Lufta e Rusisë dhe lëvizjet e boshtit gjeostrategjik global dhe shqiptarët

Opinione

Lufta e Rusisë dhe lëvizjet e boshtit gjeostrategjik global dhe shqiptarët

Nga: Gani Asllani Më: 25 shtator 2022 Në ora: 12:58
Gani Asllani

Tash që për shtatë muaj bota ka parë hapur fuqinë e njëmendët të Rusisë, qoftë atë të ndikimit politik që lideri i Kremlinit ka mbi popullin e tijë, qoftë në atë ekonomik ku gazi rus u bllokua në tregjet europiane por ka nxitim të gjinden tregjet aziatike, si dhe fuqia ushtarake ruse që habiti edhe analistet më entuziast rusofil duke parë se lavdia e Bashkimit Sovjetik ka vdekur dhe nuk ndërtohet më, vërehet se boshti global gjeostrategjik ka lëvizur ndjeshëm.

Nga njëra anë SHBA-të dhe disa vende aleate (kryesisht bota e demokracive liberale) që mbajnë në fijen e perit akoma poziten e liderit global, dhe nga ana tjetër dështimi katercipërorë rus për ta vëndosur vehten si lider i mirëfillt global. Ky fakt tashmë doli lakuriq jo vetëm nga lufta gati pesëmbëdhjet vjeqare në Siri ku Rusia u invstua tërsisht në mbrojtje të diktatorit Al Assad në mynyrë që nëpërmjet Sirisë të siguroj një pikë strategjike në detin Mesdhe, por që akoma nuk arriti të mund kryengritjen e njerzëve që duan të jetojnë të lirë, dështim spektakolarë Rusia pësoj edhe në Ukraine. Marrë nga këndvështrimi pragmatik, rajoni i Donbasit në Ukraine është i banuar me shumicë ruse.  Identiteti kombëtar dhe fetar atje është shum fluid dhe i perzier dhe gjuha që përdoret në përditshmëri është ajo ruse. E pra si ndodh që një teritor të tilllë Rusisë i duhen shtatë muaj për ta aneksuar? Sigurisht që duhet konsiderohet mbështetja e fuqishme që perendimi po i jep Ukraines me mjete luftarake që ta luftoj Rusinë (vetëm këtë javë Britania e Madhe dedikoj 2.3 miliard funta për ushtrinë e Ukraines) por edhe vetëkënaqësia e presidentit rus Putin që pandehte se mund ta lëkund boten me një të lëvizur të gishtit.

Armatimet e prodhuara shtatëdhjet vite më parë që akoma lëngonin në hangarët ushtarak rus, taktikat ushtarake sovjetike që Rusia po përdor në Ukraine si; toka e djegur, ajri i mbytur dhe ktheje popullin kundër vëndit të vet kan dëshmuar pa-aftësi të lartë në menagjimin e situatës. Kjo tani solli në realitetin e ri ku Rusia nuk është më lidere botërore por veq një nga disa shtetet e mëdha të globit që tash duhet të ndjek vallen e Kinës sepse varësia ruse ndaj Kinës  u pa qartazi në mes Shtatorë në takimin e Vëndeve të Bashkëpuniminit të Konventës së Shangajt mbajtur në Uzbekistan ku Putini i mbështetur pas murit u qortua nga Kina, India por edhe dy republika të vogla  ish sovjetike për agresionin në Ukraine.

Çfar po ndodh ndërkohë?

Përpos Rusisë së fshehtë, kriza në Ukraine nxori lakuriq edhe dobësitë e pa numërta të Bashkimit Europian që e gjënë shum të vështirë të flas me një zë në emër të të gjith anëtarëve, të veproj shpejt e drejt pa u lëkundur nga pasthirrma liderësh autokrat të ndonjë vëndi anëtarë dhe të sillet si force politike globale përpara vêshtirësive.

SHBA-të ndërkaq mbeten të vendosura për të mbrojtur sistemin e vlerave që ata i besojnë, kurse Kina po shfrytëzon dobësinë e Rusisë dhe po pëson ngritje të menduar strategjike globale. Gjithashtu vënde tjera të mëdha si India, Brasili, Indonesia, po gjëjnë vehten gjithnjë e më shum në skenën globale tani që dielli rus ka filluar të venitet.
Po Shqipëtaret ku jan në rreshtimin e ri global?

Të qenurit e Republikes së Shqipërisë si anëtarë e NATO-s është garancia globale e sovranitetit të një vëndi të vogël. Detyra madhore e Shtetit Shqipëtare është ta forcoj sundimin e ligjit, të luftoj korrupcionin dhe të ngris kapacitetet shtetërore. Sulmi i hakerëve të Iranit rishtazi tregoj se Shqipëria nuk ka punuar fare për të instaluar kapacitete mbrojtëse kibernetike sepse shoqëria është orientuar në kundërvlera duke prodhuar muzikant tallava e pseudo gazetarë pa vlera profesionale.  Veq fakti se Britania e Madhe dërgoj në Minstrinë e Mbrendshme në Tiranë programer kompjuterik sepse në Shqipëri nuk kishte shkrues softwerësh të kallë datën. Në epoken e internetit shteti vepron me analfabet të teknologjisë informative.

Dhe në fund kur këto kushte të plotësohen Shqipëria të mund të antarësohet në Bashimin Europian si organizata kontinentale e prosperitetit ekonomik.

Republikes së Kosovës ndërkaq i mbetet imperativ mbarimi sa më parë i procesit të dialogut me Serbinë sepse koha e humbur i kushton shum vëndit, kjo sepse Serbia hap çdo tre katër muaj kapituj të ri në procesin e antarësimit në Bashkimin Europian kurse Kosova flet për nxhitës në tabelat e makinave. Me këtë proces është i nevjishëm dhe ndryshimi  i qëndrimit të Bashkimit Europian që e trajton statusin e Kosovës si qështje neutrale sepse vetëm si partner të barabartë mund të bisedosh me kë do për çfado, prandaj dhe institucionet shtetërore të Kosovës duhet të këmbëngulin për këtë. Kështu pra edhe rrumbullaksimi i shtetësisë me transformimin e plotë të FSK-së dhe hyrjen e sajë në NATO është detyrë e vecantë, pasi shtetësia të jet garantuar nga organizata më e fuqishme ushtarake në botë gjërat e tjera ndodhin shpejt.

Autori - Strateg i sigurisë në kuadër të programit tranches të NATO-s "Politikat gjeostrategjike të sigurisë globale dhe ndikimet kontinentale" 2014-2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat