Lëvizjet islamiste dhe karakteri i tyre radikal, po e degradon kombin dhe kulturën tonë!

Opinione

Lëvizjet islamiste dhe karakteri i tyre radikal, po e degradon kombin dhe kulturën tonë!

Nga: Osman Ferizi Më: 25 shtator 2022 Në ora: 10:22
Autori Osman Ferizi

Unë nuk jam studiues e as predikues fetar, por si një qytetar laik i këtij vendi që quhet Dardani më dhemb zemra dhe shpirti për këtë degradim shpirtërorë dhe njerëzor që nga pas lufta e deri më sot. Qe 30-vite nuk jetoj në atdhe, por në një shtet të krishterë dhe me ekonomi të zhvilluar (Gjermania), ku afër një milion shqiptar sot jetojnë, punojnë pa asnjë paragjykim nga gjermanët edhe pse shumica jemi shqiptarë të besimit islam.

Nga mundi dhe djersa i mbajtëm familjet tona dhe investuam në kauzën kombëtare për liri. Atëherë edhe kur rrezikohej qenia jonë kombëtare shqiptare, këto shtete të krishtera na u gjetën në momentet më të vështira të historisë sonë dhe na njohën si shtet nga të parët, dhe sot bijtë e tyre qëndrojnë në Dardani për të siguruar kufijtë e shtetit tonë.

Dihet që gadishulli Ilirik (Ballkani sot) ka qenë dhe është një territor ku janë takuar dhe ndarë civilizimet, në mes të trojeve shqiptare u bën vija ndarëse, kulturore, fetare e politike, siç njihet “Vija e Teodosit”, ku puqeshin më pas civilizimi i krishterë (latin-perëndimor) dhe ai ortodoks (lindor apo bizantin). Në këto kryqëzime kulturore, fetare, kanë qenë dhe mbeten interesa gjeostrategjike për rajonin, por edhe më gjerë. E për rrjedhojë të kësaj u krijuan rivalitete mes besimeve, kulturave. Në kuadër të kësaj më së keqi e pësoj populli autokton në trojet e veta, shqiptarët. Të huajt ushtruan dhunën mbi ne ku ndodhën dyndje popujsh, avar, hun, sllavë, bullgarë etj., si pasojë edhe më shumë luftëra, konvertime të dhunshme, eksode.

Përkundër asaj që ne kemi tri besime, e që nga gjuha dhe gjaku jemi një popull, u krijua një shembull model, tashmë tradicional mbi besimet, ku mbizotëroi harmonia, toleranca dhe respekti ndër-vëllazërorë.

Duhet potencuar që sundimi dhe pushtimi gati pesë shekullor otoman la vragë të mëdha shpirtërore; degradim kulturor, analfabetizëm, mohimin e gjuhës shqipe, humbje dhe dhurim territoresh nga Rusia dhe fuqitë e mëdha, ortodoksëve të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë e Greqisë. Roli i xhamive ishte regrutimi i të rinjve në luftëra për interesa të Perandorisë Otomane, pastaj konvertimi i dhunshëm dhe tragjik në bisedimin islam. Ata “Hoxhallarë” që shërbenin më.

Shumë kishin rolin e komisarëve politik që për interesa të tyre dhe të perandorisë bënin çmos që populli mos të shkollohet dhe ashtu më lehtë ishte të manipulohet. Ju kujtoj se sulltani Mehmet Fatihu gjatë pushtimit të tij në tokat shqiptare masakroi mijëra gra e fëmijë, dhe sot për ironi një xhami në Prishtinë e mbanë emrin e atij krimineli.

Lëvizja apo kryengritja e parë terroriste e islamiste në trojet shqiptare ishte ajo e filo-turqve Haxhi Qamili dhe myftiu Musa Qazimi, i cili ishte marionetë e pashallarëve të Stambollit, ai kishte qëllim kthimin e kalifatit islamik që në vitin 1914, e hoqën flamurin kombëtar dhe e vendosen flamurin islam të Kalifatit. Këto vegla, të shitura me detyrë antikombëtare vranë edhe mësues që ju mësonin fëmijëve gjuhen shqipe dhe shqiptarët e krishterë qenë të parët në shënjestër asgjësimi.

Image
Luftëtari dhe veprimtari Osman Ferizi me presidentin Rugova

Sot në shek. XXI, kohën e globalizmit ku ballafaqohemi me kriza, sfida, ekstremitete deformuese politike, amoralitet e pasiguri, popujt rrezikohen nga ekstremizmat dhe radikalizmat fetarë ku fare lehtë konfliktet fetare mund ta zëvendësojnë luftën, sepse qendra të caktuara fare lehtë po shfrytëzojnë krizat ekonomike, vetëdijen e ulët shoqërore e që financojnë militantët ekstremist primitiv, tru lesh e reptil, që thirren në “din” e “dovlet” të cilët ia marrin lirinë, e të menduarit dhe të besuarit të të tjerëve dhe verbërisht ndihen të rehatshëm nën robërinë e tyre ideologjike e dogmatike fetare duke përqafuar versionin e islamit politik, doktrinën ekstremiste, duke e mohuar të kaluarën tonë historike, identitetin, kulturën dhe traditën. Kjo është doktrinë, e cila mohon Kombin shqiptar.

Dardania dhe Shqipëria me Kushtetuta laike e sekulare, edhe me popullsi dominonte laike dhe lidhje të forta shpirtërore me perëndimin dhe SHBA-të, kanë qenë pagan dhe më pas katolik dhe ortodoks. Botës i dhamë, pushtuesit, perandorët dhe gjeneralët më të mëdhenjë Iliro-Dardan (Aleksandrin e Madh, Teodosin, Dioklecianin, Konstandinin e Madh, Justinianin), përkthyesin e Biblës Shën Jeronimin, Niketë Dardanin, Skënderbeun, disa Papë në Vatikan, Shën Terezën, çka nuk i dhamë botës. Por,thuaja që kur jemi islamizuar, asgjë as për vete e as për të tjerët, sepse islamizimi u bë me dhunë dhe me metoda jonjerëzore dhe mu për këtë formalisht jemi të regjistruar si mysliman, fatkeqësisht. Ne, ndër shekuj treguam një traditë model të bashkëjetesës në diversitet dhe tolerancës fetare, në vëllezëri, i kemi gjithë ata Shqiptarë ortodoks e katolik në Greqi, Maqedoni, Turqi, Itali, Berat, Lezhë, Shkodër e Malësi, pra kudo që flasin SHQIP. Vini re, pas luftës shumë individ dhe organizata “Bamirëse”, nga Turqia dhe Katari që kinse na ndihmuan, ndërtuan vetëm xhami, në ndonjë mëhallë edhe dy, më vonë u identifikuan si financuese të terrorizmit. Investuan miliona për të ndërtuar infrastrukturën propaganduese, indoktrinimin e rinisë, ndërtimin e shumë xhamive qëllim këqija duke futur farën e përçarjes dhe urrejtjes, rekrutuan grupe terroristesh në Siri, e që ky ishte qëllimi i tyre djallëzor por u realizua edhe përmes politikës serbe në Dardani me qëllim krejtësisht të njohur, shpalljen e Dardanisë shtet islamik terrorist e talibanist. E gjithë kjo pati fatkeqësi kombëtare, e si shkas i fanatizmit islamik nuk u ndërtua asnjë çerdhe për fëmijët apo shkollë e vetme, e mos të flasim për fabrika.

Kjo krizë identiteti duhet ndaluar nga shteti mekanizmat e tij. Hoxhallarët (Sh. Krasniqi, Irfan Salihu, Sadullah Bajrami, Ahmed Kalaja, Armand Ali..…), që propagandojnë fenë para kombit, që nxisin urrejtje ndaj femrave përparimtare e që kërkojnë vendosjen e shamive, që kërcënojnë me ndëshkim, kërcënim të gjinisë femërore, kërkojnë të na kthejnë ligjet arkaike të mesjetës të para 1400 vite, më parë kur femra mbytej me gurë.

Sot duhet të hiqni shamitë e mbulesat, flakni errësirën. E këta imamë duhet hetuar prokurorët e shtetit. Një nga qindra shembujt të platformave, metodave të regjimeve të Serbisë, që i përdornin kundër shqiptarëve, është ai i vitit 1908. Kur shqiptarët filluan të mobilizohen kundër perandorisë Osmane, këtë tendencë të unifikimit të shqiptarëve pa dallime fetare, e heton ish-konsulli serb në Prishtinë, i cili i njofton udhëheqësit në Beograd, të cilët e autorizojnë që të inskenoj provokim dhe konflikt mes shqiptarëve të besimit mysliman e katolik. Konsulli serb angazhon një serb (Andrea Saviq) nga Gjakova që natën e festes së Bajramit të vendosë koka derrash të prerë në disa xhami (Smolic, Prizren), që pati pasoja revolte e keqtrajtimi të klerikëve katolik. Pra, kjo përçarje ju konvenon armiqve historik të shqiptarëve.

Këto veprime nuk mund të bëhen pa mbështetje dhe partneritet të heshtur politik.

Ngatërresën me shaminë sot po e bënë Lëvizja Vetëvendosje për interesa elektorale. Si lejohet nga Shteti ynë laik që sot në disa institucione të lejohet kryerja e ritualeve fetare (në FSK, në Policin e Kosovës, në konvikte të studentëve, në disa kopshte fëmijësh…), ka edhe shumë dëshmi dhe prova që Serbia në forma të ndryshme financon islamizmin ekstremist në Kosovë, për të krijuar një imazh të keq në Bashkimin Europian, se ne jemi anti të krishterë, ky edhe është mision i tyre që shumë imam në përpikëri po e zbatojnë.

Vëllezër shqiptar të qëndrojmë bashkë në themel të ruajtjes së identitetit Kombëtar. Gjuhen, traditën, kulturën tonë të bukur- SHQIPEN e Orakujve e Rilindësve tanë, të korifenjve të kombit dhe gjuhës (Teodor Shkodranit, Gjon Buzukut, Bogdanit, Budit, Negovanit, Aristidh Kolë, Koto Hoxhit, Anastas Kulluriotit, Pandeli Sotirit, Don Zef Ashtës, Sami Frashërit, Gjergj Fishtës etj.) mos bini pre e politikave antikombëtare e servilëve islam.

Vëllezër shqiptar mos u vorrosni si arab, turq e latin, varrosuni si Shqiptarë të mbuluar me flamur kombëtar.

Gjuha shqipe është si flaka, edhe kur e ndanë prap mbetet FLAKË!

Image
Osman Ferizi, rikujton rrugëtimin e grupeve të para guerile, të stërvitura në Shqipëri, pjesë e të cilave ishte edhe vet. 30 vjet pas (foto e bërë, më 2021)

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat