Mosarkivimi i krimeve serbe në Kosovë është tradhti!

Opinione

Mosarkivimi i krimeve serbe në Kosovë është tradhti!

Nga: Rexhep Torte Më: 28 shtator 2022 Në ora: 15:53
Autori Rexhep Torte

-Vetëm Serbia kriminale ka dëshiruar dhe dëshiron që në Kosovë të mos arkivohen dëshmitë për krimet serbe në Kosovë, dhe që në Kosovë të mos ketë një muze për këto krime serbe.

-A me qëllim a pa qëllim, me dashje a pa dashje, a me vetëdije a pa vetëdije, me hir a pa hir, me mos arkivimin e krimeve serbe në Kosovë dhe me moshapjen e një muzeu të krimeve serbe në Kosovë, Serbisë kriminale i është bërë një e mire e madhe, ndërsa Kosovës sonë të dashur dhe të shumëvuajtur i është shkaktuar një dëm i pa riparueshëm.

Serbia kriminale në Kosovë kreu më shumë se 400 masakra nga më të rëndat pas Luftës së Dytë Botërore, por nga ASHAK dhe nga Ministria e Kulturës së Kosovës deklarojnë se, në këto institucione nuk ka materiale arkivore që i dëshmojnë krimet e luftës që Serbia kriminale i kreu në Kosovë në agresionin gjenocidal të viteve 1998/99.

Serbia kriminale në vazhdimësi mohon se ka kryer krime ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe se gjoja krimet në Kosovë janë të sajuara.

Serbia kriminale edhe masakrën e Reçakut, të cilën e konstatoi në vendin e ngjarjes personalisht Wilijam Walker- përfaqësues asokohe i OSBE-së në Kosovë, pas deklaratës së të cilit NATO, i filloi sulmet 78 ditore ndaj caqeve serbe në Serbi, Kosovë dhe në Malin e Zi, pas të cilave Kosova u çlirua.

Kjo çon të kuptojmë se, ASHAK-u dhe Ministria e Kulturës e Kosovës paskan tradhtuar dhe punuar për t’i fshehur e harruar krimet serbë në Kosovë.

Kjo tregon se të gjithë udhëheqësit e dikastereve në ASHAK dhe në Ministrinë e Kulturës që është dashur ta organizojnë dhe të punojnë në mbledhjen, evidentimin dhe arkivimin e dëshmive të krimeve serbe në Kosovë, domosdo urgjentisht duhet të zëvendësohen me udhëheqës të ndërgjegjshëm dhe të përkushtuar për ta ëmbëlsuar sadopak kohën e humbur dhe dëmin e shkaktuar në 23 vitet e kaluara lidhur me grumbullimin e materialeve arkivore që i dëshmojnë krimet makabre serbe në Kosovë.

Falënderim vëllazëror kombëtar Redaksisë “Bota Sot” në përzgjedhjen dhe sensibilizimin e problemeve kaq të rëndësishme për Kosovën.

Tradhti dhe turp kombëtar për Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe për Ministrinë e Kulturës së Kosovës, për dëmin që ua kanë shkaktuar Kosovës, shqiptarëve të Kosovës dhe mbarë shqiptarëve me papërgjegjshmërinë dhe indiferentizmin, që këto institucione kanë treguar me mosangazhimin e tyre në grumbullimit të materialeve arkivore për krimet serbe në Kosovë.

Tradhti dhe turp kombëtar për qeveritë e derisotme në Kosovë, që kanë qenë të painteresuara tashmë 23 vite nga agresioni gjenocidal i Serbisë kriminale në Kosovë, dhe nuk i kanë kontrolluar e nxitur institucionet përkatëse për grumbullimin e materialeve arkivore për krimet serbe në Kosovë.

Ngjashëm do të jetë edhe për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij, nëse urgjentisht nuk e funksionalizon Institutin për hulumtimin e krimeve serbe në Kosovë dhe Muzeun e krimeve serbe në Kosovë.

ASHAK, Ministria e Kulturës së Kosovës dhe tërë qeveritë e derisotme të Kosovës me mos hetimin mos dokumentimin dhe mos arkivimin e krimeve serbe në Kosovë, kanë dëshmuar një tradhti të madhe ndaj Kosovës dhe i kanë ndihmuar Serbisë agresore gjenocidale për mbulimin dhe harresën e krimeve që Serbia i kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

ASHAK, Ministria e Kulturës së Kosovës dhe tërë qeveritë e derisotme të Kosovës, me moshetimin, mos dokumentimin dhe mosarkivimin e krimeve serbe në Kosovë, kanë bërë mëkatin më të madh ndaj dëshmorëve të rënë në luftën për liri, ndaj më shumë se 13 mijë viktimave të pafajshme shqiptare në Kosovë, ndaj dhunimit makabër të 20 mijë motrave tona shqiptare nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale dhe ndaj 1643 shqiptarëve të rrëmbyer me forcë nga Serbia fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Esat Shala me shokët e tij, ka arkivuar incizimet e masakrave serbe në Kosovë në 2000 mijë kaseta dhe CD, që janë gjëja më e çmuar për të dokumentuar të vërtetën për krimet serbe në Kosovë, janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë, i moralit dhe i karakterit kombëtar shqiptar.

ASHAK, Ministria e Kulturës dhe tërë qeveritë e derisotme të Kosovës në liri dhe në paqe, nuk e panë të arsyeshme dhe të nevojshme që t’i grumbullojnë e t’i arkivojnë të dhënat dhe dëshmitë e krimeve serbe.

Kjo nuk mund të quhet ndryshe veçse sabotim dhe tradhti e pafalshme kombëtare.

ASHAK-u, Ministrisë së Kulturës të Kosovës dhe tërë qeverive të derisotme, u qoftë haram buka e Kosovës dhe qumështi i nënave fisnike dhe heroike të Kosovës.

Redaksia “Bota sot” më 22 shtator 2022, në rubrikën e lajmeve në aktuale, botoi shkrimin me titull, “ASHAK nuk posedon as edhe një material arkivor për krimet serbe në Kosovë”.

Siç thuhet në këtë shkrim, “Mosdokumentimi i krimeve të luftës përbën krim, vlerësojnë njohësit e të drejtës penale dhe hulumtuese. Ata sugjerojnë se është e nevojshme të bëhet digjitalizimi i dëshmive dhe krijimi i një muzeu të veçantë për ekspozimin e krimeve serbe në Kosovë.

Shpresa Mekaj- Drejtoreshë e Departamentit për Politikë Zhvillimore në ASHAK, thotë se ky institucion nuk posedon materiale arkivore, të cilat i dëshmojnë krimet e luftës të shkaktuara nga Serbia në Kosovë.

Ajo këtë mungesë e ndërlidh me rregullat ligjore. Sipas saj dhe Ligjit për Arkivat, materiali arkivor dorëzohet 30 vite nga momenti i krijimit".

Kush ka urdhëruar që në vitin 2018 të mbyllet Instituti për krimet serbe në Kosovë meriton të ndëshkohet rëndë dhe pa asfarë mëshire.

Kjo tregon se Ministria e Kulturës dhe ASHAK duhet të vihen para përgjegjësisë për këtë tradhti dhe dëm që i është shkaktuar dhe që po i shkaktohet Kosovës nga kjo neglizhencë dhe mospërfillje e punës në këto institucione kaq të rëndësishme.

Dashtë Zoti që të punësuarit në ASHAK dhe në Ministrinë e Kulturës të mos jenë pjesëmarrës të grevës manipuluese që e kanë organizuar sindikatat e arsimit të mbështetura nga opozita e sotme në Kosovë, sepse kjo nuk do të mund të arsyetohet me asgjë, që të marrish pagën e të mos punosh asgjë tashmë më shumë se dy dekada në të mirë të Kosovës dhe të kombit shqiptar, siç është grumbullimi dhe arkivimi i dëshmive të krimeve serbe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat