Me rastin e 149 vjetorit të lindjes së Hasan Prishtinës

Opinione

Me rastin e 149 vjetorit të lindjes së Hasan Prishtinës

Nga: Idriz Morina Më: 28 shtator 2022 Në ora: 16:29
Autori Adem Bytyçi

Hasan Prishtina, ti do të jesh i gjallë gjithmonë në zemrat tona!

Hasan Prishtina, për komb dhe atdhe e sakrifikoi jo vetëm pasurinë, por edhe jetën, kolltukun dhe privilegjet, të cilat ua kishte afruar dhe garantuar qeveria Osmane.

Ju thatë pa Atdhe nuk ka as komb, karrigen që ta afrojnë t'huajt për të sunduar e pranojnë vetëm tradhtarët e Atdheut , të cilët e meritojnë ndëshkimin me vdekje nga populli.

I madhi Hasan Prishtina, sikur ta ndjeknim rrugën e tij udhëheqësit e Kosovës pas çlirimit nga Serbia, siç zgjodhët rrugën ju në periudhën e sundimit Osman të Kosovës, Kosova nuk do të ishte katandisur në këtë gjendje kaq anarkike, por do të ishte në një stad të zhvillimit dhe përparimit shumë më të lartë.

Mirëpo, pushtetarët në Kosovë pas fitores nga robëria dhe sundimi shekullor serb, në vend që ta ndjeknin shembullin e Hasan Prishtina, ta tjetërsonin edhe atë pak pasuri që e kishin për t'mirën e Kosovës, e zgjodhën një rrugë krejtësisht tjetër nga ajo e juaja, e zgjodhën hajnin, në vend që t'i jepnin Kosovës i morën gjithçka, tokat, resurset natyrore, duke përfshi male, lumenj dhe thuajse gjithçka që ishte pronë e gjithë popullit të Kosovës.

Sot, kur populli i ka ndëshkuar me votë për të gjitha t'kêqijatë që ia kanë sjellur Kosovës dhe popullit të Kosovës, kanë mbetur si peshku në zallë pa përkrahjen e popullit, ani pse kanë krijuar pasuri marramendëse në kurrizin e varfërimit të popullit, kanë mbetur siç është më keq pa pushtet dhe pa autoritet, ani pse këta i kanë mbyllur veshët e nuk dëgjojnë, populli ju thotë, se në zemrat e popullit këta pushtetarë janë të vdekur përjetësisht dhe asnjëherë tjetër nuk do ta kenë besimin e popullit për ta qeverisur vendin në emër të popullit, nuk thuhet kot se: "fjala e popullit është fjala e Zotit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat