Protestat e sponsorizuara*

Opinione

Protestat e sponsorizuara*

Nga: Gurakuç Kuçi Më: 27 shtator 2022 Në ora: 22:07
Gurakuç Kuçi

E keni vërejtur se në Kosovë mbahen protesta dhe parada të ndryshme, madje aty marrin pjesë një numër i konsiderueshëm njerëzish. Mendojeni me vëmendje, një numër i madh merr pjesë në paradat për LGBTIQ+, po ashtu një numër i konsiderueshëm marrin pjesë kur protestohet kundër dhunës ndaj grave, për çështjen e pagave për veteranët, po ashtu mësimdhënësit kur dalin në protestë, e çështje tjera!

Nga 25 gushti është në grevë arsimi dhe mbi 300 mijë nxënës janë pa mësim dhe askush nuk proteston as nga organizatat e shoqërisë civile, apo populli që fëmijët e tyre janë duke mbetur pa shkollë.

Pse ndodh kjo? Sepse askush nuk është duke sponsorizuar një protestë për tu kthyer nxënësit në shkollë. Pra, çështja është se nuk ka para në këtë fushë. Edhe një “pra” tjetër është se e kupton thjesht se as shoqërisë civile e as ndonjë organizate apo vetë shoqërisë nuk i intereson për asgjë por gjithçka e bëjnë për para. Nuk është që iu intereson dhuna në familje, LGBTI, të drejtat e njeriut apo arsimimi, e çka do tjetër, thjeshtë kur bëjnë diçka e bëjnë se kërcasin projekte të majme me para.

Pra, në Kosovë ka tri grupe, qeveria (ku hyjnë partia apo partitë qeverisëse), grupi i parave (opozita, shoqëria civile, sindikatat, grupe tjera interesi duke përfshi edhe organizatat kriminale) dhe populli totalisht një qenie pa kokë (pa mendim, pa organizim)!

Në Kosovë çdo dit shkelet Kushtetuta dhe prapë Kosova quhet shtet funksional, jo kjo është marrëzi. Kushtetutën nuk e shkel vetëm Qeveria, por edhe Gjykatat, Parlamenti dhe gjitha institucionet qendrore, komunale, institucionet arsimore të çdo niveli.

Kushtetuta shkelet edhe kur lihen njerëz të papunë, pa shërbime ligjore nëpër ministri, komuna, shërbime shëndetësore e çdo kund tjetër, sepse të gjitha këto i garanton Kushtetuta.

Ne jemi realisht nën sundim jo-ligjor kur nuk zbatohen ligjet në fuqi!

Pra, thënë shkurt e shqip, populli nuk ka zë. Këtë zë duhet ta krijojë vetë populli nga një pajtim i nënvetëdijshëm. Shteti ka qenë jo-funksional për qytetarët dhe tani po kalon vetëm një shkallë jo-funksionaliteti më lartë që tu shërbejë grupeve parapolitike.

Nuk është e drejtë që të paguajmë gjithë qytetarët taksa dhe shtetin ta gëzojnë vetëm një grup njerëzish.

Është ngjashëm sikur tek taksat që paguajnë për tempujt fetarë.

*(Greva, protesta dhe demonstrata nuk janë e njëjta gjë)

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat