Mrrolat e Vuçiqit ishin, jo vetëm trishtuese por edhe mashtruese

Opinione

Mrrolat e Vuçiqit ishin, jo vetëm trishtuese por edhe mashtruese

Nga: Dedë Preqi Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:51
Dedë Preqi

Takimin e Brukselit, në mes kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilin takim e menagjonin shefi për politikë të jashtme Josep Burrel dhe përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Llajçak, dhe nëse do e komentojmë nga e para, që në fillim të këtij takimi dallohej fytyra e vrejtur e Vuçiqit, i cili me mrrolat e tija sikur lënë përshtypjen se diçka i ka ndodhur në ato momente aq të vështira dhe aq të “sikletshme”, sa që as shikimet nuk ua drejtonte të pranishmëve, por vetëm e kishte ulur kokën në letrat e tij dhe me mendjen e vet, sikur do të thoshte se, a do të shpëtojë edhe sot, o zot?!...

Dikush do të thoshte se, çfarë na duhet të mirremi me mërrolat dhe turinjët e Vuçiqit, kur kemi punë të tjera më të rëndësishme, por nëse i kthehemi realitetit të një takimi të tillë në mes burrave të shtetit, dhe që bëhët fjalë për një marrëveshje historike në mes pales shqiptare dhe asaj serbe, duhet të zbulojmë dhe analizojmë, jo vetëm përbajtësorën e këtij takimi, por edhe gjestet njerëzore, edukatën dhe sjelljet e një burrështetasi, në mënyrë që të bëjmë edhe një përshkrim të thjeshtë dhe komod, por një gjest i tillë i mimikës dhe vrazhdësisë së Vuçiqit, nuk mund që të mos e emitojmë, sepse ka domethënje interesante, nëse dikush e mendon të kundërtën, apo përsëmbrapshti, kinse për të dale diçka për së mbari…

Takimi i Vuçiqit me kryeministrin e Kosovës, z.Albin Kurti, kishte të ngjarë se Vuçiqin, e kishte marrë dikush me dhunë dhe e kishte sjellur në një tavolinë me Kurtin, dhe mrrolat e tij të ngjajshme sikur të kalit të detit me brirë të thyer, vjen në këtë takim i zemëruar, i mllefosur dhe i mvrejtur, sepse nuk ka vullnet, këtë e dine edhe bota mbarë se Serbia, e zënë vendin e dytë në botë, për krime dhe gjenocid, që e ka një të kaluar të dhimbshme historike, dhe sot, në vend të kërkimfaljes për gjitha ato viktima të pafajshme, kryetari serb Vuçiq, organizon përsëri dhe nxitë konflikte apo lufta të reja në rajon, që ka synim Kosovën, të cilën nuk e ka larguar Akoma nga Kushtetuta e Serbisë.

Mrrolat e tij trishtuese, janë po aq edhe mashtruese, sepse Vuçiqi, po e mashtron dhe po manipulon së pari me popullin e vet, të cilit i thotë se, jemi në hap të hyrjes në BE, ndërsa në anën tjetër mbanë kontakte dhe miqësi të vazhdueshme me Rusinë fashiste, sëcilës i rrie besnike edhe këto ditë të luftës ndaj Ukrainës, duke e mos sanksionuar sikur e kanë sanksionuar gjitha vendet tjera demokratike të botës, sepse po bënë një luftë pushtuese dhe fashizoide.

Kuptohet se në këtë rast, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në takim me kryeministrin Albin Kurti, në Bruksel, nuk do kishte zemër dhe shpirt, që t’a shikonte kryeministrin e Kosovës drejtë në sy, apo të përshëndetet me një buzëqeshje sa do simbolike, sepse që në start të takimit i kujtohen të bëmat kriminale dhe gjenociadiale të shtetit të tij millosheviqian, I cili edhe vetë ishte bashkëkriminel i këtij kësaj lufte të tmershem dhe tani me këto mrrola para bashkësisë ndërkombëtare, para popullit të vet dhe botës, sikur po mbarohet dhe po mundohet të tregohet i mëshirshëm si një njeri i dhimbshëm dhe po kalon çaste të vështira, kjo është qesharake, sepse lajkat dhe laberintet që po ia bënë Vuçiqi, BE-së, dhe shqiptarëve, duke mos përjashtuar edhe popullin e vet, të cilin është duke e mashtruar të tërin, por në urën finale të kësaj marrëveshjes nuk do të kalojë aq lehtë nga SHBA-të.

Dhe në fund të fundit nuk na interesojnë mrrolat dhe vetullat e Vuçiqit, sepse edhe Millosheviqi i kohës i kishte mrrolat dhe sjelljet e tilla, por nuk ekziston sot, por të shohim më afër dhe të shikojmë sy e vetulla të qeverisë tone, në krye me Albin Kurtin, të punojmë së bashku dhe të dalim nga kjo situate jo edhe aq e lehtë, por me miqësinë përmanente dhe politikën e SHBA-ve, kemi shpresë të madhe se edhe kjo pengesë do na heqët njëherë e përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat