Shkolla, nxënësit e shteti i Kosovës ishin dashuria e mësuesit e veprimtarit të madh Bejtullah Ismajli

Opinione

Shkolla, nxënësit e shteti i Kosovës ishin dashuria e mësuesit e veprimtarit të madh Bejtullah Ismajli

Nga: Sylejman Ismajli Më: 25 shtator 2022 Në ora: 18:47
Bejtullah Ismajli

Veprimtaria dhe kontributi i mësuesve ndër vite ishte jashtëzakonisht i madh, ata përposë që po edukonin fëmijët kishin edhe një qëllim që ta duan atdheun e tyre dhe ta largonin një herë e përgjithmonë analfabetizmin duke ju hapur dritën e diturisë nxënësve.

I tillë ishte mësuesi Bejtullah Ismajli, i cili një jetë të tërë i’a kushtoi nxënësve dhe popullit të tij.

Bejtullah Ismajli lindi në vitin 1935 në fshatin Kopërrnicë , ndërsa në moshën 17 vjeqare të vitit 1952 mori ditarin në dorë duke dhënë kontribut të madh në fshatrat e Komunës së Kamenicës - në Svircë, Poliqkë, Dazhnicë e Hogosht, ndërsa nga viti 1957-58 filloi të kontribon në shkollën e fshatit të tij në Kopërnicë gjerë në vitin 1964, ku njiherit edhe mbaron Shkollën Normale në Gjilan.

Dashuria ndaj shkollës e nxënësve nuk kishte të ndalur, pasi mësuesi Bejtullah Ismajli fillon të jep mësim nga viti 1965 në Gjilan në shkollën fillore “Vuk Karagjigj” - tani “Thimi Mitko”, ndërsa rrugëtimin e tij të mësimdhënësit e vazhdon nga viti 1973 në shkollën fillore “Selami Hallaqi” ku njiherit ishte iniciator që kjo shkollë të mban emrin e dëshmorit të kombit Selami Hallaqi.

Mësuesi Bejtullah Ismajli thoshte, “Mësuesit kanë një rolë në jetën e tyre, të hapin rrezet e diturisë e të zhdukin errësirën e mos shkollimit të nxënësve shqiptar e në veqanti të gjinisë femërore”.

Gjithë diturinë dhe dashurinë për nxënësit, mësuesi Bejtullah Ismajli i mori nga dy mësuesit e tij të dalluar nga Kavaja e Shqipërisë - Fehmi Sineva e Sali Qilerxhiun.

Dashurinë për atdheun e mori nga prindi i tij, Sadik Sinan Ismajli, një njeri i devotshëm për çështjen kombëtare, i cili ishte një patriot i kohës, poashtu axhën e tij Rexhepin dhe Halilin shovenistët serb i’a kishin masakrua, ndërsa agjën Shukriun cdo ditë forcat policore komuniste serbe e malltretonin në stacionin policor në Hogosht e Kamenicë, poashtu inspirimin e madh e mori edhe nga vllau i tij Rifati i cili për katër vite ishte zënë rob lufte nga Gjermanët të cilin e mbajtën në Dortmund të Gjermanisë.

Mësuesi Bejtullah Ismajli ishte betuar se përposë nxënësve dhe shkollës shqipe, ai do të kontribon për çështjen e popullit kosovarë  për të qenë të pavarur.

Edhe pas pensionimit mësuesi Bejtullah Ismajli dha kontribut të jashtëzakonshëm kur pushteti serb në fillim të viteve të 90-ta kishte shtuar torturat ndaj popullit shqiptarë, duke vrarë ushtarë e duke larguar punëtorët nga vendet e punës, ku kishin ndalur mjetet e informimit e nxënësit i kishin larguar nga objektet shkollore dhe po bëheshin diferencimet politike, me një fjalë pushteti serb po shkatrronte gjithqka që ishte shqiptare.

Mësuesi Bejtullah Ismajli menjëherë i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Kosovës e udhëhequr nga dr.Ibrahim Rugova, duke u betuar se nuk ka ditë më të madhe të japësh diturinë e jetën për popullin kosovarë se në këto momente.

Takimet të cilat i kishte me dr.Ibrahim Rugovën në fillim të viteve të 90-ta, për mësuesin Bejtullah Ismajlin ishin sinjal se kishte ardhur dita që në emër të babait të tij Sadikut, axhallarve  Rexhepit, Halilit e Shukriut e vllaut Rifatit, të qojë në vend amanetin e tyre për kauzën shqiptare drejt lirisë.

Mësuesi Bejtullah i bashakngjitet karavanit të Anton Qetës për pajtimin e gjaqeve duke dhënë një kontribut tejet të madhë për të zhdukur ngatërresat të cilat ishin me decenje.

Forcat serbe duke e parë veprimtarin e mësuesit Bejtullah, e arrestojnë në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjilanit, por ai qëndroi i pa luhatur në rrugëtimin e tij për çlirimin e popullit.

Në arrestimin e parë mësuesi Bejtullah ishte plot 90 ditë në burgun e Gjilanit, i cili u maltretua skajshmërisht në mënyrën më mizore, por pas daljës nga burgu mësuesi Bejtullah vazhdon akt ivitetin e tij edhe më fuqishëm duke kontribuar natë e ditë për çështjën kombëtare.

Pushteti serb e burgos përsëri duke e dënuar për tetë muaj, ndërsa torturat ishin shtazarake duke e lënë me pasoja në veshkët e tij.

Mësuesi Bejtullah gjatë karierës së tij prej mësuesit e veprimtarit të çështjës kombëtare, kishte mbledhur materiale duke shpresuar se një ditë do ti boton ato, por fatkeqësisht gjatë arrestimit në shtëpinë e tij forcat serbe ja konfiksojn duke mos e parë dritën e botimeve.

Mësuesi i shumë gjeneratave mbi 40 vjeqare e njeriu që e deshti këtë tokë e kontriboi për të, ndërroi jetë me 25 shtator të viti 1997 në moshën 62 vjeqare nga maltretimet të cilat i bënë pushteti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat