Hidroregjioni Jugor e rrit shpenzimin e faturës së

Opinione

Hidroregjioni Jugor e rrit shpenzimin e faturës së

Nga: Faik Miftari Më: 23 shtator 2022 Në ora: 15:29
Autori Faik Miftari

Kompania rajonale e ujësjellësit Hidroregjioni Jugor SH.A. në Prizren e ka rrit shpenzimin e sasisë së ujit konsumatores në Prizren për 9500% më tepër për muajin korrik, 2022 në krahasim me faturën e shpenzuar të ujit për muajin qershor, 2022.


Konsumatorja në Prizren  rregullisht  ka shpenzuar vite me radhë mesatarisht nga 5m3 ujë  në muaj për banesën në të cilin jeton vet dhe shpenzimi i ujit i saj  ishte në suaza normale. Ujëmatësin të cilin e ka në posedim, numrin e parë të saj(1) nga numri katërshifror punonjësit e Hidroregjionit Jugor në Prizren vite me radhë nuk e kanë lexuar dhe nuk e kanë shënuar në faturë, porse vetëm e kanë shënuar numrin treshifror të shpenzimit të ujit si të gjendjes momentale ashtu edhe të gjendjes paraprake në faturë.

Fatura e ujit për muajin qershor, 2022 konsumatores i ka ardhur në mënyrë të rregulltë sikurse faturat e mëparshme vite me radhë. Ashtu që në faturë qëndronte gjendja e tanishme e shpenzimit të ujit 320m3, gjendja paraprake 315m3, diferenca apo shpenzimi për 1 muaj ishte 5m3 dhe shuma për pagesë 5, oo Euro. Për dallim nga muaji qershor 2022, tani në muajin korrik 2022 konsumatores në Prizren i vjen fatura “e fryrë” tejmase, dhe se gjendja e tanishme ishte 1273m3, gjendja paraprake 320m3, diferenca apo shpenzimi i ujit ishte 953m3, shuma për pagesë 830,oo Euro. Për çudi se jo mahi!!!

Brenda një muaji shpenzimi i ujit për konsumatoren u rrit për 9500%, prej 5m3 në 953m3 ujë, që do të thotë se ajo tani ka shpenzuar për 1 muaj, sa për 190 muaj apo për 16 vite të shpenzimit mesatar të ujit për banesën e saj. Kjo duhet shënuar në librin e rekordeve të Ginisit, se një konsumatore, që jeton e vetme në banesë të ketë arritur rekordin botëror të shpenzimit të ujit për një muaj të vetmin. Po këtu është kurthi të cilën punonjësit apo përpiluesit e faturës me apo pa qëllim, e kanë ngarkuar konsumatoren ashtu që në gjendjen paraprake të shpenzimit të ujit e kanë lënë numrin treshifror të shpenzuar prej 320m3, ndërsa në gjendjen e tanishme të ujit e kanë vendosur numrin katërshifror  në ujëmatës, 1273m3. 

Pasi që e ka parë tej mase faturën “e fryrë” për muajin korrik, konsumatorja me 15 korrik 2022 ka bërë kërkesë për verifikim të shpenzimit të ujit në ujëmatësin e saj. Me 20 korrik 2022 është kryer kontrolli i gjendjes së ujëmatësit nga kontrollorët prej Hidroregjioni Jugor, të cilët kanë përpiluar procesverbalin  me të cilin vetëm e kanë konstatuar sasinë e shpenzuar prej 1276m3 dhe borxhin në shumë prej 830,oo Euro. 

Ndaj kësaj fature të” fryrë” për muajin korrik dhe procesverbalit të kontrollit të kryer me 20.07.2022, konsumatorja ka paraqitur ankesë Komisionit për Zgjidhjen e Ankesave/Kërkesave, dhe se në vend që Komisioni për Zgjidhjen e Ankesave/Kërkesave të përmirësojë gabimin, ai ka sjell një vendim me një dispozitë kundërthënës, të paqartë, konfuz, të pakuptueshëm, i cili i jep të drejtë të dy palëve në procedurë, në njërën anë ia aprovon ankesën konsumatores, ndërsa në anën tjetër vërteton faturën e Hidroregjionit Jugor si të rregulltë sipas gjendjes reale të ujëmatësit. 

Nga ky formulim i tillë i dispozitivit nuk është e qartë se a prodhon efekte juridike për palën gjegjësisht konsumatoren pasi i është aprovuar ankesa për kontestim të borxhit, apo për palën tjetër në procedurë, Hidroregjionin Jugor, me të cilin është vërtetuar se gjendja është në rregull dhe konsumatorja është ngarkuar sipas gjendjes reale në ujëmatës. Vetëm përpiluesit e këtij vendimi, gjegjësisht anëtarët e Komisionit për Zgjidhjen e Ankesave/Kërkesave mund të dinë se ky vendim në favor të kujt shkon, të ankueses, konsumatores apo të Hidroregjionit Jugor  të Prizrenit??? 

Dispozitivi në kuptim të procedurës administrative nuk mund të prodhoj efekt të dyfishtë juridik kundërthënës njëri me tjetrin, edhe për palën, konsumatoren, edhe për kompaninë e ujit, gjegjësisht Hidroregjionin Jugor. Ky  vendim i tillë është “non sens” në procedurën administrative, si dhe “sui generis” që mund të ndodh vetëm në Republikën e Kosovës.

Ndaj vendimit të tillë konsumatorja ka parashtruar ankesë në afatin e paraparë ligjor organit administrativ të shkallës së dytë, gjegjësisht Autoritetit Rregullator të Ujit(ARRU-së) në Prishtinë.

Shpresojmë dhe besojnë që organi i shkallës së dytë në procedurë administrative, gjegjësisht Autoriteti Rregullator i Ujit(ARRU) në Prishtinë,  do të aprovojë ankesën e konsumatores si të bazuar dhe do të shfuqizojë vendimin e kundërligjshëm të organit të shkallës së parë në procedurë administrative,gjegjëisht Komisionit të Zgjidhjes së Ankesave/Kërkesave në Prizren, ashtu që konsumatorja të paguajë faturën për shpenzimin mesatar të ujit prej 5 m3 vite me radhë, e jo të paguaj faturën e “fryrë” prej 953 m3 ujë për një muaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat