Atdheu dhe përceptimi i rremë!

Opinione

Atdheu dhe përceptimi i rremë!

Nga: Petrit Dibrani Më: 28 shtator 2022 Në ora: 00:01
Autori Petrit Dibrani

Vetëm angazhimi i dëshmuar, tregon sa jemi ndaj atdheut të përkushtuar.

Fjalimet retorike të mbushura me populizëm, gjendjen e atdheut, nuk e ndryshojnë dhe nuk i zgjidhin problemet e përditshme me t‘cilat, ballafaqohen qytetarët.

Thuajse s‘ka ditë që qytetarët, lexojnë dhe dëgjojnë retorikë boshe, ngrefosje ndaj rivalëve politik, madje nxitjet dhe spekulimet vijnë më shumë, nga servilët se nga zyrtarët e subjekteve të caktuara politike!

Operimi i shumë spiunëve jo vetëm në Kosovë po në t‘gjitha, trojet shqiptare është bërë punë, shumë profitabile dhe po bëhet njëkohësisht me shumë, profesionalizëm.

Tentim ndryshimi apo tjetërsimi i traditave kombëtare, s‘ėshtë dashuri ndaj atdheut.

Shfrytëzimi i pozitave zyrtare për qėllime „Puro“, personale, familjare dhe grupore, s‘është dashuri ndaj atdheut.

Të fillojmë dhe veprojmë, apo qëndrojmë statik dhe vajtojmë!?

Qëndrimi statik i‘u sjellë „fryte“, vetëm atyre që punojnë në poste publike.

Ata me militantët dhe manipulimet e tyre, s‘kanë nevojë për veprime.

Të pasurit në xhepa dhe të varfër në tru, shumë nuk dinë dhe disa të tjerë, as që mendojnë me vepru, sepse janë të „lodhur“ nga keqpërdorimi i buxhetit, mospuna, injoranca, kapardisja ndaj njëri tjetrit, hipoteza super të fshehta dhe dalldisja në Parlament, me sjellje si adoleshent.

Të qenurit qytetar aktiv dhe kundërshtues, ndaj dukurive negative të cilat ndodhin në vendin ku jeton është; aftësia që ka secili njeri për të njohur e për t‘a kuptuar, botën që e rrethon, madje edhe për të gjykuar e vepruar në mënyrë të vullnetshme për vetveten e tij dhe shoqërinë në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat