Lista serbe po sillet sikur veriu të ishte Autonomi në kuadër të Republikës së Dardanisë

Opinione

Lista serbe po sillet sikur veriu të ishte Autonomi në kuadër të Republikës së Dardanisë

Nga: Hafiz Shala Më: 26 shtator 2022 Në ora: 10:05
Hafiz Shala

Për fatkeqësinë dhe poshtërsinë më të madhe të “opozitës”e cila po shërbehet, me fjalorin e Listës kriminale serbe absolutisht të përputhet me fjalorët e udhëheqësve të opozitës së, Albin Kurti,siҫ thonë ata e Lista Serbe “për t’i fshehur problemet e brendshme po tenton të krijoj incident në veri” confirm politikave ruso-serbe për ta larguar nga pushteti njeriun i cili i tha botës hapur pa ekuivoke se, Serbia me perkrahjen e Rusisë, dëshiron konflikt në Ballkan, akuzë e cila, kur ta përkthesh në politikat manipuluese serbe, në të vertetë, kriza po tentohet të krijohet nga Serbia.

Lista serbe, po sillet sikur ajo e ka “sovranitetin e plotë në veri” brenda një shteti Sovran përmes të cilit si pakicë më pak se 4% të popullatës i gëzojnë të drejtat më shumë se ҫdo komunitet minoritar në rruzullin tokësor.

Me këto sjellje të një grupi kriminelesh të armatosur, të përkrahur dhe të nxitur nga Serbia, shumica shqiptare ka ardhë në pikën kritike të durimit të dirigjimit nga një grup kriminal i sponzorizuar nga një shtet kriminal siҫ është Serbia, të cilën, Evropa ende heziton ta quajmë emrin e vërtetë, shtet gjenocidal, aq më tepër kur përmes të ashtuquajturës “Kornizë e re”, që është tentim për testim pulsi, Serbinë, ta favorizoj në aspektin politik, ekonomik dhe, pse jo edhe në atë ushtarak. Sepse, një ekonomi e fortë është e barabartë me një ushtri e fortë.

Përsëri, lojërat e Evropës përmes shpirtrave të shitur shqiptar të tipit të Edvin Kristaq Ramës dhe komplet “opozitës”, e futa qëllimishtë në thojza sepse, nuk është kurfar opozite por plaf i armikut për t’i mbuluar, e amnestuar nga krimet ndërsa, veten ta shpëtojnë nga të bëmat shkatërruese ekonomike, kriminale përmes pasurimit të jashtëligjshëm dhe haraqit, duke e dobësuar fuqinë ekonomike të shtetit perms keqpërdorimeve, shitjeve të aseteve vitale me ҫmime damping për përfitime personale.

Dhe, pafytyrësia e tyre, nuk ndalet vetëm me kaq por, “me zemër të thyer vajtojnë për kërkesat e sindikatave për paga të ulta”.

Askush nga sindikalistët nuk e pati guximin t’ua drejtoj gishtin atyre që po qajnë me lot krokodili se, nga u pasuruat ju zotëri që nuk e ndani fatin e njëjtë me neve.

Ose, po t’u konfiskohet pasuria marramendëse e tyre, do të krijohej buxhet shtesë për ta sanue përkohësisht gjendjen e rëndë sociale por, jo deri aty sa që, si rast i përshtatshëm për ta rrëzue këtë qeveri, nën parullën e pa kënaqësisë sindikale.

Fatkeqësishtë, kryesindikalistet kanëhyrë në lojëra të ndyta më partite opozitare të cilat, më së paku janë parti alias klane të cilat dallojnë vetëm përkah emërtimi e jo nga veprimet e tyre në nuk përkojnë më interesat e shtetit e as të interesave nacionale.

O popull,a nuk po e vëreni se është organizuar një front, hajduto-kriminelo- tradhëtar, i udhëhequr nga kryeministri shqiptar, Edvin Kristaq Rama i cili, hapur e pa kurfar turpi ka dalë në anën e Serbisë, duke marrë lëvdata nga kryekriminel Vuҫiq dhe atë, para botës në seancën e OKB-së, duke marrë lavdata nga Vuҫiqi për marrëdhëniet e shkëlqyera, Serbi-Shqipëri, që, nënkupton sipas ideologjisë dhe filozifisë së tyre idioteske, shqiptarët dhe udhëheqja e Dardanisë, respektivisht Kryeministri Albin Kurti, “është njeriu i pa përshtatshëm për bisedime” sepse, ky,nuk kërkonte nga Vuҫiqi pëlqimin se ҫka duhet thënë para mediave duke deklaruar se ”ne të dy, nuk jemi problematik, fjala është për Thaҫin dhe Vuҫiqin, që në të vërtetë, ata ishin problemi.

Prandaj, u bëjë thirrje prindërve dhe nxënësve të shkollave të mesme, të njëjtën thirrje e bëra edhe perms Facebook-ut, që të hënën me 26 shtator t’ua mësyjnë shkollave duke kërkuar nga drejtorët që ata t’ua hapin dyert, në të kundërten, hapeni dyert me dhunë, futeni nxënësit brenda në klasa, ndërsa, ata që duan ta vazhdojnë më grevën, le të vazhdojnë ndërkohë, thirreni studentë të cilët kanë diplomur në lëmi të ndryshme të mbajnë orë profesionale.

Këto sjellje manipulative sindikale, në vitet e ‘90, kurrë nuk do t’i lejonim. Jeni shëndërruar në armiq të nxënësve, fatosave dhe prindërve.

Si njëri ndër themeluesit të këtyre sindikatave të viteve ‘90-ta, dhe përpilues i skemës organizative sindikale në atë kohë si një sindikalist më përvojë, veprimtaria e jonë sindikale e asaj kohe, ka qenë kundërshtimi dhe rezistencë ndaj okupatorit serb, anipse nën ombrellën sindikale, kemi patur edhe veprime puropolitike.

Një shembull karakteristik. Gjatë përgatitjës së skemës organizative sindikale, i kam sugjeruar Profesorit, tani të ndjerë Hajrullah Goranit që ta formojmë degën e 19-të të Sindikatave të Pavarura nga organet e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të asaj kohe, nuk jam në dijeni se ende funksionon kjo degë me qëllim që t’i realizojmë disa veprime të cilat, nuk ishin edhe pa rrezik

në elektroekonominë e atëhershme e cila udhëhiqej nga udhëheqja e dhunshme serbe nën mbikëqyrjen e organeve të sigurimit ku nuk iu lejohej puntorëve shqiptar të kthehen në vendet e punës pa e nënshkruar deklaratën se e pranojnë Serbinë si shtetin e tyre.

Dhe, skenari ka qenë i atillë ku, të gjithë punëtorët në ditën e caktuar, të vishen me mantila pune, kështu që eshalloni i parë të jetë nga punëtorët ndërsa, eshalloni i dytë nga pjestarët e policies të ushtruar në gjiugjicë, karate e forma tjera dhe, posa të kalojë eshalloni i parë, grupi i policëve me mantila pune, t’i kidnapojnë rojet duke i mbajtur peng dhe në ndërkohë në, ta ngrisim alarmin në të tërë botën se ҫka po ndodhë më punëtorët shqiptar të cilëve nuk u lejohet të hyjnë në objektet e tyre të punës.

Këtë rrëfim timin pas më se 30 viteve për here të parë po e bëjë publike.

Dhe, ju, zotëri, po flisni sot me gjuhën shantazhuese sikur kjo qeveri të ishte e Serbisë sikur ishte atëherë pas suprimimit të Autonomisë-riokupimit të Kosovës( Dardanisë), dhe, po doni që të gjeni zgjedhjeve të problemeve juaja pa menduar fare për të tjerët të cilët asesi nuk janë në gjendje më të mirë se ju.

Më vjen keq por, jeni në rrugë të gabuar sepse nuk po veproni conform interesave të shtetit dhe të tjerëve për të dalur nga kriza ekonomike të cilës, i kanë shkaktuar dëme ish pushtetarët e papërgjegjshëm,të cilat kur të dalin në pah të bëmat e tyre, të gjithë do të shokohemi se si është e mundur që një udhëheqës, kushdo qoftë ai, ka mund të jetë i pa shpirtë dhe ta vjedhë e ta shkatërrojë shtëpinë e vetë.

Prandaj, keni ra në grackën e “opozitës” me apo pa qëllim por, sipas veprimeve tuaja, nuk jam aq i bindur se jeni në rrugën e mbarë dhe të drejtë.

Shteti, kur i duhet ndihma dhe përkrahja e të të gjithëve në rrethanat në të cilën po kalon Republika e Dardanisë, nëse nuk jeni në gjendje me ndihmu, nuk iu ka hije që të veproni sipas interesave të armikut tone shekullor, Serbisë.

Ju, zotëri, me veprime dhe sjellje të juaja, sindikatë e “opozitë” jeni rreshtuar në anën e armikut.

Nxënësit të cilët po i mbani peng për interesa tuaja personale dhe atyre që kanë interesa politike, nxënësit e shkollave të mesme, mund të iu gjykojnë sot, ndërsa, fatosat, nesër kur të rriten, do të iu mallkojnë. Mos qofsha as sot e as nesër në lëkurët tuaj.

 

Hafiz Shala

New York

25 shtator 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat