë të fundit se gjoja, pa dëshiren apo “me dhunë” i mbështetur për muri, i është deshtë të ulët përballë Kurtit.

Zoti Borell, pa e fshehur fare si një përfaqësues i Spanjës, mosnjohëse e Reoublikës së Dardanisë e cila e ka problemin me Katalonin e cila kërkon shkëputje, nuk e njeh Dardaninë por edhe po e tregon “guximin” që edhe në postin e lartë të Përfaqësuesit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, “po e jep kontributin” në përkrahjen e Serbisë, ndoshta ka dhënë premtime jo pa pagesë që e kam frikën se do ta përjetojë fatin e Grenellit, si e pa dukshme por, megjithatë nuk mund të fshihet nga ata që e përcjellin.

Ai, bëri gafë, të qëllimshme apo jo por, njëherë Kurtin e prezentoi si udhëheqës i opozitës, ndërsa, në konferencën për shtyp, “e përmirësoi” duke e quajtur Kryeministër.

Po mos të qëndronte Hannibali pas dere, diku në zyrat e BE-së, ndoshta do të kishim tentime edhe për sjellje nënçmuese ndaj Kryeminstrit dhe shtetit të Dardanisë por, megjithatë, edhe pse zoti Borell filloj me “mospërfilljen” e qëndrimeve të Shefit të NATO-s, Stoltenberg, iu desht ta ulë bishtin ashtu sikur Vuçiqi i cili, nëse merremi me analizën e gjuhës së trupit të tij, dukej shumë brengosëse pas qëndrimit të prerë dhe të paluhatshëm të të parit të NATO-s se, po tentuat të hyni në ndonjë avaturë, do të përballeni me 4000 ushtarë të gatshme që ta ruajnë paqen dhe qetësinë pa kusht.

Ndoshta, Stoltenberg, edhe ka pasur informata se “Brigada e veriut” është organizuar “ për sulm” që u paraqit përmes pankartave e afisheve si gjithmonë e cila e “paska vendosur t’ia fut frikën në palcë NATO-s”, sa po duket që, nëse nuk është tepër vonë deri të dielën, do t’i thërras për mos t’u paraqitur më, sepse mund të pësojnë pasi, edhe KFOR-i edhe policia e Dardanisë janë në pjesën veriore që lë të kuptohet se, Amerika kësaj radhe e ka shumë seriozisht dhe do të lejon që një Serbi agresore e gjenocidale sikur Rusia, nuk tallet.

Ajo që vlen të theksohet se, kryeministri ishte pa dyshim në komunikim të vazhdueshëm me Amerikën (me Departamentin e Shtetit) përmes zotit Escobar dhe këshilltarit të Sekretarit Blinken që, lë të nënkuptohet se asgjë e rastësishme nuk do të ndodhë pa konsulltim të plotë më mikun, shpëtimtarin, gardianin, shpresën dhe ardhmërinë e vendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Faktori politik, demokratik dhe më OJQ-të, pa qëllim që askush të tenton t’i ngulfat për gabimet dhe mospërmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë por, a ka mundësinë që derisa të kryejmë punë më armikun, të përmbahemi sepse çdo veprim i pa kontrolluar apo i tej mase në veprime, i jep kurajo Serbisë dhë Vuçiqit i cili, është duke i kuptuar qartë çepengat që ia ka vënë Amerika.

Absolutisht duhet të jemi bashkëpunues dhe bashkëveprues konform qëndrimeve amerikane që do të jetë edhe rrugë e hapur për Dardaninë për t’u bërë pjesë e familjeve të mëdha nën përcjelljen, prezentimin e Dardanisë para botës, që neëkupton një e ardhme e mirë.

Dje, në një shkrim timin e kam shprehur dyshimin ndaj dy përfaqësuesve evropian, Borell dhe Lajçak por, për fatin tonë Escobar po “ kujdestarinë” aty në kthinat e ndërtesës ku duhet pritur koha kur do të filloj të del “tymi nga oxhaku i Katedralës së Romës” me rastin e përzgjedhjes së Papës.

Të gjithë do të dëshirojmë atë ditë ku Dardania definitivisht ta ushtrojë kontrollin në tërë territorin e shtetit për ta filluar një jetë normale shtetërore për të gjithë qytetarët e saj në të katër anët.

Opozita, e ka shansin që të jetë bashkëpunuese në momentet kur gjërat jo lehtë po finalizohen që më shumë do t’u shkoj në interesin e tyre duke fituar përkrahjen më të madhe, pse jo edhe në luftën për pushtet me metoda demokratike e transparente.

Kërkohet unitet dhe bashkërendim të paraqitjeve kur janë në pyetje interesat shtetërore e nacionale duke iu shmangur veprimeve destruktive populliste nga kushdo qoftë për të ardhur deri të suksesi i përbashkët.

Takimi ka përfunduar por, jo edhe bisedimet. “Hannibal ante portas”, këtu i varim shpresat.

Hafiz Shala

New York

18 gusht 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat